Letra e hapur/ Bankers iu drejtohet liderëve kryesorë të vendit, krerëve të drejtësisë dhe ambasadorëve: Ish-drejtori mashtrime e vjedhje, vini në lëv

bankers-770x433.png
lg.php

Bankers Petroleum Albania LTD i ka dërguar një letër të hapur liderëve kryesorë të vendit, Presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, kreut të PD-së Lulzim Basha; kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi; kryeprokurorit Olsian Çela; kreut të SPAK Arben Kraja, Drejtoreshës së BKH Aida Hajnaj; ambasadores së SHBA, Yuri Kim; kreut të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca; ambasadorit të Italisë Fabrizio Buçi.​


Objektivi i kësaj letre është denoncimi i ish-drejtorit të Bankers Leonidha Çobo dhe disa ish-punonjësve që akuzohen për mashtrim dhe vjedhje.
Bankers i kërkon liderëve të vënë në lëvizje institucionet e përfaqësuara nga autoriteti i tyre që të trajtohen abuzimet në lidhje me keq administrimin e aktivitetit të Kompanisë, nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i tij, ish-Menaxheri i Tokave, ish-Menaxheri i Departamentit për Investimet në Komunitet, dhe ish-punonjës të tjerë, aktivitetit i të cilëve është nën investigim.




“Kjo letër e hapur është një iniciativë për të vënë në lëvizje institucionet e përfaqësuara nga autoriteti juaj i lartë dhe i respektuar, që të trajtohen abuzimet në lidhje me keq administrimin e aktivitetit të Bankers, nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i tij, ish-Menaxheri i Tokave, ish-Menaxheri i Departamentit për Investimet në Komunitet, dhe ish-punonjës të tjerë, aktivitetit i të cilëve është nën investigim. Me veçanti ne besojmë se personat përgjegjës dhe të mirat e tyre materiale të jashtëligjshme si derivat i veprimeve kriminale, do të investigohen nga autoritetet respektive bazuar në natyrën e tyre anti ligjore. Bashkëpunimi jonë, me denoncimin e këtyre shkeljeve serioze shërben për të evituar pasoja të tjera në të ardhmen nga aktiviteti kriminal i paramenduar ashtu edhe në vende të tjera jashtë Shqipërisë”, thuhet në letrën e Bankers.
Sipas denoncimit, këto abuzime janë bërë duke mos mbajtur parasysh interesin më të mirë të shoqërisë janë shtrirë edhe tek familjaret e tyre që janë përfshirë në këto skema, duke bërë kështu një zinxhir të tërë anti ligjor të qarkullimit të parasë.
Z. Leonidha Çobo ka shtrirë aktivitetin e tij kriminal edhe jashtë kufirit shqiptar gjithashtu.
bankers-1.png
E PLOTË


