Ligji per “Spiunet”, sot votimi ne kuvend

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Ligji per “Spiunet”, sot votimi ne kuvend
Partia Demokratike eshte e vendosur per ta votuar sot ne kuvend projektligjin per pastertine e figures se zyrtareve.

8590.jpg


E hënë, 15 Dhjetor 2008 10:11

I njohur si ligji i spiuneve, ai parashikon largimin edhe te gjykatesve dhe prokuroreve qe rezultojne me dosje.

Pikerisht keto nene kundershtohen nga juristet si antikushtetues, nderkohe qe shoqata e prokuroreve e konsideron ate nje hakmarrje politike.

Nenkryetari i PD-se, Astrit Patozi, eshte shprehur i vendosur se ky ligj do te kaloje ne mbledhjen e sotme
te Kuvendit. Demokratet konfirmojne se Parlamenti eshte sovran ne vendimet e tij dhe nuk ka synim qe te demtoje prokuroret apo gjyqtaret, pasi drafti ka vite qe eshte paraqitur ne Kuvend kur çeshtjet "Fazliç" apo "Durres-Kukes" nuk ekzistonin.

Duket se PD e ka gjedhur dilemen e shifrave ne kuvend per te marre mbi 71 vota per kalimin e ligji. 54 deputeteve te PD-se, pa permendur avokatin Spartak Ngjela dhe Gilman Bakalli, shumices parlamentare i bashkohen edhe 'besniket' e koalicionit, republikanet duke i dhuruar ligjit per dosjet 11 vota me shume. Dy votat e agrareve bashkuar me voten e Arian Staroves, Genc Pollos dhe Tritan Shehut e çon numrin total te mazhorances ne 70.

Vota e Kreut te Aleances Demokratike, Neritan Ceka, por edhe e deputetit te Levizjes Demokristiane Nikolle Lesi do te kaperceje kufirin e votave minimale qe projektligji i PD-se te marre miratimin ne Kuvend.

Seanca plenare e dites se sotme do te sjelle perveç ligjit te dosjeve dhe diskutimeve jashte rendit te dites edhe miratimin e kalendarit te punimeve per periudhen 15 dhjetor - 24 dhjetor 2008.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top