Libri qe me ka ndryshuar jeten.

Titulli: Libri qe me ka ndryshuar jeten.



Thjeshte ti Nicke te fut telasheve.

Them se secili liber ka nje cop nga jeta jone. Kesaj radhe do ndalem brenda nesh. Piken e dobet per qenien femer ne vendin tone, e goditi ashper tek mua, e goditi Elvira Dones me Yjet nuk vishen keshtu. Them se do kaloje kohe qe shoqeria jone te kaloje plagen qe i ka shkaktuar vetes duke dhunuar skajshem fatin e jetes tone. Femra eshte e vetmja shendritje ne shoqerine tone ne keto deceniet e fundit dhe ne fatkeqesisht e kemi dhunuar skajshem ne cdo forme.

E lexova, jo vetem nje here, me nje fryme. Nuk e ndjeje per turp te them se kam lotuar kur e kam lexuar.

Njeher tjeter do shkruaj per ata te jashtmit.
Eshte vertetet i dhimbshem ai liber ,diku kam shkruar me gjate
Eshte drame qe therr ne kocke, dhe mjeshteria e Dones sesi sjelle faktet tronditese ne roman eshte mbreselenese.
Po sjell nje pjese..

Sikur të mos isha kaq e trishtuar do të isha e lumtur. Po qëmton shi? Nuk dalloj dot ç’bëhet jashtë. Do isha e lumtur, sikur të mos më kish kaplluar kjo dhimbje e pabesë. Fundja më mirë kështu, po kthehem atje ku isha betuar të mos kthehesha kurrë. Me këtë vend s’më lidh më kurrgjë, ndaj po iki, por s’do të kisha ikur, sikur të më kishin lënë të jetoja. Jo, ky që dëgjoj nuk është shi. Është shushurima e detit që shkryth eshtrat.
Si do më bëjë zemra të dëgjoj kujën tënde kur të më shohësh? Nëne, ç’nuk do të kisha dhënë për të të përqafuar. Por do të më duhet veç të të duroj ulërimën, pa mundur të të marr kokën në krahëror: shshsht nëne, tani jam unë këtu, kaloi, iku dhimbja, tani jam këtu e s’duhet të rënkosh më, të kujtohet që ma ke premtuar? Veç të jemi pranë e gjithçka bëhet e kapërcyeshme, helmi i mendimeve, pabesia e diellit, madje edhe ftohtësia ngjyrë blu e hënës. Por nuk do të mundem të çel fjalë, e shpirti ma di si do ta duroj atë çast.
Kisha vendosur të mos kthehesha, jo ashtu si isha katandisur, jo kështu si jam përçudnuar. Nuk do të kthehesha kurrsesi. Do qëndroja këtu, ndonëse asgjë s’më lidh me këtë vend. Je kokëfortë, ndaj s’do të bësh hajër në jetë. Kështu është, jam kokëfortë, ose më mirë isha e tillë. Leilë, pa u pastruar atje s’do të vesh këmbë.
Gjatë ditës ky vendim ishte i kulluar, i qartë, përfundimtar. Por nata ma bënte me të pabesë.
Ato pak netë që flija si gjithë njerëzia ëndërroja kthimin në AtjePoshtë.
Zbrisja nga trageti, ishte një ditë me një diell që vetëm në AtjePoshtë mund të gjeje. Një diell i tillë që çmendte edhe çmendurinë. Zbrisja dhe përqafoja nënën që më vërsulej mes krahësh duke shpërthyer në lot, trupvogël para meje, maja e kokës nën mjekrën time.
Leilë.
Shshsht nëne, e sheh që u ktheva?
Leilë.
Rrotull atij përqafimi qentë endacakë rrëmojnë mes plehrave që qelben hallakatur përgjatë molit. Fëmijë me sy të mrekullueshëm përhidhen në një valle prej xhindësh. Fluturojnë valixhe në ajër, drejt të afërmve që presin të zhvasin diçka nga brendësia e tyre. Policë me uniforma të zbërdhylura kruajnë të ndenjurat e vështrojnë të zilepsur. Pluhuri i dendur të pudros vetullat. Buritë grindavece të veturave shurdhojnë qiellin pa mëshirë.
Vazhdojmë të përqafohemi. Pa lëvizur. Sytë e nënës në shpirtin tim e sytë e mi në zhegun e ditës.
Sepse në ëndërr ngaherë mbërrij në verë në AtjePoshtë. E kur zgjohem, bropthi, jam e lumtur. Vështroj dhomën e ngushtë, qelinë e këtij makthi, dhe vazhdoj të jem e lumtur nga ai takim me Kthimin. Është ende natë. Shtrihem përsëri e dua të vazhdoj ëndrrën që më dhuron një grimëz ëndërr. E di që në mëngjes do ndërroj mendje e do kthehem në vendimin e vjetër: kurrë më mbrapsht. Por tani është natë, dua ta vazhdoj fanepsjen. Mbyll sytë e gjithçka nis aty ku e kam lënë. Nëna, unë, gjyshja që çalon nga këmba e djathtë, Aurora që nuk ka vdekur dhe nuk ka pushuar së rrituri, babai pas shpatullave tona që na ndjek i ngarkuar me çanta, zhurma e qytetit që na shoqëron me pataksjen e tij dembele. Ecim me krahët në supet e njera-tjetrës, pëllëmba ime e majtë bie mbi zemrën gufuese të Aurorës.
Leilë, sa gjëra kam për të të rrëfyer.
Më thotë me ngashërim. Ma kap dorën që i prek zemrën dhe ngre sytë drejt të mive. Por unë shoh drejt përpara, nga frika se mos ata më tradhtojnë.
Do të më tregosh si ishte andej dhe sa gjëra ke mësuar dhe sa djem të bukur ke parë?
Po Aurorë, kur të kemi kohë.
Nesër.
Unë qesh, duke bërë çmos që e qeshura të duket e gëzuar. Ndonëse kjo është një ndjesi e çuditshme, sepse jam e gëzuar, kjo është një ëndërr e gëzuar. Gjyshja thotë diçka, në gojë i ka mbetur vetëm një dhëmb i përparmë duke bërë që gjuha t’i vërtitet si brumë byreku rreth tij. Pra nuk kuptojmë asgjë nga ajo që thotë. Por qeshim të treja, Aurora, nëna dhe unë. Gjyshja nared imiton, në fillim si me pahir, e pastaj qesh edhe ajo me të madhe. Kjo më shpëton nga sikleti. Vazhdojmë të ecim drejt shtëpisë që s’mbërrin kurrë. Nga pas dëgjohet dihatja e babait që mallkon zhegun e ndërron çantat nga njera dorë në tjetrën. Përparojmë drejt askundit. E aty ëndrra ndalet. Përfundimisht.

