Lëvizjet e fëmijëve 0-12 muaj

braziljania

Anëtar i Nderuar
Lëvizjet e shumta zhvillojnë shëndetin dhe kompetencat sociale të fëmijës suaj, ofrojnë siguri dhe menjanojnë agresionet, zhvillojnë përvojat shqisore dhe me këtë zhvillimin e trurit mundësojuni fëmijve tuaj në çdo moshë shumë lëvizje.

Fëmijët nuk kanë nevojë për qendër fitnesi, porse
- të luajnë në dysheme në vend të mjeteve ndihmëse për të ecur ose nën mbështetjen e përkujdesjes

-dëshirojnë të zvarriten vetë shkallëve përpjetë në vend se të barten

-dëshirojnë të ecin vetë në vend se të qëndrojnë ulur në karrocë

-duan të bartin rroba të lehta nga stofi elastik në vend të veshjes së fortë dhe të ngushtë

• Shfrytëzojeni sa më shumë që të jetë e mundur të ndërruarit e pelenave për një orë gjimnastikë dhe rregullojeni temperaturën e dhomës së paku një herë në ditë ashtu që fëmija i juaj të mund të lëvizë pa rroba dhe ta ndiejë tërë trupin.

• Të përplasurit e këmbve është shprehje e kënaqësisë në të lëvizur e jo shenjë nervoziteti.

• Lëreni fëmijën tuaj të ushtrojë aftësitë e fituara rishtas, dmth. nëse e ka mësur të zhagiturit, ka nevojë për më shumë hapësirë në dysheme, nëse mund të ngjitet, i gëzohet shkallëve, dhe nëse di të eci, nuk ka dëshirë të shëtitet me karrocë fëmijësh.

• Lëvizja është e ndërlidhur me përpjekje dhe zhgënjime. Ndihmoje fëmijën tuaj me fjalë inkurajuese dhe gëzojuni krenarisë së fëmijës suaj, nëse ai ka ngadhnjyer mbi gravitacionin dhe mund të ngritet dhe të lëvizë më tutje.

• Mos lejoni t’ju ndalojë koha e keqe. اdo fëmijë ka nevojë për së paku 1-2 orë lëvizje në ajër të pastër. Të qëndruarit jashtë në çdo lloj moti forcon sistemin e imunitetit. Po patën fëmijët mundësinë të zbrazin energjitë jashtë, janë më të kënaqur, me më tepër
baraspeshë, të shtendosur dhe kjo ndikon në mirëqenje, në siguri, në peshë trupore dhe në fitnes.

•Më shumë mirëqenje, siguri dhe fitnes trupor përmes lëvizjes
Udhërrëfyesi mujor duhet të zbatohet shlirët e natyrshëm, sipas zhvillimit të fëmijës
 
Titulli: Lëvizjet e fëmijëve 0-12 muaj

0 - 3 muaj

• Shtrijeni foshnjen tuaj në bark, gjithmonë do të përpiqet të ngrejë kokën përpjetë

• Merrni fëmijën tuaj nga anash, kështu ai mëson me kohë ta mbajë kokën vetë

• Lëreni fëmijën shpesh pa pelena që të përplasë këmbët


4 - 6 muaj

• Vendoseni shpeshë fëmijën tuaj kur është i zgjuar në bark, luani në këtë pozitë me të ushtrim i mirë për të zhagiturit dhe të ulurit e mëvonshëm

• Kujdesuni, para së gjithash në dimër, që fëmija e juaj të lozë këmbëzbathur. Ai do të përpiqet shpesh të kapë këmbët me duar dhe kështu do të trajnojë muskujt e barkut dhe më vonë të kthehet nga pozita anësore

• Shtrijeni fëmijën tuaj në shpinë nën një lodër të varur, ai do të përpiqet të arrijë lodrën dhe do të shlirojë krahët

• Fëmijët e adhurojnë „fluturimin“ përmbi kokën tuaj, kjo pozitë horizontale balanson automatikisht të gjitha pjesët e trupit dhe kështu zhvillon një ndjenjë të mirë për trupin.

• Luhatuni dhe silluni me fëmijën tuaj përdore nën muzikë të ndryshme

7 – 12 muaj

• rrutullojeni drejt fëmijës suaj që qëndron barkas një top

• është interesante për fëmijën kur ai sheh veten në pasqyre në pozitën barkas dhe fillon të lozë me vetveten përballë

• uluni në dysheme me këmbë të shtrira dhe lëreni fëmijën tuaj të zvarritet

• vendoseni një dyshek ose jastek aty, kështu do të bëhet zvarritja më interesante dhe fëmija juaj fiton më shumë siguri

• nuk është e nevojshme që ju ta ulni apo ta ktheni fëmijën tuaj. Nëse mund të pritni, ai këtë do ta bëjë vetë me motivacion dhe me më siguri, do të trajnojë muskujt e rëndësishëm dhe do të jetë krenar për kontributin e vet

• mundësisht lejojeni atë vetë të zvarritet shkallëve përpjetë, gjë e cila ka nevojë për shumë ushtrime, krijon një ndjenjë sigurie trupore dhe është për më vonë profilaksia më e mirë për aksidente

• rrethojat për ecje e ngushtojnë kënaqësinë dhe do të duhej të përdoreshin sa më pak,mirëpo janë një ndihmesë e sigurt për të mësuar ngritjen

• Fëmijët i gëzohen ecjes gjunjazi nën këmbë të karrigeve dhe gjarpërimeve përmes kutive

• Loja me ndjekje dhe zënie gjunjazi


Këshillimorja për nëna dhe etër, St. Gallen
/ spekter*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top