Le ta bëjmë diferencën

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Le ta bëjmë diferencën

Edi Rama: Ndeshja me Serbinë është vendimtare për të bërë diferencën në fushën e lojës, në shkallët e stadiumit, e për të treguar se dimë ta respektojmë kundërshtarin.

Edi-Rama ........2.jpg

E Diel, 4 Tetor 2015 | 10:00


Kryeministri shqiptar Edi Rama mori pjesë të shtunën në ceremoninë e dhënies së titullit Doctor Honoris Causa, trajnerit të ekipit kombëtar të futbollit, Gianni De Biasi.

Kryeministri vlerësoi se “ndeshja me Serbinë është vendimtare për të bërë diferencën në fushën e lojës, për të bërë diferencën në shkallët e stadiumit dhe për të treguar se ne dimë të respektojmë kundërshtarin”.

Kryeministri Rama zgjodhi fjalët e kampionit të madh, Machael Jordan, për të filluar fjalën e tij në këtë ceremoni: ‘Kam humbur më shumë se 9 mijë gjuajtje në karrierën time. Kam humbur pothuajse 300 ndeshje. 26 herë më është besuar gjuajtja e fundit dhe e kam humbur. Kam dështuar me herë e me herë të tëra në jetën time dhe për këtë arsye kam pasur sukses’. – Këto janë fjalët e një kampioni të madh, Machael Jordan, që unë i zgjodha për të filluar këtë fjalë, sepse mu kujtuan pikërisht duke u menduar se çfarë mund të thosha për Gianni-n, i cili sot është në një kulm epik të karrierës tij, por që duke e njohur si dashamirës apo ndjekës i futbollit italian, karrierën e tij të mëparshme, për të ardhur deri këtu i është dashur të bëjë shumë beteja dhe të humbë shumë beteja”, tha Kryeministri Rama.

Shqipëria, vijoi kryeministri, është një vend që ka bukuri të rrallë natyrore, që ka një histori dinjitoze, po të marrim parasysh vogëlsinë e vet, por edhe sfidat e mëdha me të cilat shqiptarët janë përballur në shekuj, ka një kulturë të trashëguar brez pas brezi, por mbi të gjitha ka një histori përpjekjesh jashtëzakonisht të mundimshme për të mbijetuar.

“ثshtë një vend që ka njohur shumë luftëra që nuk i ka filluar asnjëherë vetë, ka njohur pushtime që nuk i ka dëshiruar asnjëherë dhe me të cilat asnjëherë nuk është pajtuar qetësisht, ka njohur regjime të vështira, madje edhe një diktaturë shumë të rëndë, por ka ditur vazhdimisht t’i mbijetojë sfidave më mbytëse dhe të rilindë”.


Duke e cilësuar futbollin një metaforë të mënyrës së të jetuarit të shqiptarëve, Rama tha se “ajo që mund ta karakterizojë bukur shqiptarin është fakti se edhe në të keqen më të madhe, edhe në momentin më të vështirë, edhe në humbjen më të thellë e ka jetuar me adrenalinë jetën e vet”.

“Do të vazhdoj me Machael Jordan, i cili thotë: “Ji i vërtetë ndaj lojës, në mënyrë që loja të jetë e vërtetë ndaj teje. Nëse lojës i bën hile, edhe loja do të të bëjë hile. Nëse në çdo lojë, ti përpiqesh të shkosh më tutje, patjetër që më tutje të presin gjëra të mira.”, tha Rama, ndërsa shtoi se “kjo është e vërtetë për lojën, por kjo është e vërtetë edhe për jetën”.

“Besoj që sot, më shumë sesa çdo gjë tjetër, ne jemi këtu për të kremtuar këtë të vërtetë. Të vërtetën e një kapiteni që mori në dorë një skuadër, të cilës në radhë të parë i mësoi që të jetë e vërtetë ndaj lojës dhe bëri të mundur që loja të jetë e vërtetë për skuadrën. E po ashtu i mësoi që të kërkojë çdo herë më shumë nga loja, në mënyrë që loja t’i japë çdo herë e më shumë skuadrës”, tha Rama.