Te nderuar perfaqesues,

Objekti: Leter e hapur

Sic dhe keni dijeni shoqeria “Bankers Petroleum Albania LTD” (“ketu e me poshte referuar si Bankers”) eshte dege e shoqerise se huaj, e cila ushtron aktivitetin e saj ne zonen nafte mbajtese te Patos – Marinzes ne zbatim te Marreveshjes Hidrokarbure dhe Licence Marreveshjes te nenshkruar me Qeverine Shqipetare.
Shoqeria ka vendosur si pjesen me te rendesishme te vlerave te etikes se biznesit permbushjen e angazhimeve te saj kundrejt qeverise. Si nje element i rendesishem i kesaj letre integriteti eshte nje princip thelbesor ne drejtimin e aktiviteti te shoqerise tone.
Shoqeria ka vendosur si pjese e vlerave te etikes se biznesit permbushjen e obligimeve te saj kontraktuale angazhim kundrejt qeverise, si dhe cdo pergjegjesi operacionale. Integriteti, si pjese e etikes se Bankers, eshte nje princip thelbesor mbi te cilin bazohet i gjithe drejtimi i aktivitetit.
Kjo leter e hapur eshte nje iniciative per te vene ne levizje institucionet e perfaqesuara nga autoriteti juaj i larte dhe i rrespektuar, qe te trajtohen abuzimet ne lidhje me keq administrimin e aktivitetit te Bankers, nga ish Drejtori i Pergjithshem i tij, ish Menazheri i Tokave, ish Menaxheri i Departamentit per Investimet ne Komunitet, dhe ish punonjes te tjere, aktivitetit i te cileve eshte nen investigim. Me vecanti ne besojme se personat pergjegjes dhe te mirat e tyre materiale te jashteligjshme si derivat i veprimeve kriminale, do te investigohen nga autoritetet respektive bazuar ne natyren e tyre anti ligjore. Bashkepunimi jone, me denoncimin e ketyre shkeljeve serioze sherben per te evituar pasoja te tjera ne te ardhmen nga aktiviteti kriminal i paramenduar ashtu edhe ne vende te tjera jashte Shqiperise.
1. Arsyet per ceshtjen
Si pjese e punes efekive te menaxhmentit aktual te shoqerise Bankers, ne egzaminimin e zonave operacionale qe paraqesin nje risk me te larte, kane identifikuar nderveprime te rrrezikshme dhe situata komplekese ne departamente te ndryshme te shoqerise. Eshte fakt se Z. Leonidha Cobo ka qene ish drejtor i pergjishshem i Bankers, dhe ka ushtruar veprimtarine e tij te karakterizuar nga nje aktiviteti larte mashtrimi dhe vjedhjeje sic eshte zbuluar. Shkalla e ketij aktiviteti ka qene e mire planifikuar dhe e ekzekutuar ne bashkepunim me vartesit e tij, perdorimi i informacionit te shoqerise duke kryer shkelje dhe abuzim me detyren perben risk per poziten financiare te shoqerise, duke synuar te pasurojne vetveten ne kurriz te shoqerise, nga perfitimi i shumave per vite me rradhe, kjo pasuri ka arritur vlera te pa imagjinueshme. Keto abuzime te bera jane bere duke mos mbajtur parasysh interesin me te mire te shoqerise jane shtrire edhe tek familjaret e tyre qe jabe perfshire ne keto skema, duke bere kshtu nje zinxhir te tere anti ligjor te qarkullimit te parase.
Nga menaxhimi i kontraktoreve te Bankers sikur te ishin te tyret dhe duke shperndare fitimet, Z. Cobo dhe bashkepunetoret e tij kane demtuar shoqerine ne piken saqe jane kthyer edhe ne vete kontraktore te Bankers. Te gjtiha keto veprime jo ligjore jane kyer ne shkelje te detyrimit te besnikerise qe cdo punemarres e ka kundrejt shoqerise.
2. Detaje dhe fakte
Akuzat ndaj ish Drejtorit Z. Leonidha Cobo fillojne qe prej vitit 2005, me shoqerine TEA CO shpk. Kjko eshte nje shoqeri e themeluar nga vellai i tij dhe po ne bashkepronesi te kunates se tij, shoqeri e cila ka hyre ne marreveshje me Bankers nen drejtimin e Z. Cobo. Ne 15 vite te aktivitetit kontraktor, kjo shoqeri ka gjeneruar nje xhiro prej 45 Mill of Euros nga Bankers, edhe duke mos pasur asetet e mjaftueshsme per te perbmushur kete aktivitet intensivete deklaruar. Bazuar ne fakte TEA CO shpk ka kryer transferrim te parave drejt bashkeshortes se Z. Cobo nepermjet sistemit bankar duke e bere kete nje skeme vjedhjeje dhe korruptive klasike duke afektuar shpenzimet e shoqerise. Te gjitha veprimet jane kontrolluar dhe supervizuar nga Z. Cobo dhe me miratimin dhe nenshskrimin e tij TEA CO shpk u be nje nga kontraktoret me te medhenj te Bankers. TEA CO shpk ka vetem nje kontraktor Bankersin, i cili sherbeu si nje rruge e sigurt qe Z. Cobo te nxirte parane jashte Bankers dhe me pas ta transferonte ate ne llogarite e tij bankare si te “ligjshme”.

