LILJANA HOXHA:Inskenimi sllavo-grek.

fshatari

Anetar
deja-vu-7.jpg
Fanatizmi është një fenomen shumë masiv, social, natyral, por dhe i kultivuar.
Ekstremizimi në ide dhe në veprim i çdo burimi frymëzimi social të çon praktikisht në fanatizëm. Kur burimi i frymëzimit (pra teoria apo ideja) ku beson individi keqpërdoret me qëllim tejskajshëm prej fanatikëve, ndodhin në mënyrë të pashmangshme konfrontime sociale. Pra, si fenomen i natyrshëm në funksion të interesave të ndryshme me vizione të caktuara, prej tij historikisht kanë rrjedhur konflikte ndëretnike fetare deri në luftëra botërore. Nën tiraninë mendore, pra kur fanatizmi ndaj dogmës (që përfaqëson interesa të pushtetit të të tjerëve) është ekstrem, ai transformohet në instrument për prodhimin edhe të revolucioneve nga poshtë. Duke përfshirë masat e gjëra, që besojnë ndryshimin që u ofron dogma, asnjë revolucion nuk shmang dot efektin “turmë”, e cila, e verbër si e nginjur prej revanshit, gjeneron potencial gjigant energjie shkatërruese. Kaq e verbër është, sa vret gjithçka, pa kuptuar se së pari vret veten. Shprehi të këtij fenomeni tregon e gjithë historia botërore deri dhe ajo moderne, si me Napoleonin, Hitlerin e deri te kapitullimi komunist. Precedente këto të fuqishme paralajmëruese vigjilence për mosdegradimin në fanatizma të këtij potenciali degradues shoqëror: si terrorizmi apo dhe lufta kundër tij me të njëjtën monedhë. Me të tilla shprehi janë ushqyer të ashtuquajturit “revolucione proletare”. Shembull tipik te ne ishte mbështetja masive nga poshtë e revolucionit kulturor kinez kundër shfaqjeve të huaja deri edhe kundër kishave dhe xhamive. Në vitin 1990, me urrejtje e revansh të stimuluar nga lart poshtë vetëm ndaj Enver Hoxhës, transferohet kështu pa gjakderdhje pushteti i Ramiz Alisë në bitotalitarizëm kapitalist, për çka spati gjakderdhje si pikënisje, por gjakderdhje të vazhdueshme në një tranzicion anarkik të tejzgjatur. Kryengritja e armatosur shpërthyer gjoja nga poshtë më 97-n, ishte inskenim agjenturor sllavo-grek nga lart për të nxjerrë Nanon e Alinë nga burgu, që ti merrnin pushtetin Berishës. Kështu u shfrytëzuan ekstremistët fanatikë, që prodhuan një katastrofë kombëtare të situatës së kaosit, degjeneruar në tragjedi të pakontrolluar prej plumbave qorr. Imagologu shqiptar Alia ka operuar vazhdimisht me devizën se besimi fanatik dominon arsyen njerëzore. Vetëm mashtrim, vetëm gënjeshtër, vetëm mungesë sinqeriteti është virusi “Alia”, që shqiptarët të mos i besojnë dot më njëri-tjetrit. Evoluimi i pashmangshëm i arsyes njerëzore solli ndërkaq kundërshtinë, që së pari shqiptari nuk i beson më dogmës. Barbaria natyrale njerëzore sipas ligjësisë “peshku i madh e ha të voglin” nxiti zhvillimin e njerëzimit në diferencim të pashmangshëm klasor. Spiralja e zhvillimit natyrshëm e në mënyrë të stimuluar është bazuar në fanatizmat ndaj besimeve, që përbëjnë ende sot kondicionimin doktrinor të civilizimit. Në përdorim të ndërgjegjshëm të fanatizmit si mjet operimi social pas dogmës fasadë, interesat e çdo lëvizjeje ekstremiste përqasen. Sepse aspak befasueses nuk ka qenë rreziku social prej ekstremizmit apo fanatizmit të cilitdo besimi fetar, çka historikisht ka mundur të realizojë në kolektiva me besim fetar të posaçëm potenciale ngashënjyese “superioriteti shpirtëror”. اka ka motivuar madje edhe revanshin ndaj besimeve të tjera.

