Krimi brenda familjes godet sërish. Banorët e fshatit Tale në Lezhë janë tronditur pasditen e sotme nga vdekja e 19-vjeçares Valentina Begu, e cila u ekzekutua me armë zjarri nga babai i saj.
Burime nga policia e Lezhës konfirmojnë se shtetasi Nikoll Begu ka ekzekutuar me disa plumba vajzën e tij 19-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre në fshatin Tale, dhe sipas policisë dyshohet se shkak është bërë largimi i vajzës nga shtëpia prej 3 ditësh. Sapo është kthyer në shtëpinë e saj, 19-vjeçarja është përballur me zemërimin e të atit, i cili nuk është përmbajtur dhe ka qëlluar mbi të me armë, duke e lënë të vdekur.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur arrestimin e autorit të krimit, ndërkohë që po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë. /BalkanWeb