Libra të panjohur të autorëve grekë të shek.XIX për Skënderbeun

Lauri

Anunnak
Ndër autorët grekë që njihen se kanë shkruar libra për Skënderbeun janë: Xalkokontili, Francis, Kritovulos, Paparigopulo. Por së fundi bibliografisë së madhe të veprave kushtuar Heroit tonë Kombëtar Skënderbeut do tu shtohen edhe katër libra në gjuhën greke që besoj nuk janë të njohura deri më sot. Këto libra janë botuar në shek.XIX dhe gjenden në një nga Bibliotekat më të pasura të Greqisë.
1.- Libri i parë ka autor K.Velefanti i botuar në Athinë më 1857 dhe ka titullin: ا حإء ؤةرتا. اشدة. Libri i kushtohet Perandorisë Bizantine nga themelimi i saj. Në të janë përfshirë historitë nga mbreti i parë i Bizantit Kostandini i Madh dhe mbyllet me rënien e princit të fundit Gjergj Kastrioti. Libri përbëhet nga 292 faqe. Nga faqja 102 fillon kapitulli që i kushtohet Skënderbeut me titull: ةسشدرةء أإظرأدص شدص تءسشرةظشدص جإشظحدجءسبإحشدس ستإحشإرجذإا ذرةأتاذدس شاس ءثآءحةءس (Historia e Gjergjit të Kastriotëve, i njohur Skënderbe, Princi i Shqipërisë) dhe deri në faqen 238 shkruhet për të. Interesant është fakti se ky libër shoqërohet edhe me grafikë të ndryshme që i përkasin mbretërve të Bizantit, por edhe një grafikë të figurës së Skënderbeut. Pra me këtë zbulim shtohet edhe një grafikë ku na paraqitet me madhështinë e tij Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti. Më shumë në libër siç shihet shkruhet për Princin e Shqiptarëve.
2.- Libri i dytë është botuar më 1876, në Athinë dhe autor është A.Milaraqi. Libri prej 15 faqesh ka titullin: دثةأءة ثإخإةس ذإرة شاس تءشءأظأاس شدص ستإحشإرجذإا (Pak fjalë mbi prejardhjen e Skënderbeut), dhe flet rreth origjinës së Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Autori përmend studiuesit e ndryshëm duke bërë dhe komentet e tija. Në përfundim të studimit të tij A.Milaraqi shkruan: “Gjergj Kastriotit Skënderbe është shqiptar (دôé ï أهùٌمéïَ تلَôٌéùôçَ ï سêهينهٌىًهçَ هéيلé ءëâليïٍ)”.
3.- Libri i tretë është botuar në vitit 1884 nga N. Mihalopuli me titull: ةسشدرةء أإظرأدص تءسشرةظشدص شدص جإشظحدجءسبإحشدس ستإحشإرجذإا اأإجدحدس شاس ءثآءحةءس (Historia e Gjergj Kastriotit i quajtur SKثNDERBE Mbret i Shqipërisë). Ky libër ka 184 faqe. Në këtë libër nuk ngrihen pretendimet se Skënderbeu ishte me origjinë greke, por shkruhet qartë se ai ishte shqiptar mbret i Shqipërisë. Botuesi është treguar i kujdesshëm dhe si bazë duhet të ketë shfrytëzuar veprën e Marlin Barletit.
4.- Studiuesit grek duke parë madhështinë e Skënderbeut i kushtuan edhe skenar Drame. Shkrimtari Andoniu Io. Andoniadhu shkruajti Dramën me titull: ستإحشإرجذإاس د آءسةثإصس شظح اذإةرظشظح, ؤرءجء (Skënderbeu mbreti i Epiriotëve, Dramë). E cila është botuar në Athinë më 1889 dhe ka fituar çmim në Konkursin e poezisë mbajtur më 25 mars të po atij viti. Ky libër ka 116 faqe. Ngjarja në Dramë zhvillohet në pesë ditë dhe paraqitet në gjashtë akte ku luajnë 18 personazhe:
1. Gjon Kastrioti-udhëheqësi i i Epiriotëve (Epiriotë quheshin shqiptarët nga shkruesit grekë, shën.A.Llalla)
2. Voisava, gruajae tij,
3. Mamica-vajza,
4. Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, djali i Gjon K.
5. Tre djem të tjerë të Gj. Kastriotit
6. Moisiu, gjenerali i Gjon Kastriotit
7. Hamzai, nipi i Gj.Kastriotit
8. Golemi, këshilltar i mbretit
9. Murati, sulltani i turqëve
10. Alledini, djali i Muratit
11. Saali, gjeneral i Muratit
12. Karabeu, gjeneral
13. Atabeu, gjeneral
14. Ajredini, gjeneral
15. Reiz Efendiu, sekretari turk i Skënderbeut
16. Grup i pleqërisë së Epiriotëve
17. Turk

gazeta shqiptare
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top