-
- Anëtarësuar më
- May 14, 2011
-
- Mesazhe
- 3,311
-
- Reagimet e mara
- 307
-
- Vendndodhja
- Kete moment?...Ne trurin tend me siguri ;)
Buenos Aires – Një libër me datë skadence ashtu si dhe çdo ushqim që blejmë në supermarket, por që në këtë rast vlen për të ushqyer mëndjen. Kjo është nisma provokuese e një shtëpie botuese argjentinase, e cila ka publikuar një libër që pas tre mujash fshihet. Quhet “E ardhmja nuk është e jona”, dhe është shkruajtur nga tetë autore.
“Në librari libri shitet i ambalazhuar mjaft mirë dhe nëse e hap ke vetëm tre muaj kohë për ta lexuar, sepse më pas boja e veçantë që ne kemi përdorur për shkrimin e këtij libri, në kontakt me ajrin e dritën e diellit fshihet gradualisht”
Kjo është ajo çka na thotë Lulo Calio, drejtori i krijimtarisë së shtëpisë botuese. “Objektivi është që lexuesit të mos e braktisin librit. Gjithashtu është një mënyrë për të bërë atë të kuptojë që e lexuara është një urgjencë e jetës që ka nevojë për disiplinim e nuk mund të shtyhet. “ – Këto janë fjalët e thëna nga Oliverio Coehlio një nga autoret e librit. Sigurisht që përbërja e bojës së përdorur është sekrete, por që në fund të fundit autorët nuk duan që të kenë efektin e kundër e të trembin lexusit që kanë frikë nga koha e përcaktuar e kështu libri i tyre do të mbetej në stendat e librarive duke marrë pluhur.( A.B)