Leke te reja, leke te vjetra...

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Ne shqiptaret duket sikur jemi popull qe urrejme ndryshimet, sidomos ato me kah pozitiv.
U be me shume se nje dekade thuajse qe lekut, parase shqiptare i eshte hequr nje zero ne fund.

Pavaresisht kesaj, pjesa derrmuese e derrmuar e popullsise, vazhdon tradicionalisht ta shqiptoje gabim shumen e lekeve. Nje 100 leksh, i barabarte perafersisht me 0.8 euro, apo me 1.2$ shqiptohet akoma 1mije leke.

Kur te huajt hyjne ne raport me parate tona ata jane ne kaos total, por gjithashtu keqkuptime te panumerta ndodhin edhe midis shqiptareve, brenda dhe jashte vendit.

Nje rast i fundit qe me kujtohet ishte me nje xhaxha qe kishte shkaur te vinte dhembet dhe dentisti pasi i kishte treguar cmimin prej 25 mije lekesh, kishin rene ne ujdi, por kur xhaja i kishte nxjerre vetem 2500 leke nga xhepi, aty kishte nisur sherri.

Gjithashtu ve re, qe ky keqkuptim perdoret abuzivisht ne raste te ndryshme.

Ne rastin e nje demi te shkaktuar, logaritja shkruhet 1 milion leke, ndersa ne rastin e nje investimi perdoret 10 milion leke te vjetra... lol

Thua ndryshon vlera e lekut nga cilesia, mosha apo perdorimi i kartmonedhes ?

Po ju, si i perdorni leket, ne te reja apo te vjetra ( pavaresisht se keto terma perfundimisht mendoj qe duhen zhdukur)

Jeni gati ta kalojme sebashku kete "mbeturine" ?
 

Attachments

  • AlbaniaP62-100Leke-1996-dab_b.jpg
    AlbaniaP62-100Leke-1996-dab_b.jpg
    73.9 KB · Shikime: 507
Redaktimi i fundit:
akoma se kam mesuar perse kemi te rreja dhe te vjetra nje ndihmeeeeee
 
ne fakt nuk na esht bere shprehi ti perdorim leket ne te reja...per shembull nuk them 100 leke te reja,por 1000 leke...ne jete te perditshme....
ndersa kur duhet te flas tama..per shembull ne shkolle apo dhe ketu ke forumi flas gjithmone ne te reja!
kam degjaur raste te tilla konfliktesh per pune keqkuptimesh....edhe me duket kot..ose te flasin te gjith ne te reja ose te gjith ne te vjetra...boooh
 
akoma se kam mesuar perse kemi te rreja dhe te vjetra nje ndihmeeeeee

Ate kartmonedhen ne foto cfare e quan ti Spartak ?

Ne Shqiperi 100 lekshit akoma i thuhet 1 mije leksh lol
Kesaj i thone ndryshe te shohesh e ndryshe te flasesh e te merresh vesh.
 
Shume e vertete kjo.Kur jam ne Shqiperi dhe une ngaterrohem.Kur me thone 100 lek nxjerr 100 lek taman,e pastaj me pyesin nuk ke te thyeshme??
Babi im p.sh ne shtepi gjithmone flet siç eshte per te folur,pa perdorun te reja apo te vjetra.Vetem kur e shikon qe ne nuk kuptojme na e shpjegon me keto terma.:D
 
ik se na hoqen trunin njoni me te reja njoni me te vjetra ma mire te flasin te gjithe me te vjetra jemi rehat se o me kollaj
 
Ate kartmonedhen ne foto cfare e quan ti Spartak ?

