Librazhd, burri djeg gruan me benzinë

Hostel

Anëtar i Nderuar
Pasi shpëton nga vdekja, gruaja e denoncon në polici, ku kishte kërkuar ndihmë edhe më parë​

Burri djeg gruan me benzinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dorëz të Rrethit të Librazhdit, rreth 15 kilometra larg qytetit. Viktimat e dhunës kanë qenë në fakt dy gra, bashkëshortja dhe nusja e djalit të 50-vjeçarit Sherif Topi, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Por ndërsa nusja ka "ngrënë" vetëm disa goditje me grushte e shqelma, bashkëshortja e Topit ka rrezikuar seriozisht jetën, pasi burri e ka spërkatur me benzinë dhe i ka vënë flakën. Sipas burimeve konfidenciale të policisë, Sherif Topi ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij, Makbulen, dhe më pas i ka vënë flakën. Sipas të afërmve të familjes, ka qenë vetëm nëna e Sherif Topit ajo që ka shpëtuar Makbulen 45-vjeçare, duke ia mbuluar shpejt trupin me një batanije dhe 45-vjeçarja nuk ka rrezikuar jetën.

Sipas vetë të dëmtuarës, dhuna e ushtruar nga bashkëshorti 50-vjeçar ka qenë e vazhdueshme dhe për këtë kohë më parë kishte denoncuar në polici. Rasti më parë do i kalonte për shqyrtim edhe Gjykatës së Librazhdit, por mësohet se kjo e fundit kishte mbyllur çështjen dy muaj më parë.

Makbulja ka kërkuar të kontaktojë me mediat dje dhe ka pohuar se bashkëshorti i saj kishte filluar të rrihte edhe nusen e djalit për shkaqe fare banale. Fill pas kësaj ngjarjeje të rëndë, gruaja e dhunuar, përveçse ka kërkuar mbështetje nga mediat, ka bërë kallëzimin e dytë në polici. Kësisoj, nëna e katër fëmijëve ka vendosur të kërkojë të drejtën e saj po në dyert e asaj gjykate që kohë më parë kishte heshtur.

Ky është rasti i dytë kur një person i akuzuar për dhunë në familje nuk dënohet dhe përsërit të njëjtin krim. Disa javë më parë, një grua 32-vjeçare nga Rrethi i Librazhdit udhëtoi për në Tiranë, ku kërkoi fillimisht ndihmën e mediave dhe pastaj të policisë, për ta shpëtuar nga burri që e dhunonte sistematikisht.
 
ku i mori paret me ble benxinen apo kushtonte pak 1,600lek litri
 
kjo eshte cmenduria e rradhes ne shoqerine shqipetare...denim me burgim te perjetshem per njerez te tille mbase eshte ilaci i duhur.
 
ca behet mo.. se na cmenden me kto lajme kaq te trishta perdite :(

P.S definitivisht kam vendos mos me mar burre shipnie :p lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top