Leka i Madh dhe vdekja e tij

Lauri

Anunnak
Aleksandri i Madh ose si ç'njihet nga shqiptarët nën emrin Leka i Madh (356-323 para erës sonë) u bë mbret i Maqedonisë në moshën 20 vjeç. Kishte pushtuar pjesën më të madhe të botës së qytetëruar që njihej në atë kohë kur ishte 30 vjeç, dhe vdiq në moshën 32 vjeçare. Një djalë i ri në kulmin e karrierës së tij, mposhtet përnjëherësh nga një ethe me temperaturë të lartë dhe therje muskujsh.

U bë kaq i pafuqishëm saqë ditën para se të vdiste nuk mund të bënte gjë tjetër përveç se të shkelte sytë. Meqënëse u sëmur ditën e nesërme të asaj që kishte pirë verë ka bërë që disa njerëz të besonin se ai ishte helmuar nga armiqtë. Por helmi zakonisht nuk shkakton atë lloj etheje, dhe as që vepron në mënyrë të shkallëzuar për shtatë apo tetë ditë.

Mendohet që Aleksandri ka qenë dyseksual, dhe gjenerali i tij i parë që njëkohësisht mendohet të ketë qenë i dashuri i tij kishte vdekur një muaj më parë nga një sëmundje që kishte shfaqur të njëjtat simptoma dhe që mund t'i jetë ngjitur nëpërmjet tij Aleksandrit.

Përgatiti: Alvin Ekmekçiu - Bazuar në materialet e revistës National Geographic
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top