Urdhëresa dhe arsyeja

Kështu njihet historikisht korrigjimi i detyruar i njerëzimit prej besimit fetar apo dogmës (filluar nga kryqëzatat fetare deri tek terrorizmi). Siç njihet në të kundërt sublimimi i vokacionit tek individë apo në grup, nëpërmjet shërbesave elementare fetare deri te madhështia monumentale e besimit hyjnor të Nënë Terezës. Askush nuk mund të kundërshtojë fenë si balsam shpirtëror, koncept ky i përgjithshëm sa klasik aq modern, siç mund të polemizohet çdo doktrinë ideologjike (për shembull dogma “feja është opium për popullin”). Ndaj është arsyeja e individit ajo që ndan dozën e imponimit të dogmës për komoditetin e shpirtit të tij. Përderisa nuk mund të përjashtohet fanatizmi si predispozitë organike njerëzore, rasti më i vështirë është fanatizmi i trashëguar. Kjo kur individi nuk ka një produkt racional të ndërgjegjes së vet, por dogmën të edukuar tradicionalisht nga familja e shoqëria, madje e diktuar më tej nga sistemet despotike. Ky fanatik bëhet moralisti, përveç se më i mërzitshëm edhe më i rrezikshmi si radikal, sepse e përdor dogmën si të vetmen rrugë zgjidhjeje.

****

Pikërisht pse Darvini e më pas materializmi dialektik (si ideologji që mbarsi totalitarizëm), vërtetuan se besimi fetar është thjesht dogmë, automatikisht pranohet se besimi apo dogma është vepër e vetë interesave të njerëzimit për strategji opiumi ndaj besimtarëve. Pra, thjeshtësisht i polemizueshëm rasti “feja është opium” e në të kundërt “feja është domosdoshmëri jetike”, desha të ndalem në arsyetimin vendimtar e të përgjithshëm se arsyeja apo ndërgjegjësimi të jenë udhërrëfyes e në harmoni jetike me cilindo besim fetar, ideologjik, qoftë edhe predispozitë politike. Sepse vetë arsyeja njerëzore nuk i përjashton ato kryesisht pse do të binim në tjetër fanatizëm. Ndërkaq çdokush “nuk duhej të udhëhiqej nga instinktet apo të ushqehej dhe informohej prej njohurive të lashta, përkundrazi, ai duhej ta nxirrte gjithçka nga vetvetja” (Kant, Ese në filozofinë historike dhe politike). Linkoln nga ana e tij thekson se mund të gënjesh dikë edhe për një kohë të gjatë, por smund të gënjesh përgjithmonë një popull të tërë. Ndaj njerëzimi ka pasur e do të ketë pafundësisht nevojë për arsyen si primare. Ose, siç thotë Kanti, “për një radhë të pallogaritshme brezash, ku secili i përcjell tjetrit iluminizmin e tij” (po aty). Realisht historia është pasqyrim i vonët në kohë (koha e domosdoshme e përpunimit filozofik të ecurisë që nga reaksionet vetjake ndjekur nga ai i përgjithshmi). Reaksioni i përgjithshëm përbën për të mirë apo për të keq spiralen zhvilluese të historisë. Vetëm historia e marrjes së Jerusalemit do të shprehte saktësisht çfarë thamë për epërsinë e arsyes në kryqëzatat midis krishterimit dhe islamizmit. Nuk ka mësim më themelor në historinë e njerëzimit për raportin arsye-besim, aq më tepër arsye-fanatizëm, që na jep historia për marrjen e tokës së shenjtë. Heroizmi i Templarëve u transformua nëpërmjet arsyes dhe Balianit fisnik në aktin sublim të ruajtjes së qytetërimit e të jetës së banorëve kur Jerusalemi i dorëzohet Saladinit. Ambicia sërish pushtuese nga Rikard Zemërluanit, mbretit i Anglisë, nuk u realizua prej arsyes divine, se njerëzimi është një për të gjithë dhe çdo vlerë që prodhon është e përgjithshme. Njëlloj e perceptueshme si argument bazë me predikimin universal: Zoti është një për të gjithë. Profeti Moisi komandon shenjtërisht NثNSHTRIM, Jezu Krishti nënvizon shenjtërisht VENDIM. Fare pak të thellohesh nuk gjen kontradiktë. Natyrshëm njeriu pas nënshtrimit ndaj rrethanave (apo idesë) do të reflektojë derisa të vendosë zgjidhjen që i duhet. Të jetuara në distancë kohe historike nga klasikja në moderne, asnjëra nga këto komanda divine nuk kanë përjashtuar njëra-tjetrën, çka do të thotë se arsyeja e njerëzimit i harmonizon së qeni vetë mbi to, së prodhuari vetë edukimin që i duhet. Prandaj në kontekstin e këtij punimi meriton ndalesë (edhe pse e rrahur shumë prej meje) çështja specifike:

Kur arsyeja dominohet dhunshëm nga fanatizmi nën diktat.