* * *


Në këtë pjesë të portit, para tragetit, nuk ka udhëtarë. Një burrë rreth të pesëdhjetepesave sheh këpucët e veta dhe pi cigaren, që është djegur thuajse deri tek filtri, por pa rënë në tokë. Hiri është krrusur e në profil duket si një përzgjatje gri e gishtave të burrit. Gishtat dridhen lehtë. Koka me cullufen e bardhë të flokëve, gjithashtu. Ai nuk shkëput vështrimin nga majat e këpucëve. Po të ndërrojë qëndrim lotët do e tradhtojnë. Po t’i heqë sytë që andej lotët do të çlirohen nga ngrirja e do të bien mbi asfalt pa takuar as faqet. Por burri nuk dëshiron të qajë, do ketë mjaft kohë për këtë, kur e shoqja të lebetitet nga dëshpërimi. Burri e di që atëhere nuk do të mundet të durojë. Por tani po përpiqet të mbahet. Hiri më në fund shkëputet nga cigarja, një pjesë bëhet pluhur gjatë rënies e një pjesë bie mbi majën e këpucës së djathtë të burrit. Ai zhvendos filtrin deri sa majat e gishtave të dorës t’i zënë kreun e tij, aty ku pak më parë fillonte duhani. Nuk ka zjarr. Burri fut bishtin në xhep. Një polic e prek lehtë në sup.
– Mund të hipni. Këtej, ejani me mua.
Polici është i ri, ndoshta dhjetë vjet më i madh se Leila. U bën shenjë dy policëve të tjerë, të cilët afrohen të marrin qivurin.
– Jo, – bën burri me shenjë, sqaron zërin e sheh tre policët e portit shkoqur, një nga një, ndërsa ata drejtojnë trupat e lënë krahët t’u bien përgjatë uniformave. – E ngre vetë.
Jeni i sigurt? Kërkon të pyesë i pari, por nuk nxjerr zë. Burri ngre qivurin dhe niset drejt hyrjes së tragetit. Ata i shkojnë nga mbas. I japin çelësat e një kabine, por ai tund kryet e shkon drejt bashit.
– Këtu do jesh më mirë bijë, më vonë hyjmë brenda, po të duash.
Tre policët e ndjekin duke i qëndruar si hunj mbas shpine. Fjalët u janë bërë çamçakëz në gojë.
Tani burri ka rregulluar me kujdes qivurin, i pëshpërit këtij të fundit sërish diçka në gjuhën e tij e kthehet drejt tyre. Ai si punë shefi i zgjat pasaportën, patentën, dokumentin e policisë, autopsinë, autorizimin e spitalit, autorizimin e policisë së AtjePoshtit, fotografitë e Leilës para se të bëhej kufomë, fotografitë e Leilës kufomë.
– Detyra jonë mbaron këtu.
Policit i dridhet buza e përpiqet të trashë tonin e të folurës. Dy të tjerët vështrojnë përtej, detin, pulëbardhat, anijet e tjera, ndryshkun e ujit fërgëllues.
– Kuptoni gjuhën tonë, apo jo?
– Po, ju kuptoj.
– Keni… të tjerë fëmijë?
– Kisha. – Tre burrat i hedhin një shigjetë sysh shoshokut. Njëri syresh ngre supet.
– Kisha edhe një vajzë tjetër. E kam varrosur para dy vjetësh.
