Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Librat me te demshem!-top 10

TOP 10 LIBRAT ME TE DEMSHME PER NJEREZIMIN PREJ KUR JANE BOTUAR E DERI ME SOT​

Librat janë një prej pasurive më të mëdha të njerëzimit, por në shumë raste përgjatë historisë së njerëzimit, janë shkruar libra, të cilët kanë ngjallur polemika të forta, kanë shkaktuar ide publike të pavërteta apo nuk janë bazuar në fakte. Ka pasur raste, kur libra të ndryshëm kanë shkaktuar vdekje masive, shkatërrim dhe regjime të egra qeveritare. Ka dhe nga ata që thjesht kanë shkaktuar polemika të forta shkencore, por pasojat e tyre s'kanë pasur impakt mbi njerëzimit, vetëm mbi autorin. Në këtë listë paraqiten dhjetë librat më të debatueshëm për arsye të ndryshme.

Shumë prej tyre kanë pasur pasoja të rënda për njerëzimit, disa prej tyre nuk e kanë pasur këtë qëllim në momentin që janë shkruar, por më vonë janë përdorur nga njerëz të tjerë, të nxjerrë jashtë kontekstit. Një prej tyre është "Meine Kampf" i Hitlerit. Në "Mein Kampf", Hitleri theksoi planin e tij për Gjermaninë e re, i cili përfshinte vrasjen masive të hebrenjve, një luftë kundër Francës dhe Rusisë, për të krijuar hapësirë jetese për gjermanët. Në kohën e botimit të tij, libri u injorua nga lexuesit, por me të marrë pushtetin Hitleri kjo gjë ndryshoi. Mendohet se në vitin 1945, në qarkullim ishin 10 milionë kopje të librit. Libri thekson këndvështrimin racist, sipas të cilit njerëzit klasifikohen nga raca si superiorë dhe inferiorë. "Manifesti i partisë Komuniste" është gjithashtu në listë.

Ky libër ka frymëzuar disa prej regjimeve më brutale në historinë e njerëzimit. Pavarësisht faktit nëse ka pasur apo jo një shtet, i cili ka qenë një shtet i vërtetë marksist, ky libër ka frymëzuar shumë veprime të liga, të cilat e përfshijnë atë në një listë të kësaj natyre. Disa prej parimeve që gjenden në manifestin e partisë Komuniste, janë heqja e pronësisë private të tokave, konfiskimi i pronave të emigrantëve, taksat e mëdha dhe heqja e të drejtës së trashëgimisë.

"Mein Kampf"
Autor: Adolf Hitler, 1925
Arsyeja pse është në listë: Ndihmoi për shpërndarjen e gjenocidit anti-semit të Hitlerit, në atë kohë


Në "Mein Kampf", Hitleri theksoi planin e tij për Gjermaninë e re, i cili përfshinte vrasjen masive të hebrenjve, një luftë kundër Francës dhe Rusisë, për të krijuar hapësirë jetese për gjermanët. Në kohën e botimit të tij, libri u injorua nga lexuesit, por me të marrë pushtetin Hitleri kjo gjë ndryshoi. Mendohet se në vitin 1945, në qarkullim ishin 10 milionë kopje të librit. Libri thekson këndvështrimin racist, sipas të cilit njerëzit klasifikohen nga raca si superiorë dhe inferiorë.

Princi
Autor:
Niccolٍ Machiavelli, 1532
Arsyeja pse është në listë: Ka shërbyer si frymëzim i nxjerrë jashtë kontekstit për shumë tiranë, një ndër to është dhe Stalini

Machiavelli shpresonte të krijonte një revolucion në zemrat e lexuesve të tij dhe ai e arriti atë në një farë mënyre. Vetëm se në shumë raste, siç është rasti i shumë diktatorëve, jo në mënyrën më të mirë. Disa prej aplikusesve të teorive të tij kanë marrë fraza të shkëputura nga konteksti, si për shembull: "...nuk është e nevojshme që një princ të ketë të gjitha cilësitë e lartpërmendura (i mëshirshëm, besnik, human i ndershëm dhe besimtar), por është e nevojshme që të duket se i ka ato. Disa prej njerëzve të frymëzuar nga ky libër janë Stalini, Hitleri, Musolini etj.

