Arfenilla
Themelues i Forumit
Eurobarometrit ka zhvilluar një studim në 27 vende evropiane për duhanin dhe rezultatet thonë se duhanpirësit ndikohen nga mesazhet mbi rrezikun e duhanpirjes, të vendosura në paketat e cigareve.
Veçanërisht studimi vëren se duhanpirësit i tremben më tepër mesazheve që paralajmërojnë për rrezikun e kancerit.
Tani po mendohet të zbatohen ligje që i detyrojnë prodhuesit që vetëm 20 për qind të sipërfaqes së paketave ta përdorin për të reklamuar markën e cigares, ndërsa 80-përqindëshin tjetër për mesazhet paralajmëruese mbi rreziqet që shkakton duhanpirja.
Këto janë mesazhe nga të cilat frikësohen duhanpirësit:
- Duhani shkakton 9 nga 10 rastet e kancerit në mushkëri
- Duhani shkakton tumor në gojë dhe fyt
- Duhani dyfishon rrezikun e kancerit në qafën e mitrës
- Duhani shkatërron mushkërinë tënde
- Duhani shkakton atakë në zemër
- Duhani mund të shkaktojë probleme me këmbët dhe sistemin lëvizës
- Duhani mund të shkaktojë verbëri
- Duhani mund të vrasë fëmijën tënd ende të palindur
- Duhani dëmton fëmijët e tu, familjen dhe miqtë
- Nëse pi duhan, edhe fëmijët e tu do pinë
- Duhanpirja e bën më të vështirë pasjen e fëmijëve
- Duhanpirja ul performancën seksuale
- Duhani të shëmton
Nëse je duhanpirës, "inspirohu" nga këto porosi dhe thuaj STOP duhanit!..al.