Perëndi, i thotë vetes polici më i ri, ç’ditë e tmerrshme. Dëshiron të vrapojë nga sytë këmbët, por i vjen turp ta bëjë, ndaj fut duart në xhepa e i jep vetes një pamje prej tutkuni. Perëndi ç’ditë.
– Zotëri, nuk dimë si t’ju ngushëllojmë. Dijeni që sikur t’ju bjerë herë të tjera fati këtej… sikur të kish gjë që mund të bënim për ju që… Unë kam dy djem binjakë, në moshë kopshti… pra jam vetë prind dhe…
Polici si punë shefi ngashërehet, e dy të tjerëve u dridhen shpatullat më keq se cullufja e bardhë e burrit me qivur. Zgjasin me radhë dorën për ta përshëndetur. Ai i vështron thatë, tharë, zëri i përhidhet jashtë trupit e struket mes listelave të qivurit. Nuk arrin as t’i falenderojë policët. Tani e gjete të më bësh lojra mor harram? Sforcon grykën të flasë, për kiamet. Heq dorë, dëshiron veç të mbetet vetëm, se po të vazhdojë edhe pak ajo skenë ai do bërtasë e Leila aty pranë do trembet, e ai nuk do që ajo të trembet.
Policët ikin. Burri ulet përtokë. Nxjerr duhanin e kartën. Ka ardhur çasti për një nga ato me kartë. Fillon ta dredhë.
– Këto ta venë shpirtin në vend.
Nga brenda qivurit asnjë zë. Nja dy marinarë seç bërtasin nga një peshkarexhë aty pranë.
Kalon shumë kohë para se ai të mund ta dredhë atë virane. E ndez.
– Edhe pak e do nisemi, Leilë.
Hamallët japin e marrin me ngarkimin e ndoca makinave në traget. Burri pi cigaren dhe sikur gjen derman nga duhani i fortë. Ç’luks, një traget të gjithin për vete, as nëpër filma s’është parë një rehati e tillë. Ai dhe Leila që kthehen në shtëpi e askush tjetër. As edhe një këmbë e gjallë.
Kur kish shkuar për të prerë biletën e kthimit, ata të portit e kishin parë me sy shqyer.
– Ju jeni i vetmi udhëtar që kthehet në AtjePoshtë. E keni idenë ç’po bëhet në vendin tuaj? Luftë, po digjet gjithçka. Jeni i sigurt se doni të ktheheni? Nga kjo anë vijnë përditë me qindra e qindra të dëshpëruar e askush s’shkon poshtë. Askush nuk ve më këmbë atje, kuptoni?
– Unë luftë lashë o zotërinj, e luftë do gjej. Se mos më gënjen mendja të më presë fusha me lule.
Ata kishin vazhduar ta shihnin me ca sy si prej lugetërish. Iu desh t’u rrëfente se ai qivur s’ishte i zbrazët dhe se trupi i së bijës nuk mund të priste më, kish tre vjet që kish ikur nga shtëpia dhe tani po e merrte të vdekur, duhej ta varroste para se të niste të kutërbonte erë. Nëpunësi kish bërë mjaft me dorë i tronditur duke i thënë se dokumentat do t’i mbante për shqyrtim. Gjëja qënkej e koklavitur, me një kufomë… Në murin mbas shpinës së zyrtarit të portit kish një fotografi të madhe me ngjyra të një gruaje të re, me tre fëmijë si zogjtë e klloçkës përqark.
– Ikim e rehatohemi në shtëpi më në fund. Ç’na mban neve të dyve këtu? E Leilë, si thua?