Manifesti i partisë Komuniste
Autorë: Karl Marx dhe Friedrich Engels, 1848
Arsyeja pse është në listë: Mund të fitojë çmimin e parë, si libri më i lig i shkruar ndonjëherë.


Ky libër ka frymëzuar disa prej regjimeve më brutale në historinë e njerëzimit. Pavarësisht faktit nëse ka pasur apo jo një shtet, i cili ka qenë një shtet i vërtetë marksist, ky libër ka frymëzuar shumë veprime të liga, të cilat e përfshijnë atë në një listë të kësaj natyre. Disa prej parimeve që gjenden në manifestin e partisë Komuniste, janë heqja e pronësisë private të tokave, konfiskimi i pronave të emigrantëve, taksat e mëdha dhe heqja e të drejtës së trashëgimisë.

Kutia e zezë e Darvinit
Autor:
Michael Behe, 1996
Arsyeja pse është në listë: ثshtë konsideruar nga komuniteti shkencor si i pabazë


Ky libër ka ndihmuar në nxitjen e idesë se evolucioni nuk ka ekzistuar ndonjëherë dhe se interpretimi i Librit të Zanafillës është e vetmja mënyrë se si bota është krijuar. Libri ka krijuar shumë polemika, pasi komuniteti shkencor e konsideron përmbajtjen e tij të krijuar dhe pseudoshkencë. Edhe pse, kur doli fillimisht libri kishte mjaft influencë, ai e humbi atë me kalimin e viteve pasi disa prej shembujve të dhënë nga Behe si fakte të kompleksitetit të pandërrueshëm kanë rezultuar të jenë të shpjegueshme vetëm me anë të mekanizmave evolucionare.

Protokollet e të Parëve të Zionit
Autor: Nuk dihet
Arsyeja pse është në listë:
Libër propagandistik i krijuar për të nxitur urrejtje raciste


Protokollet e të Parëve të Zionit është një broshurë që ka si qëllim të paraqesë një komplot nga hebrejtë dhe masonët, me synimin për të marrë kontrollin e botës. Pavarësisht faktit se broshura është thjesht mashtrim, ajo u shpërnda në gjithë botën dhe shumë evropianë menduan se bëhet fjalë për një ngjarje të vërtetë. Shumë njerëz, edhe sot e kësaj dite mendojnë se bëhet fjalë për fakte. Ai shërbeu si instrument i përpjekjeve anti-çifute të Hitlerit në Gjermani dhe është përdorur pas Revolucionit Rus, për të krijuar urrejtje dhe dhunë në ndaj hebrenjve.

Boshti i civilizimit
Margaret Sanger, 1922
Arsyeja pse është në listë: Ka shkaktuar polemika të shumta pasi predikon përzgjedhjen e racës njerëzore

Ajo konsiderohet si një prej pioniereve të planifikimit familjar dhe lindjes së kontrolluar, por gjithashtu ajo është kritikuar për qëndrimin që ka mbajtur në librin "Boshti i civilizimit". Ajo ishte një prej aktivisteve të para për kontrollin e lindjes dhe të eugjenikës. Por në libër, ajo është kritikuar se teoritë e saj kanë të bëjnë me përzgjedhjen e racës nëpërmjet eugjenikës. Në librin e saj shkruhet: "...metoda drastike dhe spartane mund t'i imponohen shoqërisë amerikane nëse vazhdon të inkurajojë shumimin e rastësishëm dhe kaotik që ka rezultuar nga sentimentalizmi ynë budalla...".

Fëmijët dhe kujdesi
Autor: Benjamin Spock, 1946
Arsyeja pse është në listë:
Këshillat në libër kanë rezultuar të dëmshme për fëmijët


Shumë fëmijë janë dëmtuar prej këshillave të librit, për t'i vënë fëmijët të flenë në stomak. Spock besonte se fëmijët që flenë me kurriz mund të mbyten, por shkencëtarët kanë zbuluar se e fjetura me stomak bën më keq. Spock, gjithashtu ishte avokat i një metode për rritjen e fëmijëve, që nuk kishte lidhje me metodat bazë. Më parë, ekspertët i kishin mësuar prindërit që të fëmijët duhet të flenë sipas një orari të rregullt dhe se nëse i marrin në krahë kur qajnë, ato mësohen që të qajnë më shumë dhe të mos flenë. Spock u këshillonte prindërve, të kundërtën e kësaj.

