Ishte vera e nxehtë e vitit 1965, kur populli shqiptar iu drejtua bankave dhe arkave të kursimit për këmbimin e lekëve në raport me 10 lekë me 1 lekë. Vendimi i qeverisë së asaj kohe kishte dalë në vitin 1964, por u zbatua nga data 16 gusht 1965, datë kjo që punonjësit morën rrogën e parë në lekë të konvertuar dhe çmimet e mallrave ndryshuan në bazë të kursit të konvertimit të përmendur më lart. Nga kjo kohë kanë kaluar 42 vjet dhe në Shqipëri shumë pak flitet me lekë, por me shtesa mbiemrash të panevojshme si lekë të rinj, lekë të vjetër apo lekë të reja e lekë të vjetra.
Të gjithë shqiptarët që kanë lindur në vitin 1965, sot janë mbi 40 vjeç, ndërsa ata që kanë qenë në marrëdhënie pune në atë kohë, sot i përkasin grupmoshës së tretë dhe megjithatë të gjitha grupmoshat ngatërrohen e stërngatërrohen me lekë, lekë të rinj dhe lekë të vjetër, që efektivisht këta të fundit nuk ekzistojnë dhe se ato lekë të rinj, gjatë kësaj kohe që ka kaluar janë mplakur dhe ia kanë lënë vendin vetëm lekut shqiptar.
Lidhur me këtë problem, mendojmë se populli duhet të ishte ndërgjegjësuar dhe të komunikonte duke përdorur fjalën lekë, por jo pa përgjegjësi mbetet Qeveria shqiptare e asaj kohe e deri në vitin 1990, që duhet ta kishte edukuar popullin me nocionin lekë dhe asgjë tjetër, mbasi në atë kohë ai i bindjen parlamentit dhe qeverisë së tij verbërisht. Veç kësaj ajo qeveri duhet t’i kishte paraprirë kësaj gjendje të pakëndshme duke e këmbyer lekun me një shifër jo të plotpjesëtueshme siç ishte dhjeta, por edhe me presje dhjetore, gjë që do ta vështirësonte shumë popullin për të bërë llogaritjen në jetën e përditshme.
Përgjegjësi kanë edhe të gjitha qeveritë e mëvonshme, mbas rrëzimit të sistemit diktatorial dhe ardhjes së demokracisë dhe sistemi kapitalist.
Sot në këtë sistem, si asnjëherë tjetër gjatë 50 vjetëve, jeta është llogari, është tepër aktuale thënia e Nikollaqit “Olimbi jeta është llogari”, në komedinë brilante të Spiro. اomorës “Karnavalet e Korçës”.
Si është e mundur që fëmijët e vegjël kartëmonedhën prej 100 lekë, e lexojnë 1000 Lekë?
Si është e mundur që disa mësues u japin probleme fëmijëve me lekë të vjetër, ose ua japin çmimet e librave me lek të vjetra ose iu kërkojnë nga X lekë të vjetra për ekskursione të ndryshme, pa përmendur disa intervista me disa fëmijë, të cilët shprehen para kamerave televizive, e me rastin e 7 Marsit, mblodhën 5 mijë lekë për t’i blerë mësuesve lule, etj, etj. Ku kanë parë këta fëmijë, nxënës, studentë, pse jo dhe mësues, lekë të vjetra. Një punë e mirë është bërë dhe bëhet sot për zhdukjen e këtyre mbiemrave të tepërt në banka, qofshin këto shtetërore apo private, ku flitet dhe kryhen veprime vetëm me lekë. Ndryshe në këmbim jashtë bankave, dhe në disa shkëmbimore, ku të gjitha llogaritë bëhen me lekët e parakonventimit. Një figurë e keqe dhe diskredituese për vendin tonë krijohet kur disa të huaj shkojnë e këmbejnë monedhat e vendeve të tyre si euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paund britanik, etj, tek tregu valutor i rrugës ku komunikimi dhe llogaritjet bëhen me lekë të vjetër, gjë që i habit të huajt. Edhe në rastet kur vendosin tabelën e çmimeve për çdo mall, përsëri ftojnë klientët duke përmendur çmimet me lekë të vjetra ose nuk janë të pakta rastet kur shitësi i mallit shkruan në tabelë: 3 kg mollë 1000 lekë, ose 2.5 kg patate 1000 lekë, 3 tufa sallatë jeshile 500 lekë, etj, etj. A ka kontroll në tregti për cilësinë, peshëmatjen, afatet e skadimit, etiketimin e mallit, çmimet etj, edhe pse lejohet kjo gjendje?
Së treti një ndihmesë të madhe për këtë problem që mund të konsiderohet ordiner, por mjaft i rëndësishëm duhet të japë media elektronike dhe ajo e shkruar, ku nëpërmjet shkrimeve dhe emisioneve të ndryshme të ndikojnë te populli shqiptare për të bërë llogaritë dhe bisedat vetëm me lekë. Nuk janë të pakta rastet kur në emisionet e lajmeve flitet me mbiemra shtesë ose pa këto. Kështu, në kohën e krizës së energjisë elektrike është spekuluar duke thënë se çmimi i bukës do të shkojë 1000 lekë ose në një emision televiziv në Zonë e Lirë, zoti اani, duke bërë promovimin e disa librave të rinj, thekson se po të doni çmimet po jua them: “ Ky libër kushton 350 lekë të reja ose 3500 lekë të vjetra”. Mendojmë se këto thënie nuk tingëllojnë mirë edhe për faktin se njerëzit e kuptojnë se një libër nuk mund të kushtojë sa një gjysmë buke. Edhe më tepër kur çmimi del nga goja e një intelektuali dhe një drejtuesi të talentuar të emisionit që frekuentohet nga shumë dashamirës. Herë pas here përpiqen ta trajtojnë këtë problem drejtuesit e emisionit Fiks Fare, por më shumë shkarazi pa e goditur fort këtë fenomen 42-vjeçar. Edhe në median e shkruar ka shumë raste kur flitet për lekë vihen mbiemra të reja apo të vjetra. Kështu p.sh, në disa njoftime të policisë se për këdo që jep informacion mbi vendndodhjen e X personi, i cili dyshohet si autor i vrasjes apo pengmarrës, etj policia vë në dispozicion një milion lekë të reja, ndërsa një gazetë tjetër për të njëjtën ngjarje dhe autor thekson se policia vë në dispozicion dhjetë milionë lekë të vjetra, raste të tilla dhe të tjera i hasim shpesh në median e shkruar dhe atë elektronike. Duke u nisur nga këto pak fakte, jo të këndshme që përmendëm më lart, si dhe klima jo e mirë që është krijuar për lekun, i cili sot është prezent orë e çast nga mëngjesi e deri në darë, ku nuk mund të mbarosh punë në asnjë zyrë shtetërore, pa paguar nën dorë si në zyrat e gjendjeve civile, gjykatë, prokurori, zyrat e hipotekimit, komuna, bashki, polici rrugore, polici ndërtimi, elektrike, etj, etj. Ju bëjmë thirrej administratës shtetërore, qeveritare, deputetëve, politikanëve, medias elektronike dhe të shkruar, si dhe çdo shqiptari kudo që mëson, punon apo shërben se në Shqipëri ka vetëm lekë.
eddie01