Z. Leonidha Cobo ka shtrire aktivitein e tij kriminal edhe jashte kufirit shqipetar gjithashtu. Ne bashkepunim dhe duke intruktuar nje nga kontraktoret e Bankers, vazhdimisht ka luajtur nje rol aktiv ne tregun e shit blerjeve te aksioneve te shoqerise meme Bankers Petroleum Ltd me vendodhje ne Alberta, Canada. Kjo ka ndodhur ne formen e perdorimit jo ligjor te materialit jo publik per qellime personale perfitimi, duke perdorur pozicionin e tij si person i brendshem ne Bankers, ai ka patur akses ne informacionin e nevojshem per kete qellim. Bazuar ne rregulloret dhe ligjin e aplikueshem ne Shtetet e Bashkuara dhe Kanada tregetimi i jashteligjshem nga personat e brendshem eshte nje shkelje serioze e ligjit per investimet. Z. Cobo ka tranferuar informacion paleve te treta ne shkelje te detyrimit te besnikerise, dhe informacioni material i nxjere dhe i perdorur nga keto pale te treta ka sjelle perfitime duke i perdorur ne transaksione shitjesh aksionesh me vlere 315,000 CAD ne nje moment te vetem. Aktiviteti jo ligjor i shume anshem i Z. Cobo ka kontribuar ne krijimin e nje sistemi total te korruptuar brenda Bankers.
Kompania e marketingut MAB OIL Ltd dhe Z. Leonidha Cobo kane kryer se bashku per vite me rradhe skema korrupsioni duke filluar nga viti 2010. Shenjat e alarmit ne kompani ishin evdidente, por i emeruari si Drejtues i Auditit nga Z. Cobo luante nje rol pasiv, dhe i korruptuar drejtperdrejt nga Z. Cobo me neyre qe te blehej heshtja e tij. Konsuletin i kontraktuar per te shitur naften ne tregun e naftes ka perfituar nga 2009 deri ne 2020 perfitime kontraktore prej 10 MIL USD ne shkembim te qindra mijera eurove te paguara ndaj Z. Cobo ne llogarine e tij bankare ne Itali nga viti 2010 ne vitin 2020. Sipas instruksioneve dhe miratimit te Drejtorit te MAB OIL ltd Z. Masimilliani Calabro, Z. Cobo ka marrre pagesa komisionesh regullisht deri ne 200,000 USD ne vit. Sipas fakteve MAB OIL ltd ka mbuluar edhe shpenzime personale per Z. Cobo per lidhjet e tij te ngushta (jo lidhje gjaku) me qellime transfferimi ne Itali. Ky eshte alarm serioz per nje investigim nderkombetar abuzimesh i cili duhet te zbatohet ne te gjitha llogarite bankare te Z. Cobo kudo.
Kjo menyre e ndaluar drejtimi duke abuzuar me detyren dhe shkaktuar shkelje te renda, perben nje shkelje te rende vecanerisht nese jane perfshire palet te treta dhe konsulente.
Sic edhe prmendet me siper, Z. Cobo vazhdimisht bente pjese te shperndarje se fitimeve te tija ate cka figuronte nje shpenzim per shoqerine. Pas TEA CO shpk, Swiss Aproval shpk eshte nje tjeter shoqeri qe ka per pronar faktit Z. Cobo. Kjo shoqeri eshte blere nga Z. Cobo per tu perdorur si nje kontraktor i Bankers e cila ne instruksionet e Z. Cobo krijoj nje qarkullim prej 1,6 Mil EUR qe ne tre vitet e para te kontrates.
Gjate viteve te tij te punesimit ne Bankers Z. Cobo ka abuzuar hapur me grantet e destinuara per projktet ne komunitet se zones te projektit. Instrumenti i perdorur nga Z. Cobo ishte Departamenti i marredhenieve me Komunitetin CR, i cili u la qellimisht pa kontroll ne menyre qe te qarkullonin parate nga grantet e kompanise. Projektet ishin te tilla qe si pushteti lokal dhe banoret te perfshiheshin ne zhvillimn ekonomim dhe infrastrukturor te zones. Z. Ariatik Golemaj qe nga viti 2015 transferoj te zoterimin e aseteve te supozuara per komunitetin, ne duart e personalet te departamentit te CR duke demtuar bankersin ne menyre te drejtperdrejte me 400 mije EUR ne nje projekt te vetem. Eshte perdorur nje kontaktor i vetem er te mbuluar pjesen me te madhe te puneve dhe duke leshuar fatura fiktive, i cili ka mbuluar nga 61% deri ne 91% te buxhetit te CR, dhe ne tre vitet e fundit ka faturuar 103,858,799 leke. Aktualisht Z. Golemaj dhe menaxhere te tjere te Bankers, jane tashme nen hetim nga Prokuroria e Fierit per shperdorim detyre, vjedhje duke shperdoruar detyren, duke shkatuar deme te medha ekonomike ndaj Bankers.