* * *


E di që Ai po vështron gjithçka, fshehur diku rrotull molit. Policia e ka kërkuar gjithandej, dhe me siguri s’ka për ta gjetur kurrë. Por tani është këtu. E ndiej që është këtu rrotull. Tashmë kam aq nuhajtje sa të di me saktësi ku është e çfarë po mendon. Por është vonë. Mësova të mbrohem prej tij tani që kjo aftësi s’më hyn më në punë. Ajo marrëdhënie pati qenë një dashuri e errët pus, unë kisha hyrë në të pa qirinj e pa shpata. I isha dhënë pa ditur se nga ai tunel nuk dilej. Kish qenë një tunel aq i errët sa humba brenda edhe veten. Tani Ai po përcjell arkivolin tim, i përvuajtur, i shqyer mes brinjëve, i turpëruar nga instinkti prej vrasësi që ka zbuluar në vetvete. Ai po vajton për mua, ndryrë këtu brenda, për mua e për trishtimin e duhanit drithërues të babait tim. Burracak.
Bëj durim, më duhet veç të përcjell trupin tim deri në shtëpi, të shoh për herë të fundit nënën dhe për herë të parë varrin e Aurorës. Pastaj të iki, një herë e përgjithmonë. Është e hënë. Kjo ditë gjithmonë më ka sjellë mbarësi. E hënë pesë mars 1997. Shoh njëkohësisht trupin e bërë si feta pjepri dhe njeriun që ma katandisi kështu. Ai rënkon e bën kujdes të mos dalë nga shtylla mbas së cilës është fshehur. Se si të vjen ta shohësh veten në një arkivol. Të dish se nuk do të prekësh më njeri të gjallë me dorë, të pish një filxhan kafe a të krehësh flokët. E çuditshme të shohësh atë që ta preu kurmin me thika e të mos t’i fanitesh dot përballë, ta bësh të ulërasë si në tragjeditë duke u lemeritur në një vrap pa fund.
Ai dihat vuajtshëm, por jo aq vuajtshëm sa të shkojë e të dorëzohet në polici. E ka të qartë se hetimet do të mbyllen. Për disa kohë do të kërkojnë vrasësin e një prostitute, e pastaj do të arkivojnë gjithçka. Nuk ia vlen të harxhohen para për një prostitutë ardhur nga AtjePoshti. Gjind të mbrapshtë ata, na ranë në hise e na duhet t’i mbajmë mbi kurriz. S’na binin dot fqinjë më të hajrit se një tokë e tillë pa kësmet? Por fqinjët, ashtu si gjakun, nuk i zgjedh dot. Po të ra në pjesë një gjak i prishur, more fund, të mbetet për tërë jetën. Kur të bie në krah një fqinj i poshtër, ke dy rrugë: o ta bësh zap o të ndërrosh shtëpi. Por shtetet nuk ndërrojnë dot tokë, mund të ndërrojnë të tjera gjëra, zakone, strategjira, ushtri, kryetarë, aleatë, madje edhe emra po të duan, por jo tokë. E sa për të bërë zap një farë të tillë harrame, bah, e pamundur…
Dosja do zerë pluhur në ndonjë qoshe magazine. Në faqet e saj dergjen fotografitë e mia kur bëja prostitutën, me atë tualet të llahtarshëm që urreja, nën to gjenden fotografitë e kurmit të therur si berr.
Ai i kriminalistikës shkrepte aparatin e mërmëriste nëpër dhembë një këngë të suksesshme nga këto anë. Tek shkrepte fotografitë i tringëlliu telefoni i xhepit. Po më fotografonte qafën nga afër dhe këmbët i kish ngulur në ijet e mia, përkulur më dysh, shkrepte e këndonte.
Ciao… Jo, tani s’mundem, pse, është urgjente? Flasim në mbrëmje, tani jam i zënë, kanë vrarë një prostitutë, si the? Masakruar fare, s’e ke idenë, e kanë kthyer në një plënc të stërmadh.
Të dukesha vërtet si një plënc? Nuk jam prostitutë, nuk kam qenë kurrë prostitutë. Shyqyr që mbaja me vete gjithmonë një copë letër me të dhënat e mia në xhep, policia e gjeti, pra nuk do mbetem e paidentifikuar dhe mund të lajmërojnë prindërit.
Mirë pra edhe ti mos u nxeh, flasim në darkë, mirë mirë, hamë jashtë, jo ndonjë gjë të madhe ë? Ky muaj është ca i shtrënguar, një picë, mirë, ciao të puth edhe unë edhe unë, hajt mirupafshim.
Uh, psherëtiu fotografi. Che strazio ‘sta donna.* E shoi telefonin e xhepit dhe vazhdoi të shkrepë breshëri fotografish deri sa i dhanë urdhrin “mjaft”. [* Che strazio ‘sta donna = Ç’grua e lodhshme (ital.)]



