‘Lejet e drejtimit’, Tahiri ndryshon udhëzimin, lehtësohen procedurat

TIRANE- Një qytetar, të cilit i ishte pezulluar leja e drejtimit të automjetit për një afat 6-mujor, i është drejtuar ministrit të Brendshëm për të zgjidhur ngërçin që lidhet me tërheqjen e saj. Ai rezulton të jetë emigrant dhe jeton e punon në Greqi, por që kundravajtjen rrugore që e ka ndëshkuar e ka kryer në Tiranë. Policia rrugore, e ka kaluar rastin në zyrën e Prefektit, ku ky i fundit ka përcaktuar afatin 6-mujor të pezullimit të lejes së drejtimit për qytetarin. Por duke qenë se emigranti, nuk mund të qëndronte 6 muaj në pritje të ‘patentës’, i ka kërkuar ndihmë Tahirit, kur përveç ndihmës, me këtë rast, i është dhënë një farë përgjigjeje edhe fenomenit, që lindi pak muaj më parë.

Propozimi
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri me propozim të Drejtorisë së Policisë Rrugore ka miratuar një ndryshim në Udhëzimin; “Për mënyrën e evidentimit dhe shqyrtimit të kundërvajtjeve administrative, procedurat që ndiqen për masat administrative plotësuese, administrimi i gjobave dhe pasqyrat statistikore në fushën e qarkullimit rrugor”.

Ky ndryshim lehtëson procedurat e marrjes së lejes së drejtimit pas përfundimit të afatit të pezullimit, për qytetarët që nuk jetojnë në Shqipëri, thekson Ministria e Punëve të Brendshme me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”. Pak ditë më parë qytetari E.R. nga Elbasani, por që ka emigruar dhe aktualisht jeton në Greqi i është drejtuar Ministrit të Brendshëm me një mesazh telefonik, duke i kërkuar ndihmë për të zgjidhur problemin e lejes së tij të drejtimit të pezulluar nga Prefekti i Qarkut Tiranë për një periudhë 6-mujore pas konstatimit të shkeljes së Kodit Rrugor nga ana e shërbimit të Policisë Rrugore, Tiranë.

Kërkesa e qytetarit konsistonte në faktin se ai e kishte të vështirë të ndiqte rrugën institucionale për të tërhequr lejen e drejtimit pas përfundimit të afatit të pezullimit. Ministri Tahiri ka urdhëruar Drejtorinë që të shqyrtojë kërkesën e qytetarit dhe në të njëjtën kohë të reflektojë problematikën e ngritur edhe për rastet e tjera të ngjashme me të.

Ndryshimi
Drejtoria e Policisë ka marrë në shqyrtim legjislacionin aktual dhe ka vendosur të propozojë ndryshimin e Udhëzimit që rregullon ligjërisht këtë situatë të krijuar. Ndryshimi u krijon mundësi qytetarëve, që në momentin e pezullimit të lejes së drejtimit, të deklarojnë vetë se ku dëshirojnë që ta tërheqin lejen e drejtimit kur të përfundojë sanksioni ligjor. Deri tani, të gjitha lejet e drejtimit të pezulluara të qytetarëve me banim jashtë Shqipërisë, pas përfundimit të afatit të pezullimit, u dërgoheshin qytetarëve nëpërmjet kanaleve diplomatike në vendin e tyre të banimit. Me ndryshimin e udhëzimit, qytetarët do të vendosin vetë se ku duan që ta tërheqin lejen e drejtimit, në Shqipëri, apo në vendet ku ata jetojnë.

(c) Shqiptarja.com
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: ‘Lejet e drejtimit’, Tahiri ndryshon udhëzimin, lehtësohen procedurat

Mos ta bajn aspak kyt ndryshim sepse kshu e kuptojn se rregullat e qarkullit rrugor jan njesoj ne tan boten.
Jo si bajn emmigrantat ne shqiperi te gjith deshem e fluturojn me presh neper kanale e shum her shkatojn viktima.
 
Titulli: ‘Lejet e drejtimit’, Tahiri ndryshon udhëzimin, lehtësohen procedurat

difekt teknik
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top