Leonard Bombaj shkruan libër për historinë me ish-nxënësen

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
46949.jpg


TIRANE-Regjisori i njohur, Leonard Bombaj ka promovuar dje në një ambient miqësor librin e tij të parë, bazuar në një histori të përjetuar nga vetë ai... Ndonëse është një libër artistik, për të shkruar këtë roman regjisori u frymëzua nga historia e pasqyruar në faqet e shtypit në lidhje me akuzat për përdhunimin e nxënëses së tij 15-vjeçare.
Faqet e shtypit për javë të tëra u mbushën këtë verë me fakte dhe kundrafakte nga kjo histori që i tronditi të gjithë, dhe për më tepër e komentuar si një ngjarje e rëndë për të ardhmen profesionale të një artisti. Por, ndërkohë që çështja është drejt përfundimit të hetimit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, që u ka njoftuar akuzat shtetasve Arkimed Lushaj (Stresi) dhe Elis Bashaj, të dy nën masën e sigurisë "detyrim paraqitjeje", Leonard Bombaj i surprizon të gjithë me shkrimin në kohë rekord të një romani, që e ka titulluar "Në emër të atit, të bijës dhe shpirtit të zbathur". Në faqet e librit, i cili është shpërndarë gjatë ditës së djeshme në të gjitha libraritë e kryeqytetit, nuk përmenden emra konkretë, por në të gjenden detaje të personave të përfshirë në këtë histori, të sjellë si karaktere artistike nga Bombaj. Në ceremoninë e djeshme kanë qenë të ftuar personalitete të njohur në vend, ku mund të përmendim këtu: Pëllumb Kullën, Osman Mulën, Agron Llakajn, Alfred Trebickën etj.

Përveç këtyre emrave në ceremoni kanë qenë prezent gjithashtu disa prej aktorëve të vegjël të "Kripëmjaltëzave", të cilët tashmë të rritur, sollën përjetimin e tyre për këtë ngjarje, ndërkohë që i drejtuan profesorit të tyre lutjen për t'iu rikthyer shkollës.

Në fjalën e saj, një prej ish-nxënëseve të shkollës së aktrimit "Sirea Film", sqaroi gënjeshtrën e madhe të ngritur nga ana e moshatares, me të cilën kishte ndarë dhomën e hotelit nëpër turne të ndryshme. Adoleshentja shtoi veç të tjerash, edhe një bilanc të frikshëm partnerësh që i kish pasur të dashur 15-vjeçarja e përfshirë në këtë ngjarje. Libri është sjellë nga shtëpia botuese "Dudaj", dhe në takimin e djeshëm nuk mungoi as fjala e botueses, e cila foli për një roman në gjininë e dramës, i cili do të ngjallte debat e do të trondiste të gjithë shoqërinë. Në përfundim, për të pranishmit u shtrua një kokteil...

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Pe: Leonard Bombaj shkruan libër për historinë me ish-nxënësen

Kam lexuar e degjuar mbi kete ngjarje, akuza e kunderakuza dhe te them te drejten mua personalisht Bombaj nuk me ka pelqyer asnjehere por ajo qe mund te them eshte se personazhet e tjere te perfshire ne kete ngjarje nuk jane sigurisht me te mire se ai.Kam njohur personalisht nje nga te akuzuarit kur ishte ende adoleshent dhe askushi dhe e pakta qe mund te them eshte:Beme baba te te ngjaj.......
Sidoqofte pa marre parasysh kush eshte viktima me vjen keq sa here qe degjoj histori te tilla abuzimi me minorene!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top