Babai po fshin djersën. Rënkon sa dridhen dërrasat e tragetit. Më fal, babi. Nuk e prisje një gjëmë të tillë. Shyqyr që kufomat nuk skuqen, ndryshe si do kisha mundur të të shihja në sy? Nuk doja të kthehesha gjallë, si do kisha mundur t’ju gënjeja në sy? Si do mund ta pranoja ëmbëlsinë tënde?

Leilë, yll i babait, perla ime. Perla ime Leilë, je gëzimi im, je djali më i bukur në botë.
Pela, jam pela.
Përsërita me zë të lartë herën e parë që, foshnjë, munda të shqiptoj një fjalë të plotë. Prindërit qeshën me të madhe. Nëna më shtrëngoi në krahët erë sapun. E më vonë kur qeshë rritur: Leilë perlë e babait, kujdesu për veten. Po mundohem baba. Po bëj pelën me këta burra shtazë mbas e sipër trupit tim, duke i përsëritur vetes se jam perla.
Kushedi sa ke vuajtur, vajzë e babait. Ç’të kanë bërë kështu o yll? Thuamë një fjalë.
Si do të të çoj tek jot ëmë, Leilë, djali im?

Trageti niset, lëkundet si një plak që mezi ngrihet nga shtrati, kollitet nja dy herë e niset. Deti është vaj. Babai përkulet e ve buzët mbi dërrasën e qivurit.
Do të më marrësh edhe mua në AtjeLart, Leilë? Kur ti dhe Fatosi të jeni martuar dhe të keni një shtëpi të bukur si nëpër filma?
Patjetër motërz, të kam premtuar.
Dhe unë do bëhem e madhe dhe e mirë si ti.
Ti je shumë e mirë, Aurorë.
Ti je më e mira e motrave dhe më e bukura dhe më të gjitha.
Kur isha nisur Aurora më kish përcjellë në anën tjetër të detit, atje ku do zbresim babai e unë pas disa orësh. Ishte një ditë me shi të imët. Ishte hera e fundit që e shihja, por nuk kisha si ta dija këtë.
Pas gjashtë muajsh më sollën fotografinë e saj kufomë. Sytë i kishin mbetur hapur, në një habi të përjetshme. Të nesërmen e ditës që pashë fotografitë e Aurorës kufomë pranova të bëja prostitutën. E të vdisja, pareshtur, nga ajo ditë.
Mos të qeshtë më buza, e mos kujtofsh më as emrin tënd, o vrasës. Lus që të të shplahet kujtesa në valët e këtij deti. Se sikur kështu të mos ndodhë, sikur të sjellësh në mend atë që bëre, si do të ta gëlltisë shpirti lebetinë? Të dua aq sa të vdes për ty, më thoshe dikur. Por ti je gjallë, e unë nuk mund të të pështyj në fytyrë.
Deti na e bën rrugën vaj. Mua dhe babait dhe këtij trageti të shkretë. Kurrë s’do të shpikin dot një autostradë më të ëmbël se deti.