Edhe nëse rezulton se zhvillimi i njerëzimit rrugës prodhon precedentë historikë të dënueshëm për të, përsëri ato ndodhin sa kohë që e këqija dhe e mira bashkekzistojnë. Do të mjaftonte aktualizimi i çka thamë me situatën e sotme politike pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Rezultati zgjedhor kontestohet nga PS-ja, edhe pse zgjedhjet për herë të parë u pranuan brenda normales nga ndërkombëtarët. Ndërsa shqiptarët shijuan atë ditë atmosferën e vërtetë të paqes që pas vitit 1990. Ndonëse përligjet formalisht reagimi i opozitës në ditët e para për vetëfunksionin e saj në demokraci, nuk mund të përligjësh qëllimin sistematik evident të obstruksionizmit e të bojkotit me mendësi radikale. I kundërshtuar ky fanatizëm i kultivuar edhe nga brenda PS-së, opozita vazhdon verbazi (d.m.th nën terror) pas interesave të Ramës, maskuar fuqishëm me demagogji. Qeveria e sotme, si e vetmja mundësi aktuale ndaj ëndrrës eurointegruese, kundrejt rolit reaksionar të PS-së cilësohet ekstremisht tradhti kombëtare. Cilido të jetë ngashënjimi i fshehtë i Metës (përveç përfitimit evident), koalicioni qeveritar ishte emergjenca kombëtare për situatën. Tashmë opinioni publik e kërkon Ramën jashtë politike, si rrezik totalitarizmi sot në PS e nesër më tutje. E pra, elektorati i PS-së për të “besuar” me çdo kusht Ramën, kushte këto që u favorizojnë interesat, përbëjnë fanatizmin e ndërgjegjshëm. Si i tillë, përveçse mediokër tepër fajtor krahasuar me militantizmin naiv tradicional. Sadopak sinqeritet të ketë në programin apolitik e pa përmbajtje të logos “Përtej së majtës e së djathtës”, vetëm në raport me këtë dogo PS-ja duhet të bënte opozitën konstruktive në Parlament. Kësisoj, çdo kundërshtim dogmatik opozitar është krejtësisht formal. Ndaj opozita nuk do as vetë tu shkojë deri në fund çështjeve emergjente që ajo ngre. Filluar nga Gërdeci (përfshi çështjen “Mediu”), liberalizimi i vizave, e sidomos marrëveshja shqiptaro-greke e përcaktimit të ujërave territoriale, çka sinqerisht e shkencërisht e trajtojnë vetëm specialistët e pavarur. Për këto mendje “fanatikësh” nuk ekziston zhgënjimi, pale pendesa. Këta nuk e njohin idealin për më tepër mbi interesin privat, në të kundërt këta të imponojnë paturpësisht dogmën tek e cila nuk besojnë as vetë, por u duhet. Kështu, drejt viteve 90 shumë pak u zhgënjyen nga çkishin besuar më kot, praktikisht solitarë apo heremitë në mes të zhvillimit pragmatikisht të planifikuar (ana e fshehtë e idealit kjo si e kundërta e medaljes). Prandaj rezultati nuk mund të ishte çlirues për lirinë e mendjes për askënd. Obskurantizmi pluramizist me dogmën mashtruese të besimit të ri krejt të virgjër për demokracinë, vrau ëndrrën e të gjithë shqiptarëve. Ndaj mësimi prej pësimit vazhdon të jetë dramatik. Megjithatë, sot shqiptari e di se lirinë e mendjes e ka fituar (po të dojë) për të arsyetuar mbi çdo doktrinë filozofike fetare, politike apo ideologjike. Ndërkaq kompromisi që bën vetë individi nëpërmjet arsyes për argumente të veçanta mbi çka ai do të besojë, përbën domosdoshmëri në zhvillimin e njerëzimit. Kompromisi personal (si rrjedhojë e shoqëror) midis arsyes e besimit për vetë gjerësinë e botëkuptimit, intensitetin selektiv të reflektimit personal, pse jo në raport me atë të përgjithshmin, nuk e mohon lirinë e mendimit e të besimit. Përkundrazi, i presupozon ato në dozat që vetë individi mbart sipas vullnetit të arsyes së tij. Kështu përzgjidhet modeli më iluminues, më harmonik mes arsyes dhe identitetit historik, përfshi besimin fetar, patriotik, ideologjik e politik të tij. Pikërisht kështu justifikohet e motivohet si edhe kuptohet baza logjike e ndërrimit të fesë: si çështje lirie përzgjedhjeje besimi rrjedhur nga arsyeja vetjake. Liria e besimit është reale dhe organikisht e mundur në mjedise të kulturës kozmopolite. Si tepër komplekse e globalisht tolerante në kulturën bashkëkohore, ku presioni prej të tjerëve është i papërfillshëm. اka përjashton diferencimet, sidomos në praktikën e përditshme midis kulturave e racave njerëzore si asnjëra me superiore se tjetra /radiovisari.info
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top