Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Lër një gjurmë!...

LثR NJث GJURMث!...


Ti nxënës i shkollës fillore a të mesme,
Ti student i shkollës së lartë a i fakultetit,
Ti djalosh e ti vajzë në disko, në rrugë, në kafeteri,
Kudo që ndodhesh, kudo që je, kudo që shkon ti,
Këtu në SH B A dhe kudo jashtë atdheut tënd Shqipëri,
Lër një gjurmë shqiptare e njerëzore aty ku gjallon!

Ti punëtor në fabrikë, në mal, në kopsht, e kudo që të jeshë,
Ti shofer, bujk, agjustator, mjeshtër, minator,
Ti pastrues i rrugëve, kompjuterist a murator,
Ti mësues, nëpunës, sportist, gazetar, intelekrual,
Që punon në SH B A dhe kudo jashtë atdheut Shqipëri,
Lër një gjurmë shqiptare e njerëzore aty ku ha bukë!

Ti miku im i respektuar që punon ”në të zezë”,
Në piceri, në rrugë, në bujqësi, në kopsht a në shtëpi,
Në mirëmbajtje, në tivoli, në restoran, në ndërtimtari,
Që fiton ekstra për të ndihmuar familjen tënde dhe atdheun e robëruar,
Këtu në Evropë dhe kudo jashtë atdheut Shqipëri në vend të huaj,
Lër një gjurmë shqiptare e njerëzore aty ku pi ujë!
Ti motra ime e respektuar,
Ti vëllau im i dashur e i nderuar,
Kahdo që lëviz e merr frymë,
Ku të kuptojnë e të dinë si njeri bujar,
Ku të njohin si shqiptar e kosovar,
Këtu në Skandinavi dhe kudo që të ndodhesh,
Lër një gjurmë shqiptare e njerëzore
Dhe kështu nderoje veten, familjen tënde,
E më shumë atdheun tënd të masakruar
Që quhet Shqipëri e martirizuar!


Prof. Fetah Bahtiri, Uddevalla, Suedi
 
interesante.

Po ne cfare gjurmesh do te leme!
 
Shume mesazh i goditur.
 
Shume e bukur!
 
une gjurmen time do ta le ne ndonje burg o shkolle riedukimi ose ne spital te te cmendurve :P
 
shume i bukur mesazhi....dhe shume domethenese vargjet
 
e bukur....e ver8.........:dong:

p.s : shpresoj mos ma fshijne gjurmen :(
 
dua vdekjen perfekte overdoz po pati mundesi
 
Nje gjurme shuhet ne te pathenen e ne te padukshmen,,,,
E kur sekondat zbardhen behen te pangjyre dhe shije,te pashrese, nuanca e dites behet e erret njelloj si lotet qe pikojne pa ze...
I lutesh jetes per nje minut me shume,,,e nje minut merr rendesin e nje jete ne nje segment kohe qe te vdes nder duar,nder kujtime ....e ne fund nje pjese shpirti.
E pataj i emron mes nje dhimbje qe te shetit trupin e mendjen,,,,,gjurme jete.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back