Të rritesh në Samoa
Autor: Margaret Mead, 1928
Arsyeja pse është në listë:
Shumë prej fakteve e historive janë të trilluara


Margaret Mead ishte një antropologe kulturore amerikane, e cila udhëtoi në Samoa për t'u dhënë përgjigje pikëpyetjeve seksuale, të ngritura në Amerikë në vitet '20. Libri ka shkaktuar shumë polemika dhe debatet e krijuara kanë qenë të ngarkuara ideologjikisht. Disa pretendojnë se studimi i Mead ishte i fabrikuara. Instituti i Studimeve Ndëruniversitare e ka përfshirë librin të parin, në listën e "50 librave më të këq*j të shekullit të njëzetë". Kritikë të tjerë theksojnë mungesën e metodologjisë shkencore dhe natyrën e pabazë të pohimeve të Mead në libër.

Demokracia dhe Arsimimi
John Dewey, 1916
Arsyeja pse është në listë:
Bindi gjithë botën se arsimimi nuk ka lidhje me faktet


Libri fokusohet në zhvillimit tradicional të karakterit dhe pajisjen e fëmijëve me njohuri që inkurajojnë aftësitë e të menduarit. Deri këtu s'ka asgjë të keqe, por këndvështrimi i Dewey-t përpiqet të transmetojë ide, të cilat nuk janë të bazuara në fakte dhe njohuri solide. Dewy ishte një prej tre themeluesve të shkollës filozofike të pragmatizmit - një shkollë mendimi që propozon se "e vërteta" bëhet dhe duke qenë kështu mund të ndryshojë. Libri konsiderohet si i denjë për listën duke qenë se bazohet në aspekte krejtësisht teorike, të cilat jo gjithmonë japin rrugën e duhur të njohjes.

Malleus Maleficarum
Autorë:
Heinrich Kramer
dhe Jacob Sprenger, 1486
Arsyeja pse është në listë:
Shkaktoi gjueti shtrigash në gjithë Evropën


اekiçi i Magjisë ishte një manual për gjuetarët e shtrigave dhe gjykatësit, të cilët donin të kapnin shtrigat dhe t'i demaskonin. Ky pamflet doli pak para reformimit protestant dhe ishte një prej librave më popullorë, në mesin e reformatorëve, të cilët kishin dëshirë ta hiqnin "të keqen" nga vendet e tyre. Ndërmjet viteve 1487 dhe 1520, libri u botua njëzet herë dhe 16 botime të tjera erdhën ndërmjet viteve 1574 dhe 1669. Ky libër mjaftoi për të shkaktuar nj gjueti shtrigash që vazhdoi për shekuj me radhë.

Keni lexuar ju ndonje nga keto libra? :) Nese po, e merritojne te jene ne kete liste?
 
Ja dhe disa nga librat qe kane ngjallur polemika te forta mes lexuesve:


1.
Pertej te Mires dhe te Keqes
Autor: Freidrik Nice
Data e publikimit: 1886

Shkurt: Nje grafit (shkrim) ne nje mur universiteti shkruan "Zoti ka vdekur - Nicja", ndersa me poshte "Nicja ka vdekur - Zoti". Nicja tha ne librin e tij Shkenca e Lumtur se Zoti ka vdekur, dhe se njeriu eshte i shtyre per pushtet nga deshira te pamoralshme. Do te vije nje kohe tha ai, qe super njeriu do te shtyje ne grope njeriun moralist fetar, dhe do te hype vete ne fronin e pushtetit boteror. Ai i shikonte ligjet morale si burgje rreth njerzve qe i ndalonjne ata te hypin ne krye te aftesive te tyre. "Jeta eshte ne esence, shembja, qellimi dhe shkaterrimi i te mekurve, dhe fuqia, pushteti dhe pamundesia per te ndaluar me te fortin" u shpreh Nice. Nazistet e morren filozofine e Nices dhe e bene makinen mendore qe shtyri kahsapanen e Luftes se Dyte Boterore.

