Lezhë, masakrohet për “një shikim” 27- vjeçari

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
LEZHث- Një 40 vjeçar është rrahur e masakruar për vdekje vetëm se i ka “guxuar” t’i hedhë shikimin një personi tjetër që e kishte pranë, ky i fundit duket se këtë e ka marrë për provokim. Ngjarja ndodhi tek fabrika e letrës në Lezhë në orët e vona të ditës së premte kur Jak Nika, 40 vjeç, i cili punonte me një punëtor tjetër i quajtur Vlad Seferaj, shikimin e këtij të fundit e ka marrë për provokim. Pas kësaj ai ka shpaguar gjithçka me një rrahje masakruese së bashku me të afërm të tjerë të tij. Fillimisht ka nisur sherri në mes Jakut dhe Vladit, kur Jaku i thoshte se “kë do të provokosh ti?!. Pas zënkës dhe fyerjeve të hedhura nga Jaku, ka reaguar dhe 27- vjeçari Vlad Seferaj, por kjo i ka kushtuar rëndë.
Sipas burimeve policore të Lezhës, Jak Nika ka shkuar menjëherë në shtëpi dhe ka angazhuar në një “super-aksion” rrahjeje dy nipërit e tij Fabian Nikaj, 22 vjeç, dhe Edinjo Nikaj, 25 vjeç. Ata kanë hipur në një makinë dhe kanë ndalur para fabrikës së letrës për t’u takuar me Vlad Seferajn. Sapo janë ballafaquar me të, ata kanë filluar ta godasin me mjete të forta duke e masakruar dhe lënduar në shumë pjesë të trupit.
Më pas e kanë futur në bagazhin e makinës për tu larguar prej aty, por ka qenë reagimi i shpejtë i policisë vendore, e cila është lajmëruar nga një person që e ka parë ngjarjen. Policia ka ndërhyrë shpejt duke bllokuar makinën ku dhe ka gjetur 27- vjeçarin të masakruar. Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të Jak Nikës dhe dy nipërve të tij Fabian Nikaj dhe Edinjo Nikaj. I masakruari Seferaj është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa janë marrë në pyetje tre personat pjesëmarrës në këtë rrahje barbare.
Sipas policisë e gjithë rrahja është bërë thjesht për një shikim që për Jak Nikën është quajtur provokim. “Shtetasi Jak Nikaj, është zënë me Vladi Seferajn, për motive të dobëta. Më pas Jak Mikaj së bashku me Edinjo Nikajn dhe Fabian Nikajn kanë qëlluar mbi shtetasin Vladi Nikaj me mjete të forta si dhe e kanë futur në bagazhin e makinës, dhe kanë tentuar të largohen me të nga Fabrika e Letrës. Makina e përdorur prej tyre është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”,- tha zëdhënësja e policisë së Lezhës duke shpjeguar ngjarjen. Sipas saj, të tre të arrestuarit do të ndiqen penalisht për veprën penale të heqjes së dhunshme të lirisë së personit dhe plagosjes me mjete të forta. Shekulli
 
ca budallalleku te zihesh pse me pe e pse te pash,mua me duken motive injorancie.
 
Nja 10 vjet burg do ju bente mire ktyre monstrave, qe jetojne akoma me ligjin e xhungles.
 
Degjo tani....ca ngjyre i kishte syte ky? se ka te bej dhe syri ketu...kupton....po policia si rrihte dot keta?
 
policia si rrihte dot keta

Policia nuk eshte me si nje here e nje kohe. Tani nuk guxojne te te prekin me dore se dalin fishek nga puna.
 
ehu sa te krisur mban kjo bote:D
su zun ata pse e ngacmuan nusen me kenge...
 
Menyra si kane ndodhur ngjarja me le te dyshoj se ka gjera te vjetra ne mes.
Megjithate.
Ka shume shume njerez qe nuk dine se c'eshte vizita ne nje klinike psikologu.:eek:hh: ata qe e dine e konsiderojne ulje te bejne nje vizite te tille.

ps.mendim im personal.
 
O popull gjysem injorant !
 
hajde hajde cvete, e tmerrshme, ai i shkreti kush e di se nga i ka punun mendja, kot nuk i thone sheh syri por nuk sheh mendja , do jete hutu i shkreti per nje moment, ai koke krisuri e ka marre per provokim ej zot na ruaj, dhe mua me ndodh shum te hutohem kot me kot. ahahhaahahahahaha
 
O popull gjysem injorant !

Eh zhgenjyy pse nuk thua eshte komplet se po te ishte gjysem do i kishte punu gjysma tjeter. O zot cfare sdegjon te shohesh nji femer plas kallashikovi po tani dhe mashkull te shikosh ne shqiperi plas sherri. Ne shqiperi do ishte mire te ishin gjith te verber qe mos ishin keto fenomene injorante te njerzve.
 
Redaktimi i fundit:
Eh zhgenjyy pse nuk thua eshte komplet se po te ishte gjysem do i kishte punu gjysma tjeter. O zot cfare sdegjon te shohesh nji femer plas kallashikovi po tani dhe mashkull te shikosh ne shqiperi plas sherri. Ne shqiperi di ishte mire te ishin gjith te verber qe mos ishin keto fenomene injorante te njerzve.

Thashe gjysem injorant se pergjithesova gjithe popullin ......dhe gjysma tjeter jo se jane me te mire edhe ata ne gjysem ndahen :(

S'ka faj populli jo cdo turme e do nje udheheqes dhe ne na mungon :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top