braziljania
Anëtar i Nderuar
Rusana HRISTOVA-BEJLERI
Universiteti i Sofjes - Bullgari
Më 16 dhe 17 nëntor, 2006 u zhvillua një kollokuium i organizuar nga Rrethi Akademik i Letërsisë Krahasuese, anëtar i organizatës ndërkombëtare (Association Internationale de Littérature Comparée – AILC/ International Comparative Literature Association – ICLA). Prapa titullit të tubimit “اfarë krahason letërsia krahasuese” në fakt mbizotëronte transparent shqetësimi real – a mund të mbijetojmë me argumenta shkencore gjatë krahasimit të letërsive “të vogla” me ato të “mëdha”.
Hyrje: Studiuesi i jashtëm i një kulturë, në qoftë se do të jetë kompetent, i lipset të depërtojë thellë në të. Kështu ndërkaq, del para sfidës të absorbohet, të identifikohet me situatën në mikro nivel dhe, në rastin më të skajshëm, të kthehet pamje si pasqyrë të saj që vë kurth si për të, ashtu edhe për fushën me të cilën merret. Anasjelltas, vështrimi kritik shfaq prirjen e një gjykatësi tepër të rreptë dhe ndodh të nënvlerësojë dukuri të vlefshme në thelb për shkak të dobësive sipërfaqësore. Ruajtja e ekuilibrit dhe të mprehtësisë së përceptimit kërkojnë hapa të vetëdijshëm. Një hap i tillë lidhet me distancën e krahasimit, ku është përqendruar Rrethi Akademik i Letërsisë Krahasuese. Një hap tjetër i mundshëm është “humori i ndriçuar” (siç titullohet një prej projekteve të Sektorit të Kulturës pranë Institutit të Ballkanistikës në Sofje). Ilustrimin e të dyja metodave të përmendura e gjejmë në skicën e poetit të ri shqiptar Parid Teferiçi (l. 1972), e cila është zgjedhur si moto e botimit të madh interneti të poezisë bashkëkohore shqiptare nga Shqipëria paralelisht në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht në revistën Transcript-Review (http://transcript-review.org) Dua t’ju tërheq vëmendjen tek kjo skicë si kalim në temën konkrete të prezantimit mbi letërsinë shqiptare.
Në një vend të vogël si ky
Leviat’hani shqiptar është një sardele. Odat tona të burrave janë kutija sardelesh. Aty, e drejta, për të qëndruar, duhet të paloset më dysh, më katërsh.
Në një vend të vogël si ky, kaq të vogël sa mund t’ia vizatosh fare mirë hartën në shkallën 1 me 1 në këtë paketë cigaresh, nuk di gjer dhe se ku të mbështesësh duart: në fytin e fqinjit, apo në vithet e gruas së tjetrit?
Në këtë sofër, kaq pranë e pranë, si të përshëndesësh dikë, pa goditur me bërryl një tjetër, si të thuash një fjalë të ëmbël pa shurdhuar njeri?
Shihemi në lugën e njëri-tjetrit, e jemi të shtrembër.
[Nga vëllimi Meqenëse sytë, Tiranë: 2003, f. 76]
Potenciali informativ i viteve të fundit lejon të pohohet, se kur thuhet se letërsia shqiptare nuk është shumë e njohur jashtë, kjo nuk ndodh më për shkak se është e paaritshme. Problemi aktual është presioni i fuqishëm i rrymëës së informacionit, i cili e kufizon njeriun brenda prioriteteve personale kryesore. Po të mendojmë nga pikëpamja psikologjike, koha dhe mundi për të ndjekur dhe përpunuar informacionin mbi letërsinë shqiptare nga një person që nuk merret të paktën pjesërisht me të, shpesh rezultojnë jo pragmatike kundrejt dëshirës personale. Një gjendje e ngjashme quhet tipike edhe për kulturat e tjera, që bien në përkufizimin stereotip “të vogla” ose “periferike”. Në kumtesën e prof. Rumjana Stançevës u ngrit edhe një problem i përbashkët: emrat e disa autorëve ballkanikë, me të cilat shënohet kultura ballkanike si tërësi. Për letërsinë shqiptare jashtë metonimia në fjalë realizohet nga asocimi automatik me shkrimtarin Ismail Kadare (në gjuhën bullgare janë përkthyer mbi 15 vepra te tij). Madje diku në shtyp është debatuar për përdorimin e Kadaresë për “nevojën e identifikimit të shqiptarëve jashtë shtetit”. Në fushën e komparativistikës kjo na shpie te çështja e përqasjes së madhësive të ndryshme (të pangjashme). Ismail Kadareja është figurë unikale dhe krijues kolos, fat i madh për kombin e vet dhe duhet të krahasohet me personalitetet e kalibrit të tij. Në praktikë veprat e tij zotërojnë spontanisht receptimin e gjithë letërsisë shqiptare. اfarë mund të bëhet për të zgjeruar optikën? Një prej botimeve më të reja nën kujdestarinë e Asociacionit Ndërkombëtar të Letërsisë Krahasuese titullohet “Historia e Kulturës Letrare të Evropës Qendrore Lindore”, 2006, në katër vëllime (përfshin disa artikuj të Robert Elsie-t për letërsinë shqiptare). Veç prerjes jo standarde gjeografike vertikale, që synon thyerjen e shablloneve dhe