2.
Thenie nga Kryetari Mao
Autor: Mao Zedong
Data e publikimit: 1966

Shkurt: Mao, qe vdiq me vitin 1976, ishte udheheqesi i Ushtrise se Kuqe ne luften per kontrollin e Kines, kundra forcave te Chiang Kai-shek. Ai doli fitimtar ne vitin 1949, dhe formoi Republiken Popullore te Kines, duke skllaveruar shtetin me te madh ne bote nen kthetrat e komunizmit. Ne vitin 1966, ai publikoi "Thenie nga Kryetari Mao Zedong", ose i njohur si "Libiri i vogel i kuq", si nje vegel ne revolucionin kulturor qe perfshiu Kinen. Ironik titulli i revolucionit Kinez, sepse gjate ketij revolucioni u ndalua muzika klasike dhe letersia boterore. "Eshte detyra e kombeve te botes te ndalojne imperializmin Amerikan" shkruajti Mao.


3.
Raporti i Kinseit
Autor: Alfred Kinsey
Data e publikimit: 1948

Shkurt: Alfred Kinsei ishte nje zoologjist tek Universiteti Indianes ne SHBA ne vitin 1948, publikoi nje studim te titulluar "Sjellja seksuale e mashkullit" ose i quajtur si Raporti i Kinseit. Pese vjet me vone ai publikoi nje studim per femrat. Raporti i tij kishte per qellim te ti jepte nje pamje normaliteti taktikave jo normale seksuale. Sipas libirt te tij 95%e meshkujve Ameirkane qene te prire kaq shume ndaj seksit sa mundte akuzoheshin per ofendime seksuale. "Raporti i tij kishte studime seksuale mbi femijet dhe vajzat nen 4 vjec. Gjithashtu tha se 37% e meshkujve Ameirkane kishin provuar seks me partnere te seksit te njejte"


4.
Das Kapital
Autor: Karl Marx
Data e publikimit : 1867-1894

Shkurt: Karl Marksi vdiq pasi botoi vellimin e pare te librit te tij, bashkepuntori i tij Englesi botoi vellimet e tjera pasi i redaktoi. Das Kapital e pikturoi kapitalizmin si nje sistem skllavo-pronanr, ku pronaret keq paguajne dhe keq trajtojne punojesit. Ai mendoi si pasoje e praktikave te kapitalizmit nje revolucion nderkombetar duhet te ndodhte, ku te vendosej pushteti i puntoreve ne nje shoqeri pa klasa sociale. Ky liber u be Bibla e shume diktatoreve boterore, qe jo vetem nuk munden te krijonin barazi per punonjesit por edhe thellesuan diferencat midis klasave sociale.

5.
Misticiteti i Femres
Autor: Betty Friedan
Data e publikimit: 1963

Shkurt: Ne librin e saj "Misticiteti i Femres" autorja zbertheu rolin e femres ne shoqeri duke denuar cdo gje qe femrat bejne ne familje. Mamate qe kujdesen per femijet ne shtepi, u quajten nga autorja si skllave dhe jo te emancipuara. Roli i gruas si nene per autoren qe roli me degradues per femren. Ajo themeloi dhe Organizaten Feministe, ku qellimi i tyre ishte te konkuronin me burrat. Edhe pse libri dhe autorja kishin per qellim te mbronin femrat nga diktatura e burrave, duke perdorur burrat si pike referimi per sukses dhe qellim ne jete, nuk bene gje tjeter vec se ju bene nje kompliment burrave. Ajo qe nje Marksiste e flakte, e cila si dhe e thame e shikonte rolin e gruas ne familje si rolin e nje skllavi.
 
Libri me i demshem ne bote eshte kurani:D

gjithe te tjeret qe jane permendur ketu,bejne pak ose aspak deme;)
 
dhe librat na dolen te demshem dhe pak do dali qe dhe gjumi te ben dem :P
 
Libra te dmeshem ne ate cfar kane trajtuar dhe se kane ngritur polemika te ndryshme tek lexuesit. Nuk eshte thene diku ne artikull se te lexosh te ben dem!
 
a ok yllo po librat fetar sipas meje duhet te jen ato qe kan ngritur polemika me shume sipas meje
 
Mos lexoni me libra do i vihet pulle gri :P Te dale ligji edhe neper shkolla ska me lexime se ju ben dem :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back