Kerkojme te sjellin ne vemendjen tuaj faktin se Z. Cobo ka siguruar nje marreveshje konsulence nga shoqeria e tij e cila eshte regjistruar ne vitn 2019, ky proces i drejtuar nga nga nje punonjes po i departament te CR e kryer ne lidhje me serat.
Z. Cobo kundra cdo praktike apo rekomandimi qeverises krijoj nje cmim false reference, vetem per perfitmin e cmimit me larte per qerane e tokave per ta shfrutezuar per qelime personale. Sic provohet ky keqdrejtim ka luajtur nje rol te madh ne gjitheperfshirjen e shpenzimeve. Cka ka influecuar ne humbjen e miliona USD cdo vit. Ne vitin 2015departamenti i tokave ka rritur buxhetin e tij me 8 milion USD ne menyre qe te mbukonte parregullsite. Si pasoje rritjes se cmimit te vitit 2014, nga 150 leke ne 400 leke m2, Bankers humbi miliona leke, konsideruar kete dhe kontratat abuzive personale tec nenshkruara nga Z. Cobo. Vecanesrisht Z. Cobo hapi rrugen personave te cilet ishin keshilluar te merrnin toka me qera nga institucione publike me nje cmim te pa konsiderueshem qe me pas duke e dhene me qera token tek Bankers te perfironin cmimin shumefish me te larte. E gjithe kjo ka ndodhur ne dijenine e plote te Z. Cobo dhe sebashku me vartesin e tij Z. Genci Voja kane prodhuar humbje te vazhdueshme dhe kane influencuar negativisht poziten financiare te shoqerise si dhe duke demtuar ne menyre direkte tinteresin e shtetit sepse shume nga tokat ishin shterore. Z. Genci Voja personalisht, ka abuzuar me detyren e tij si Menaxher Tokash pasi ne ate kohe ka blere tokat te cilat ishin marre me qera nga Bankers ne menyre qe ai te merrte perfitimin prej tyre, te ardhura te cilat arrijne ne 400 mije USD ne vit. Z. Voja eshte prergjegjesi kryesor per shkaterrimin e departamentit te tokave duke aplikuar sistemin korruptiv te Z. Cobo ne te gjithe kopanine. Per vitin 2015-2016 provohet se Z. Cobo dhe Z. Voja kane ndare nga fitimi pjesor prej 141,632,000 lekesh vetem nga nje kontrate qeraje. Nderkohe qe Bankers ka rreth 800 kontata qeraje per tokat.
3. Kerkesa
Bazuar ne fakte, ne vitin 2015 llogaria bankare e Z. Cobo rregjistronte nje balance prej 9,675,147,952 leke. Sic edhe pershkruhet me siper Z. Cobo ka perdorur qellimisht disa llogari bankare qe te qarkullonte keshin, qe te mosmundesohej te evidentohej pasuria e tij ne te njejtin moment, pa dyshim nje pejese e tyre eshte me burim kriminal deh ka pasur per qellim qe ta bashkohej me pjesen tjeter te parave. Duke perdorur levizje investimesh ai ka lehtesuar pastrimin e parave duke krijuar depozita te medha parash ashtu sic ka vepruar me llogarine e tij ne Kanada. Aktiviteti kriminal i gjere dhe i vazhdueshem i Z. Cobo solli qe ai te kete llogari te majme bankare ne Shqiperi, Itali, Kanada, Zvicer apo edhe ne vende te tjera.
Z. Cobo eshte pronar i disa aseteve, ka kthyer parane kesh pjese te sistemeve financiare, ka perdorur transaksione te “ligjshme” me kompani per tekryer pastrimin e parave. Ku disa nga kompanite te kontrolluara nga vete ai kane faturuar Bankers pa kontroll verifikimi sherbimesh pasi autoriteti aprovues ishte vete Z. Cobo. Skemat e pastrimit te parave nepermjet llogarive te tij jashte perbejne nje menyre te sofistikuar operimi per vite te tera.