***


– Ma bëj një derman Mariana, s’të kam rënë kurrë në qafë. Këtë herë ma bëj hallall, më jep ndonjë ilaç që të ma damllosë trurin e të mos e tremb gocën kur të zbresë nga trageti. Ju të spitalit keni gjithmonë ndonjë hapje. Ndihmomë. – Dora e gruas shtrëngoi si darë parakrahun e fqinjës.
– Ç’është ajo fjalë, – iu gjegj Mariana Ikbalit pa ditur ku t’i gjente fjalët e mençura. – Të jap unë një hapje, edhe më shumë biles, shyqyr zotit më kanë mbetur ca, prit të sjell edhe pak ujë.
Mori drejt aneksit, mbushi një gotë ujë nga një shishe qumështi e ia solli Ikbales.
– Këtë pije menjëherë. Këtë tjetrën merre me vete, pije kur të mbërrish në port. Kur të vini në shtëpi të bëj unë derman.
– Jo, kur të kthehem dua të jem esëll që të fjalosem me Leilën. Veç për takimin, thashë, veç për kur ta shoh, se kam frikë që zemra do më lerë e s’dua t’ia prish gjumin vajzës.
Infermierja mbeti me gotën e zbrazët në dorë, duart po i dridheshin. Kërkoi t’i fshihte në xhepat e uniformës së spitalit, por xhepi i djathtë nuk mundi ta nxinte gotën, ndaj ajo hodhi vështrimin gjetkë për të gjetur një vend ku ta mbështeste. E vuri mbi karrige, por e mbështeti keq dhe gota u rrokullis mbi dysheme me një kërkëllimë të thatë, pa u thyer.
– Uh – bëri Ikbali – për fajin tim.
Infermierja i ra në sup heshtas e i nxori jakën e fustanit që gruas i kish mbetur palosur përbrenda, në qafë.
– Me kë do shkosh t’i presësh Leilën e Qazimin?
– Vetëm.
– Nuk mund të shkosh vetëm, nëpër rrugë qëllojnë me armë si të çmendur dhe është e rrezikshme.
Tjetra nuk u gjegj. Infermieres i erdhi turp për broçkullën që nxori nga goja. Më ndje, Ikbal, nuk di si… je e sigurt se është e udhës të shkosh vetëm mes kësaj katrahure?
– U bënë tre vjet që s’e shoh gocën. Dua ta shoh vetëm së pari, se kur të vijmë në shtëpi do dyndet njerëzia për ngushëllim e nuk do kem më kohë të rri me të.
Ikbali u largua. Infermierja mori çantën e punës që kish lënë në tokë, mes korridorit, pa ia hequr sytë shpinës së fqinjës. Nga qendra e qytetit vinin breshëri të çmendura armësh. Ajo i hodhi çelësin derës dhe u nis me hap të shpejtë. Autobusët nuk punonin për shkak të luftës, që nga shtëpia e saj spitali mbante gati një orë larg në këmbë. Tek kalonte para portës së drunjtë të shtëpisë së Ikbalit bëri një kryq të nxituar.
Gruaja brenda në oborr po bënte të njëjtën gjë.
– O zot më fal e mos m’u zemëro. – Ikbali bëri një tjetër kryq, këtë më të ngadaltë e të saktë. Perëndi, mos m’u zemëro. Ecte rrugës e bënte kryq, faljen myslymane nuk e kish mësuar ndonjëherë kurse faljet e krishtera i dinte të gjitha nga e vjehrra, që i rëntë shpirti rehat atje ku ishte.
Në sheshin e madh kërciste pushka, turma njerëzish thyenin vitrina e ulërinin fjalë turlilloj. Hapja që i kish dhënë Mariana po bënte të vetën dhe gruaja u ndje sikur po fluturonte kuturu, në një ajër të çuditshëm, hem në qiell e hem nën tokë. Sa të shkonte tek taksitë, sa të mbërrinte deri atje e do shpëtonte. Ruajna zot sikur ta kapte ndonjë kokërr plumbi para se të shihte Leilën. (Leila mos harro të marrësh Aurorën nga shkolla.)
Parullat dhe sharjet e turmës kundër qeverisë ishin të mbushura me fjalë të ndyra. Një grup policësh me uniformat e shkalafitura po ia mbathte vrapit duke lëshuar rrugës kapelet blu e shkopinjtë e gomës. Turma po i ndiqte e tërbuar duke sharë edhe më keq. Nja dy zdapa kërcyen mbi një veturë të parkuar buzë një trotuari, e filluan të hidhnin valle mbi të duke i mëshuar trupit me sa kishin fuqi. Ikbali u ndal t’i shihte. S’kish qenë keq ajo ideja që të merrte një hapje kundër trishtimit. E kish parë në një film para disa muajsh. Aktores në film i kish vdekur burri dhe një tjetër aktore i kish dhënë hapje. Qeshi me zë. Dy zdapat e panë që qeshi dhe i mëshuan edhe më valles në çatinë e veturës. U afrua një i tretë, me një shkop gome nga ata të policisë, filloi t’u binte xhamave. Ikbali tani u ndie të kotej njëherësh, por aty ishte tepër rrëmujë për të marrë një sy gjumë.
– E plake, – u hakërrua një nga zdapat – të vjen për të qeshur e?
U hodh teposhtë veturës dhe u dha një shqelm rrotave, por u vra e kërceu pupthi nga dhembja. – Ta dhjefsha rracën!
Iu afrua Ikbalit. Dy të tjerët vazhdonin me zell shkatërrimin e makinës.