Ne Shqiperi 100 lekshit akoma i thuhet 1 mije leksh lol
Kesaj i thone ndryshe te shohesh e ndryshe te flasesh e te merresh vesh.
Nostra prandaj nuk kam kuptuar perse perdoret keshtu dmth teorikisht aty kemi 100 lek praktikisht mund ta quajme 1000 mije
 
Me mire te flasim ashtu siç duhet...Ka te shkruar monedha 100 lek shqiptoje 100 lek,ka te shkruar 10 lek shqiptoje 10 lek...
 
hmm nuk po kuptoj gje mu kan pshtjell t`gjitha
po ja u bej 1 pyetje sa lek qe perdoren tash dmth te reja Bejn 1 euro :D

Ps.Kur shkojn nxenesit ne shqipri gjat vjeshtes Qmimet per 3 her me te larta behen :D
o bere pazarin ne shqipri o mos e bej nuk ke ku te shkosh me lir :D:D 30 euro duhet ta paguash nje shishe me Konjak qe ktu te ne kushton rreth 7 ose 8 euro :D
 
Redaktimi i fundit:
E vertet ne fakt akoma sjemi mesuar me lek te reja apo te vjetra, mire do ishte te kishim eurot edhe ne, te binim rehat.

Ne shumicat e lagjeve, apo kioskat neper rruge, perdorin leke te vjetra, neper dyqane qe jane me shites me te rinj flasin me leke te rinj.

p.sh....lekut qe ke vene ne foto ti nostra....i thone edhe 100 leksh edhe 1 mije leksh, nje lemsh i vertet dmth.....Une jam mesuar me lek te reja sepse punoj edhe me te huaj dhe ata keshtu e kane mesuar, e kuptojne me veshtersi kur i thua me te vjetra.


Ky eshte 200 lek te rinj :p
a8701ty5.jpg
 
Ju nuk po i kuptoni lekte e reja lekte e vjetera :D po ne kur po vim ne Shqiperi po na mbushet dora Leke e ne funde kurgjo hiq :D une nuk i kuptoj aspak keto te vjetera te reja edhe nuk e di pse jane keshtu :D
 
hmm nuk po kuptoj gje mu kan pshtjell t`gjitha
po ja u bej 1 pyetje sa lek qe perdoren tash dmth te reja Bejn 1 euro :D

Ghost paramendu jon 1 mije leke me i shenderru ne 1 mije euro :eek:hh: :D
 
un jam me te vjetrat ...se te duket sikur ke me shum kur e shqipton
 
mah varet
une akoma i perdor te dyja
 
Verte ashtu eshte , biles sot e kam menduar nje gej te tille.
Si ka mundesi , ka disa dekada qe eshte bere ndryshime dhe ne vazhdojme te flasim me te vjetrat,,,,,,,,, çudi??????????

Ne fakt eshte çeshte teknike .
Duhet hequr fare nga perdorimi termi leke i ri dhe i vjeter dhe te thuhet aq sa lexohet ne bilet . Ata qe perdorin gabim ,te qortohen .
 
Last edited by a moderator:
Un bie ne hall te madh kur jam ne shqiperi... i kuptoj qe te dyja theniet e lekeve dhe per mua s'ka rendesi se c'fare perdorin; lek te reja apo lek te vjetra, POR ama te gjithe te perdorin nje terme !

Nje rast ket vit ne shqiperi :

Shkova ne nje dyqan argjendarie, ai djali ishte shume i edukuar dhe i sjellshem. Me boni pazarin ne lek te vjetra, e kuptova kete, ok s'ka rendesi per mua. Prandaj kur po me shkruante letren sa kisha paguar ma shkrujti ne te reja. Un ne ate moment u hutova dhe s'dijsha sa te paguaja, hahahahah

Ah me tha mua ai, kur flas tha, flas me te vjetra; por shkruaj gjithmone me te reja :D
 
Une ka pervoje te hidhur me kete ndryshim terminologjie. Shkova vitin e kaluar ne nje lokal ku kishte telefon fix me njehsor dhe bera nja dy thirrje ne Kosove. Kur shikova ne treguasin e vleres per pagese me doli 1000 e ca leke, dhe punetori apo pronari kur e pyeta sa duhet te paguaj ne Euro me tha 9,30 Euro ne vend se 1 Euro apo 0.93 Euro cent. Pra meqe isha nga Kosova dhe nuk e dija kete forme mashtrimi ai si i paskurpullt qe ishte me vodhi, por kurre me nuk do ta kete mundesine!
 