Ne disa here sic edhe me MAB OIL Ltd Z. Cobo ka leshuar fatura kundrejt MAB Oil ltd, te cilat mund te jene edhe te ardhura te fryra, pasi sipas burimit te tyre duhej vetem nje justifikim per te hyre ne llogarine e tij bankare ne Itali. Ne ketemenyre Z. Cobo gjeti nje menyre per te transferuar para ne Itali nepermjet shoqerise se huaj MAB OIL Ltd. Kjo skeme eshte perdorur per te transferuar sa para kane qene te nevojshme dhe qe nga momenti i hyrjes ne sistemin bankar atehere ato supozohen se jane te “pastra” kur nderkohe ai eshte duke pastruar parate nga aktiviteti jo ligjor ne Shqiperi.
Institucionet per krimet financiare dhe parandalimit te pastrimit te parave duhet te fillojne nje investimim te thelle te menjehershem per te ardhurat dhe te depozitat bankare te Z. Leonidha si ne shqiperi ashtu edhe jashte saj. Ne kete moment Z. Cobo eshte ne hetim nga prokuroria Fier per shperdorim detyre, fallsifikim dokumentash, vjedhje duke shperdoruar detyren, dhe nen hetim se bashkume Z. Calabro nga prokuria e Romes, Itali i dyshuar per vepren penale te korrupsionit. Gjithashtu Bankers ka paditur ate per shkelje te klauzoles se konfidencialietit duke shkaktuar deme temedha financiare kompanise ne treg. Keshtuqe cdo tentim i Z. Cobo per tu zhvendosur ne nje nga vendet ku ai ka depozituar para duhet te konsiderohet nga organet ligjv zbatuese, si nje tentative per tu mos perballur me drejtesine ne Shqiperi dhe per te humbur gjurmet.
Z. Genci Voja, krahu i tij i djathte ne skandale te ndryshme ne shoqeri eshte po ashtu nen hetim ne Shqiperi per fallsifikim dokumentash, kontrata te jashteligjshme, dhe shperdorim detyre, po ashtu edhe ky shtetas eshte duke investuar per tu shperngulur ne USA dhe ka trnaferuar paraprakisht para te jashteligjshme ne USA.
Te nderuar!
Duke Ju falenderuar per vemendjen Tuaj, dhe konsiderimin e kesaj letre te hapur, ne adresimin sic edhe ligji e kerkon per te gjitha veprimet abuzive me pasoja demtimin financiar te shtetit, duke perdorur prona shtetore per te gjeneruar perfitime personale, ai eshte ende duke perdorur keto para te jashte ligjshme, veprime te cilat jo vetme demtojne operacionet e shoqerise tone por edhe te interesave tona te perbashketa dhe interesat e shtetit! Ne besojme se Z. Cobo do te pergjigjet personalishte perpara drejtesise per abuzimet me pronat shteterore, dhe per demet financiare shkaktura Bankers per vite me rradhe. Z. Leonidha Cobo eshte ne perpjekje e siper per tu bere pjese e jetes politike ne Shqiperi, per te perfituar imunitet politik.
Shfrytezojme kete mundesi per te shprehur vendosmerine e menaxhmentit aktual te shoqerise “Bankers Petroleum Albania” Ltd per tu perballur pa asnje kompromis me shkeljet e kujt do, dhete sigurojme nje zhvillim te aktivitet te shoqerise vetem ne perputhje me standartet me te larta dhe ne pergjegjshmerine e larte te korporates.


Sinqerisht,
“Bankers Petroleum Albania Ltd”
Branch of the foreign company
 

Attachments

  • bankers-770x433.png
    bankers-770x433.png
    130 KB · Shikime: 0
  • bankers-1.png
    bankers-1.png
    51.5 KB · Shikime: 0
  • bankers-770x433.png
    bankers-770x433.png
    130 KB · Shikime: 0
  • bankers-1.png
    bankers-1.png
    51.5 KB · Shikime: 0
Si qeka puna kur te vidhkan eeee?
Kur Adriatik Lalla hapi nje hetim kundra Bankers per evazion fiskal dhe per demin qe i shkaktoi komplet asaj zone atje me shperthimet e pakontrolluara per burimet e naftes e hoqen per 2 min nepermjet ambasades amerikane, ndersa tani kerkojne ndihmen e shtetit ?.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top