– Ej, kush vjen të na ndihmojë?
Një pjesë e turmës kish kapur një polic e po e rrihte paq, pjesa tjetër bënte sehir me fytyrat shfytyruar nga kënaqësia. Disa të tjerë po vinin yrysh në drejtim të veturës. I kërcyen sipër. Një burrë i shëndoshë që mezi merrte frymë nga inati, se nga nxori një çekiç të madh e zuri të bënte gropa të mëdha në karroceri. Zdapi iu afrua Ikbalit fare pranë.
– E plake, ç’ka këtu për t’u zgërdhirë mi?
Ajo e pa drejt e në fytyrë pa i bërë përshtypje kërcënimi. Nga afër zdapi dukej më i ri se nga larg, vinte erë sqetulla dhe goja i qelbej alkol.
– Bilalo, lere plakën e ec këtu, shif ç’të kam sjellë.
Bilali bëri shenjë ta linin rehat dhe iu afrua gruas edhe më. Një breshëri arme automatike çau qiellin mbas shpinë së tij. Ikbali u hodh përpjetë për të parë mbi supin e Bilalit. Ai u kthye nga erdhi zhurma. Një grup i madh njerëzish me armë automatike, shkopinj e revole po afrohej triumfues.
– Ec Bilalo, merre. – I hodhën një automatik që ai kapi në ajër.
– Plake, qërohu që këtej e shko në shtëpi para se të ta bëj surratin shoshë.
I hodhën edhe një karikatore plot. Ikbalit i zuri bishti i syrit policin që turma kish rrahur pak më parë, ai dergjej përtokë mes gjakut. Në atë çast s’i vinte më as të flinte e as të fluturonte. Qe bërë përsëri esëll. Fytyrën e sulmuesit e kish parë dikur, kur ai ishte më i ri e shumë më i ëmbël se atë ditë.
Bilali shkrehu një breshëri kundër veturës. Ciflat e bojës së karrocerisë dhe copat e xhameve u shpërndanë në ajër. Turma i mbajti anën me brohorima e thirrje kundër qeverisë. Ikbali iu afrua nga pas dhe i ra në sup. Ai u kthye, sytë gjak nga kënaqësia.
– Unë jam halla e Xhafës, shokut tënd. – I tha. Priti reagimin. Ai përqendroi sytë në rrudhat e fytyrës së Ikbalit. U zbut. – Teta Ikbal. – I shpëtoi.
– Bilalo, më ndihmo të shkoj deri tek taksitë, hë të keqen plaka.
– Patjetër, – tha ai, por tani duke u përpjekur t’i jepte vetes një ton autoritar, jo atë të majë-veturës, por as atë të teta-Ikbalit, diçka në mes. Krojti kokën.
– Je e sigurt se do të shkosh te taksitë? – Ajo pohoi me kokë.
– Por nuk e sheh se ç’bëhet nëpër rrugë?
– Ndihmomë të marr një taksi hë djalë, se ashtu e kam hallin.
Bilali hodhi kalashnikovin krahëqafë, u bëri shenjë të tjerëve që ta prisnin dhe u nis me gruan drejt taksive.
– Ne jemi këtu për të mbrojtur makinat që të mos shkatërrohen e jo të marrim pasagjerë nëpër këtë katrahurë, – u ankuan taksistët, të armatosur edhe ata. Bilali i kërcënoi duke treguar me dorë turmën e shkalafitur që po gatitej për një sulm të ri. Një nga shoferët, i dëshpëruar, i bëri gruas shenjë të hipte. Bilali u turr drejt shokëve pa e përshëndetur Ikbalin. Taksia u ndez ankueshëm.
– Për ku?
– Për në port, ku vijnë tragetët nga Atjelarti.
Ndërsa vetura merrte shpejtësi, Ikbali vështroi për herë të fundit Bilalin dhe bandën e tij tek shkulnin pllakat e asfaltit nga sheshi i madh, duke shtënë herë pas here breshëri automatikësh në ajër. Qyteti dridhej. Ajri mbante erë barut. Një tufë kalamajsh e grash tërhiqnin zvarrë kalashnikove e thasë me ushqime.
Ç’ditë të takoi të kthehesh, Leilë. Do ish në gjendje të mos e patakste të bijën? Kish qenë gjithmonë aq e ndjeshme, sikur të kish pupla në vend të kockave. Nga të dy vajzat, Leila kish qenë më e thyeshmja. Aurora ishte si djalë çapkën e Ikbali s’kish kuptuar kurrë pse i shoqi këmbëngulte ta thërriste Leilën djalë i babait, kur djali i vërtetë qe Aurora. Por burrat seç kanë ca fiksacione që ec e t’i kuptosh.
Ikbalit papritur i erdhi për të qarë, por shtrëngoi nofullat. Do ishte faji i asaj hapjes, s’qënkej gjë dhe ajo punë, s’ta heqkërshin trishtimin as ato.
Ishte një mbasdite me një diell të plevitosur, sikur të kish dalë fill e nga sanatoriumi. Sa t’i vinte të dy vajzat përbri në varreza, duhej të mbahej e fortë deri sa t’i vinte nën dhé bashkë e pastaj mund t’i mbyllte sytë. Kish paguar vorraxhiun, kish mbikqyrur vetë gjithçka, edhe hapjen e gropës së varrit të Leilës përbri atij të Aurorës. Kish gjetur lulet, ca lule të zymta dimërore, shqyqyr që ishin edhe ato, kish bërë gati edhe fustanin me të cilin do ta vishte. E do t’i fuste në arkivol edhe gërshërët. Se që Leila të ikte nga kjo botë pa gëshërë, as që bëhej fjalë.
 
