Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Libri, që rrënon gënjeshtrat serbe për Kosovën

Libri, që rrënon gënjeshtrat serbe për Kosovën




auto_braguljub-696x484-640x4451512920466.jpg




Propaganda serbe ka synuar gjithnjë paraqitjen e një pasqyre të përmbysur të demografisë në Kosovë, duke e zvogëluar qëllimisht elementin shqiptar dhe epërsinë e tij numerike ndaj kolonëve serbë dhe malazezë.

Studiuesi holandez Willem Vermeer thotë se është «fakt që shqiptarët përbënin një shumicë komforte për aq sa kujtojnë njerëzit».


Regjistrimi i parë jugosllav i vitit 1921, sipas tij, tregon se në pjesën më të madhe të Kosovës, njerëzit me fe ortodokse (kryesisht serbë dhe malazezë) përbënin më pak se 5 për qind të popullatës. «Regjistrimet e vitit 1931, 1948, 1953, 1961 të gjitha japin 27 për qindëshin si përpjestim të serbo-malazezëve në popullatën e përgjithshme. Pasi që të pesë regjistrimet u kryen nën mbikëqyrjen e qeverive të centralizuara, që në shkallë të ndryshme ishin proserbe, ato zor se kanë nënvlerësuar numrin e serbëve dhe malazezëve», shkruar Vermeer në një studim të tij.

Një nga mitet më të përhapura në publicistikën serbe është «dhuna» e ashpër ndaj serbëve në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por, demografi serb nga Sarajeva Bogoljub Koçoviç nënvizon se shfaqja e dhunës ndëretnike në Kosovë, gjatë kësaj periudhe, shpesh është ekzagjeruar.


Duke analizuar faktet demografike, ai vjen në përfundim se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kosova ishte një nga vendet më të sigurta në Jugosllavi, veçanërisht për serbët.

Bogoljub Koçoviç, i lindur më 1920 në Sarajevë, është jurist dhe statisticient nga Bosnja. I shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ekonomist, ai për pjesën më të madhe të jetës ka qëndruar në Francë. Libri i tij më i njohur është «Viktimat e Luftës së Dytë Botërore në Jugosllavi», që ka sfiduar shumë prej të «vërtetave» zyrtare në Jugosllavi.


Duke analizuar rritjen demografike në Jugosllavi dhe të dhënat e regjistrimeve të viteve 1921, 1931 dhe 1948, Koçoviç besonte se humbjet e njerëzve në Jugosllavi ishin rreth 1.014,00, ndryshe nga numrat zyrtarë që jepte shteti (rreth 1.706,000). Për këto arsye dhe shumë të tjera, libri i tij u shpërfill në vendlindje të tij, sidomos në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë, por më 1990 u ribotua në Sarajevë.


Salih Mehmeti | Konica.al



Burimet:
Vermeer, Willem, ‘Albanians and Serbs in Yugoslavia’, in Martin van den Heuvel and Jan G. Siccama (eds.), The Disintegration of Yugoslavia, Yearbook of European Studies, vol. 5, Amsterdam: Rodophi, 1992, pp. 101-24. Bogoljub Ko?ovi?, ژrtve Drugog svetskog rata u Jugoslaviji (London, 1985), ff.81-85, 112.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back