Une kam pas keqkuptime ketu tek puna ndonjehere ,t'ua thuash te vjetra hall ,te reja prap hall,s'merret vesh ca kupton ky popull.
 
Ishte vera e nxehtë e vitit 1965, kur populli shqiptar iu drejtua bankave dhe arkave të kursimit për këmbimin e lekëve në raport me 10 lekë me 1 lekë. Vendimi i qeverisë së asaj kohe kishte dalë në vitin 1964, por u zbatua nga data 16 gusht 1965, datë kjo që punonjësit morën rrogën e parë në lekë të konvertuar dhe çmimet e mallrave ndryshuan në bazë të kursit të konvertimit të përmendur më lart. Nga kjo kohë kanë kaluar 42 vjet dhe në Shqipëri shumë pak flitet me lekë, por me shtesa mbiemrash të panevojshme si lekë të rinj, lekë të vjetër apo lekë të reja e lekë të vjetra.
Të gjithë shqiptarët që kanë lindur në vitin 1965, sot janë mbi 40 vjeç, ndërsa ata që kanë qenë në marrëdhënie pune në atë kohë, sot i përkasin grupmoshës së tretë dhe megjithatë të gjitha grupmoshat ngatërrohen e stërngatërrohen me lekë, lekë të rinj dhe lekë të vjetër, që efektivisht këta të fundit nuk ekzistojnë dhe se ato lekë të rinj, gjatë kësaj kohe që ka kaluar janë mplakur dhe ia kanë lënë vendin vetëm lekut shqiptar.

Lidhur me këtë problem, mendojmë se populli duhet të ishte ndërgjegjësuar dhe të komunikonte duke përdorur fjalën lekë, por jo pa përgjegjësi mbetet Qeveria shqiptare e asaj kohe e deri në vitin 1990, që duhet ta kishte edukuar popullin me nocionin lekë dhe asgjë tjetër, mbasi në atë kohë ai i bindjen parlamentit dhe qeverisë së tij verbërisht. Veç kësaj ajo qeveri duhet t’i kishte paraprirë kësaj gjendje të pakëndshme duke e këmbyer lekun me një shifër jo të plotpjesëtueshme siç ishte dhjeta, por edhe me presje dhjetore, gjë që do ta vështirësonte shumë popullin për të bërë llogaritjen në jetën e përditshme.
Përgjegjësi kanë edhe të gjitha qeveritë e mëvonshme, mbas rrëzimit të sistemit diktatorial dhe ardhjes së demokracisë dhe sistemi kapitalist.

Sot në këtë sistem, si asnjëherë tjetër gjatë 50 vjetëve, jeta është llogari, është tepër aktuale thënia e Nikollaqit “Olimbi jeta është llogari”, në komedinë brilante të Spiro. اomorës “Karnavalet e Korçës”.