Libri parë që më ka ndryshuar komplet mëndësine ka qënë "intuita" Osho
Pastaj "fuqia e së tashmes' Eckart Tolle
 
Mendova te shkruaj per kete teme po paskam harruar qe kam shkruar. Falenderoj Zotin qe jam nga ata qe jetun dhe besuan kete liber madheshtor, sepse jetes nuk i dihet, mund te jete e shkruar qe neser mos te jetojme. Kur te mendohet fakti qe nga Zoti iu eshte mundesu te besojne vetem krijesave me te larta si: profeteve, njerezeve te dijshem, njerezve te devotshem, njerezve me te mire, eshte privilegj per mua te jem nga njerezit qe besova Kuranin.Elhamdulilah
Libri qe ma ka ndryshu jeten eshte po ai liber madheshtor qe ndryshoi arabet analfabet e i beri sundues te botes. Ky liber eshte Kurani i Lartesuar.
Te flasesh per Kuranin eshte nje ndjenje e bukur. Une deri ne moshen 18 vjeqare kam jetuar si çdo njeri tjeter ne bote. Me leximin e Kuranit tek une ndryshoi gjithcka duke filluar nga leximi, kuptimi i jetes, njohja e vetvetes, njohja e krijuesit Tim.
Kur e lexova Kuranin kuptova qe çdo veper ka rendesi per njeriun, cdo krijese e krijuar nga Zoti ka vlere. Mesova se si duhet kujdesur per trupin tim, si te vishem, si te ushqehem, si flas, se si duhet kujdesur per familjen, per shoqerine... Mesova se cila eshte vlera e shtepise-familjes, punes, shtetit, paras, cila eshte vlera e cdo te mire qe posedojme etj. Me leximin e Kuranit mesova rendesin e nates, gjumit, rendesin e diteve, rendesin muajve te shenjte, me nje fjale nga Kurani mesova kutpimin e vete jetes.
Po e thekesoj mesova qe Kurani ishte kushtetut e jetes per njeriun qe rregullon ne tersi krejt jeten e njeriut( e drejta familjare, e drejta martesore, e drejta civile, e drejta penale, e drejta administrative, e drejta trashigimore etj), kur kuptova qe tere legjislacioni ishte i rregulluar aq mire ne nje liber edhe pse eshte liber qe meson mbi adhurimin/njohjen e Zotit.
Mua personalisht Kurani me ka formuar personalitetin qe kam. Edhe pse jam rrit ne nje shoqeri ku feja me shume eshte praktikuar ne rastet e festave, jeta ime prej lindjes se diellit e deri ne perendim i diellit ketij libri iu kushtohet.
Kurani dhe lutjet ditore kane fuqine e ndryshimit per cdo shpirt njerzor. Kete gje jo vetme une qe po e deshmoj, por secili beismtar/e qe ka arritur ta konceptoj zbritjen e Kuranit e deshmon nje gje te tille.
Ne Kuran ka margaritar te cmueshem ne te gjitha shkencat e dijes se njeriut. Une u ndala vetem tek profili im qe i perkas. Ne Kuran te gjitha shkencat thuajse jane te perfshira aty vetem mjafton te studiohet ne çdo shkence dhe te lexohen margaritaret qe shkruhen ne te dhe mund te kuptohet mrekullia e ketj libri madheshtor. Cka eshte.me e bukura e ketij libri se sa here ta lexosh deshira e leximit vetem sa shtohet dhe kurre sperfundon ne monotoni dhe merzitje, sic eshte leximi i librave te tjere.
Ne fund e falenderoj Zotin qe me ka mundesu qe çdo dite te jetoj me kete liber te bekuar. Faldnderimi i takon vetem Zotit te boterave.
 
Nese doni te ndryshoni jeten blend librin: si te behem milioner 😉 5 euro cmimi. Besoje ja vlene si investim 🤣😜😂
 
Dikur si nje emigrante e 20 viteve më parë, skisha mundesi të blija libra, kam kerkuar mbi tre bibloteka ne komuna te ndryshme te qytetit librin të cilin më këshilluan
“ Le Dee dentro una donna”
Mbase peripecia per ta gjetur mbase ajo çfare flet mbi botën e gruas, më ka mbet në mëndje dhe sot dhe më ka ndryshuar mënyrën e të jetuarit.
 
Back
Top