vijave ndarëse ekzistuese, autorët ofrojnë ide praktike për krahasimin e dukurive heterogjene, hibride dhe kalimtare; të përbërësve topografikë; të rajoneve marginocentrike që “sfidojnë hegjemoninë e kryeqyteteve”, të të ashtuquajturave “non-totalizable aggregates”, fjalë për fjalë ‘agregate që nuk mund të totalizohen” e tjera. Këto ide, veç një zbatimi të realizuar kompakt, duken të përshtatshme për letërsinë shqiptare në perspektivë. Në sfondin e homogjenizimit negativ të shkaktuar nga faktorë si nacionalizmi mbrojtës i trashëguar që nga Rilindja dhe moszgjidhja e çështjes kombëtare; “partocentrizmi” i lindur në diktaturë (term i propozuar për letërsinë bullgare nga studiuesi Panajot Karagjozov që mund të përkthehet edhe si “centrizmi partiak”), globalizmi rrafshues i dhjetëvjeçarit të fundit, shihet nevoja të çahet ndonjë rrugë tjetër. Idetë që ofron botimi në fjalë janë të vlefshme edhe me faktin se apriori i japin krahasimit drejtim pozitiv. Përgjithësisht drejtimi i çdo krahasimi mund të cilësohet si pozitiv ose negativ, si konstatues ose cilësues. Kështu, po të kërkojmë paralele të plota, shtrirje tërësore dhe simultane të dukurive botërore në letërsinë shqiptare, siç ndodh shpesh, drejtimi mund të shihet neutral/mohues. Nëse do të niset nga heterogjeniteti dhe nga pikët e kontaktit, hapen gjerë dyert pozitive.
Meqenëse gjuha shqipe është ndër elementet kryesore të përkatësisë etnike shqiptare, termi “letërsia shqiptare” mbulon të gjithë letërsinë në gjuhën shqipe, si dhe atë të autorëve shqipfolës. Diferencimi bëhet duke saktësuar: letërsia shqiptare nga Shqipëria, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi ose nga diaspora, letërsia arbëreshe ose italo-shqiptare.
Po të pranojmë përkufizimin metodologjik se “letërsia krahasuese krahason, kalon kufij dhe përdor modele”, që u mbështet nga të gjithë pjesëmarrësit në konferencë, del në pah se në rastin e letërsisë shqiptare një minimum i tillë veprimesh jep dorë për krahasim brenda për brenda komuniteteve shqipfolëse qe iu përkasin shteteve të ndryshme, si dhe për krahasimin e gjithë organizmit të tyre jashtë.
Gjatë viteve të fundit po merr formë intensivisht hapësira kulturore mbarëshqiptare me anë të njohjes së ndërsjellët dhe të shkrirjes së përbërësve shumë heterogjene sipas parimit të enëve të lidhura ndërmjet komuniteteve shqipfolëse në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, pakicat historike dhe masat e emigrantëve bashkëkohorë në vende të tjera (Greqi, Itali, Gjermani, SHBA). Procesi në fjalë mbështetet si nga politika kulturore, ashtu edhe në rrugë të brendshme letrare. Një shembull i tillë është shkrimtarja e re dhe e emancipuar nga Shqipëria Flutura Açka, të cilën e kam zgjedhur sepse sapo doli nga shtypi përkthimi bullgar i romanit të saj “Vetmi gruaje”, kurse para pak kohe u promovua romani i saj i ri “Hiri” me zgjidhje domethënëse hapësinore të subjektit: protagonistja nga Tirana njihet në Prishtinë me një piktor shqiptar me banim në SHBA.
Parashikimi im është se në perspektivë do të bëhemi dëshmitarë të rritjes së statusit të jashtëm të letërsisë shqiptare, si rezultat i procesit që po shohim për momentin, kur në “tempullin e kulturës kombëtare” konsolidohet çdo gjë që është krijuar deri tani. Diçka që mungon në një pjesë të letërsisë shqiptare, përfaqësohet nga ndonjë pjesë tjetër, ku është e pranishme. Në këtë mënyrë fragmentarizmi dhe lokalizimi ndërtojnë një sistem funksional kompletues. Në rrjetin e tij dukuritë kryesore evropiane dhe ballkanike gjejnë shpejt paralele, analogji ose eksperiment, të cilat ekzistojnë në ndonjë vend ose zonë kontakti dhe jo gjithmonë në të njëjtën kohë dhe kronologji.
Treguesit, sipas të cilëve letërsia shqiptare paraqitet heterogjene, dhe të cilët e përcaktojnë si “organizëm hibrid” janë ata të përshtatshme për studime krahasuese të brendshme, që po kryhen nga kritika shqiptare. Në vija të përgjithshme letërsia shqiptare është heterogjene për sa i përket selektimit dhe aplikimit të modeleve të jashtme. Por atje ku një model lëshon rrënjë, vihet re njëfarë homogjeniteti dytësor, në trajtimin e tij. Thënë ndryshe, ekziston mundësia terma si historia ose teoria e letërsisë shqiptare në rastin e disa rrjedhave letrare, filozofike dhe shoqërore, të paraqiten me anë të topografisë së letërsisë shqiptare (por të zhveshur nga konotacioni politik). Pa hyrë në detaje mund të përmenden disa shembuj: