Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ledhatojeni partnerin, do ta ruani dashurinë

Me prekje partnerit ia bëni me dije se e pranoni ashtu si është, se dëshironi të jeni në afërsi të tij. Nganjëherë prekja kalon në ledhatim, e nganjëherë edhe në dashuri. Derisa prekni partnerin, në gjak ju sekretohet hormoni serotoninë, i cili zgjon pasionin.
Tek femrat ai forcon dëshirën seksuale, e po ashtu edhe tek meshkujt.
-Në trupin e njeriut ka shumë zona erogjene, të cilat mund t’i stimuloni me prekje. Janë gjoksi, qafa, veshët…etj.
Mësojeni leksionin kinez
Mjekët kinezë dhe seksologët kanë vëzhguar aspektet e seksualitetit, si tek meshkujt, po ashtu edhe tek femrat, që të mund ta zbulojnë çelësin e kënaqësisë seksuale. Për ta, prekja nuk është vetëm pyetje e kontaktit fizik, por çështje e një reaksioni të pastër kimik.
Mjekësia kineze thotë se që të gjithë jemi përplot me energji elektromagnetike, të cilat përmes meridianëve pushtojnë të gjitha pikat kyçe të trupit tonë.
Gishtërinjtë, buzët dhe gjuha, si dhe duart, këmbët dhe pjesët e tjera të trupit në mënyrë të shkëlqyeshme e përcjellin energjinë tek njëri-tjetri. Kur ta prekni partnerin tuaj, përqendrohuni tek duart tuaja dhe paramendoni se si energjia dashurore rrëshqet nga duart tuaj në trupin e partneres suaj.
Gjithçka fillon me puthje
Ndjenja që ofrojnë buzët kur bashkohen janë qaste aq të bukura, aq të këndshme, sa që njerëzit puthen me orë të tëra.
Prandaj, bashkimi apo prekja e buzëve është pjesa më kryesore e lojës në dashuri dhe nuk duhet ta anashkaloni, sidomos pasi që puthjen mund ta bëni kurdo dhe kudo.
Shumica e njerëzve në mënyrë instiktive marrëdhënien e fillon me puthje, sepse në këtë mënyrë dëshirat dhe frymën e tyre e ndajnë me partnerin.
Sipas një mësimi të lashtë kinez, gjuha dhe buzët i takojnë kanalit më të rëndësishëm përmes të cilit këmbehen energjitë.
Kur të prekeni me gjuhë dhe buzë, partnerit ia dërgoni energjinë tuaj, njëkohësisht duke konsumuar energjinë e tij.
Filloni nga flokët
• Flokët janë pika më e lartë në trup e po ashtu edhe pika më e lartë e energjisë.
• Sipas mjekësisë kineze, në veshë gjendet një numër i madh i pikave të akupunkturës që janë shumë të ndjeshme në prekje dhe në puthje.
• Shpina është kanali kryesor energjetik, e sidomos është e ndjeshme në qafë dhe pjesën e poshtme. Shpina është përcjellës i energjisë nga të gjitha pjesët e trupit në drejtim të trurit. Prandaj, kur të përqafoheni, partnerin tuaj ledhatojeni ngadalë në qafë apo në shpinë.
• Duart dhe këmbët reagojnë, madje edhe ndaj prekjeve më të buta.
Imagjinoni
Për t’ju mësuar të kënaqeni, duhet ta njihni atë që ju shkon për shtati, atë që ju kënaqë. Një diçka të tillë do ta kuptoni duke filluar ta hulumtoni trupin tuaj. Reagoni në secilën frymë të kënaqësisë suaj. Mos u turpëroni. Luani, eksperimentoni dhe tentoni që sa më shumë ta kënaqni njëri-tjetrin.
Do ta shihni, pas një kohe do të qoni dashuri si kurrë më parë. Ndani me partnerit fshehtësitë dhe imagjinatën seksuale duke e shtyrë të bisedojë rreth asaj që imagjinon. Provoni që t’ia përmbushni njëri-tjetrit ëndrrat seksuale.
Prekja e shëron edhe depresionin
Madje, vetëm pak ledhatim, si të duarve, ulë rrahjen e zemrës dhe zvogëlon hormonin e stresit – kortizolin. Mjaftojnë përqafimet dhe prekjet që në të tru të lirohet oksitocina, hormoni i afërsisë që njerëzit i bën të lumtur. Madje, disa psikiatër të njohur botërorë, prekjen dhe seksin e shohin si masë parandaluese kundër depresionit.

Keshilla
 

Attachments

  • ledhatimi-300x167.jpg
    ledhatimi-300x167.jpg
    15.5 KB · Shikime: 8
Titulli: Ledhatojeni partnerin, do ta ruani dashurinë

bobobo ... po kur s'ka floke... :( :p
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Ledhatojeni partnerin, do ta ruani dashurinë

bobobo ... po kur s'ka floke... :( :p

LOL po ka element te tjere pervec flokeve :P qafa,shpina,veshi :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back