Si është e mundur që fëmijët e vegjël kartëmonedhën prej 100 lekë, e lexojnë 1000 Lekë?
Si është e mundur që disa mësues u japin probleme fëmijëve me lekë të vjetër, ose ua japin çmimet e librave me lek të vjetra ose iu kërkojnë nga X lekë të vjetra për ekskursione të ndryshme, pa përmendur disa intervista me disa fëmijë, të cilët shprehen para kamerave televizive, e me rastin e 7 Marsit, mblodhën 5 mijë lekë për t’i blerë mësuesve lule, etj, etj. Ku kanë parë këta fëmijë, nxënës, studentë, pse jo dhe mësues, lekë të vjetra. Një punë e mirë është bërë dhe bëhet sot për zhdukjen e këtyre mbiemrave të tepërt në banka, qofshin këto shtetërore apo private, ku flitet dhe kryhen veprime vetëm me lekë. Ndryshe në këmbim jashtë bankave, dhe në disa shkëmbimore, ku të gjitha llogaritë bëhen me lekët e parakonventimit. Një figurë e keqe dhe diskredituese për vendin tonë krijohet kur disa të huaj shkojnë e këmbejnë monedhat e vendeve të tyre si euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paund britanik, etj, tek tregu valutor i rrugës ku komunikimi dhe llogaritjet bëhen me lekë të vjetër, gjë që i habit të huajt. Edhe në rastet kur vendosin tabelën e çmimeve për çdo mall, përsëri ftojnë klientët duke përmendur çmimet me lekë të vjetra ose nuk janë të pakta rastet kur shitësi i mallit shkruan në tabelë: 3 kg mollë 1000 lekë, ose 2.5 kg patate 1000 lekë, 3 tufa sallatë jeshile 500 lekë, etj, etj. A ka kontroll në tregti për cilësinë, peshëmatjen, afatet e skadimit, etiketimin e mallit, çmimet etj, edhe pse lejohet kjo gjendje?
Së treti një ndihmesë të madhe për këtë problem që mund të konsiderohet ordiner, por mjaft i rëndësishëm duhet të japë media elektronike dhe ajo e shkruar, ku nëpërmjet shkrimeve dhe emisioneve të ndryshme të ndikojnë te populli shqiptare për të bërë llogaritë dhe bisedat vetëm me lekë. Nuk janë të pakta rastet kur në emisionet e lajmeve flitet me mbiemra shtesë ose pa këto. Kështu, në kohën e krizës së energjisë elektrike është spekuluar duke thënë se çmimi i bukës do të shkojë 1000 lekë ose në një emision televiziv në Zonë e Lirë, zoti اani, duke bërë promovimin e disa librave të rinj, thekson se po të doni çmimet po jua them: “ Ky libër kushton 350 lekë të reja ose 3500 lekë të vjetra”. Mendojmë se këto thënie nuk tingëllojnë mirë edhe për faktin se njerëzit e kuptojnë se një libër nuk mund të kushtojë sa një gjysmë buke. Edhe më tepër kur çmimi del nga goja e një intelektuali dhe një drejtuesi të talentuar të emisionit që frekuentohet nga shumë dashamirës. Herë pas here përpiqen ta trajtojnë këtë problem drejtuesit e emisionit Fiks Fare, por më shumë shkarazi pa e goditur fort këtë fenomen 42-vjeçar. Edhe në median e shkruar ka shumë raste kur flitet për lekë vihen mbiemra të reja apo të vjetra. Kështu p.sh, në disa njoftime të policisë se për këdo që jep informacion mbi vendndodhjen e X personi, i cili dyshohet si autor i vrasjes apo pengmarrës, etj policia vë në dispozicion një milion lekë të reja, ndërsa një gazetë tjetër për të njëjtën ngjarje dhe autor thekson se policia vë në dispozicion dhjetë milionë lekë të vjetra, raste të tilla dhe të tjera i hasim shpesh në median e shkruar dhe atë elektronike. Duke u nisur nga këto pak fakte, jo të këndshme që përmendëm më lart, si dhe klima jo e mirë që është krijuar për lekun, i cili sot është prezent orë e çast nga mëngjesi e deri në darë, ku nuk mund të mbarosh punë në asnjë zyrë shtetërore, pa paguar nën dorë si në zyrat e gjendjeve civile, gjykatë, prokurori, zyrat e hipotekimit, komuna, bashki, polici rrugore, polici ndërtimi, elektrike, etj, etj. Ju bëjmë thirrej administratës shtetërore, qeveritare, deputetëve, politikanëve, medias elektronike dhe të shkruar, si dhe çdo shqiptari kudo që mëson, punon apo shërben se në Shqipëri ka vetëm lekë.


eddie01
 
Titulli: Leke te reja, leke te vjetra...

Te ngaterron njecik kjo gje, e rendesishme eshte mos jemi pa lek fare!
 
Pe: Leke te reja, leke te vjetra...

Sa here lej nam une kur shkoj ne Shqiperi me pushime se behem lemsh me kto te vjetrat dhe te rejat....madje ka rastis qe i kam lene kamarierave goxha tipsa vetem se jam ngatrru :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top