Nëse sot ne kemi një skuadër kombëtare q ë na bën të gjithëve krenarë, vijoi më tej Kryeministri, “unë besoj që nuk është thjesht sepse ndryshe nga herë të tjera, kjo skuadër ka bërë rezultate të panjohura deri më sot, por sepse këto rezultate kanë ardhur si rrjedhojë e një filozofie të re, të të qenit skuadër dhe të të jetuarit të lojës në mënyrë të vërtetë”.

Kjo është kaq e vërtetë, tha Rama, saqë edhe kur rezultatet kanë munguar, apo kur jemi tradhtuar në pritshmërinë tonë në momentin e fundit, siç ndodhi në ndeshjen e fundit, përsëri, të gjithë së bashku pa asnjë hipokrizi i kemi qenë mirënjohës skuadrës. Kjo është një arritje e veçantë, e posaçme, speciale e trajnerit tonë, që ia ka përcjellë edhe publikut, këtë ndryshim të madh, që skuadra kombëtare mund të fitojë, mund të barazojë, mund të humbasë, por në çdo rast është e vërtetë me lojën dhe prandaj edhe loja është e vërtetë me të”, vijoi ai.

“Duke qenë se këtu u ftova si Kryeministër, por edhe si ish sportist dhe duke qenë se unë kam luajtur basketboll e jo futboll, do të vazhdoj t’i referohem Machael Jordan, sepse përsëri gjej një përputhje mes një fjalie të tij: “Duhet t’i pranosh gjërat me veten tënde, përpara sesa t’i bësh ato realitet”, tha Rama.

“Dhe filozofia ime e jetës, e Giannit, por dhe e imja në këtë rast, është që gjithmonë të përpiqem për të përmirësuar atë që varet nga vullneti im. Dhe Machael Jordan e plotëson këtë mendim, duke thënë: “Unë mund ta pranoj dështimin. Gjithkush dështon edhe më shumë se një herë, por ajo që unë nuk pranoj kurrë, është që të mos provoj suksesin.”, vijoi Kryeministri.

Rama vlerësoi se de Biasi ka bërë diferencën jo thjesht në fushën e futbollit, por ka bërë diferencën në shoqërinë tonë, duke na dhënë një provë të padiskutueshme që asgjë nuk është e pamundur aty ku ka një lider, at y ku ka një strategji dhe aty ku ka një skuadër.

“Në një letër të Gianni-t, kushtuar djemve të skuadrës kombëtare, ai shkruan: ‘Mund të jeni të parët që mund të kualifikoheni në një botëror në historinë e këtij kombi, të kombit tuaj, të kombit të baballarëve dhe nënave tuaja, një komb të cilin edhe unë kam filluar ta ndjej pjesë timen. Unë kam besim dhe jam aty me ju’. Por, nga ana tjetër, në prag të një ndeshjeje vendimtare, unë dua t’i rikthehem prapë bazës së filozofisë së Gianni de Biasit, që është se mund ta pranojmë dështimin, por nuk mund ta pranojmë kurrë, që të mos e provojmë deri në fund suksesin”, tha më tej Rama.


Ndeshja me Serbinë, vijoi Kryeministri, është padyshim vendimtare për t’u kualifikuar, por është vendimtare edhe për një arsye tjetër, për të bërë diferencën në fushën e lojës, për të bërë diferencën në shkallët e stadiumit.

“Për të bërë diferencën jo vetën në respekt të trajnerit dhe djemve në fushë, por edhe të atyre nënave dhe baballarëve që Gianni nuk harron t’ia kujtojë djemve të vet, të cilët meritojnë jo vetëm që djemtë të japin gjithçka në fushë, por edhe që të gjithë ata që do të ndjekin ndeshjen në shkallët e stadiumit të japin gjithçka, për të provuar se ne jemi ndryshe dhe se ne dimë të respektojmë jo vetëm lojtarët tanë, por dimë të respektojmë edhe kundërshtarin, se ne dimë të këndojmë himnin tonë, por dimë të respektojmë edhe himnin e kundërshtarit, se ne dimë të përballemi me të gjitha forcat tona, por dimë edhe sesi t’i bashkojmë forcat tona. Që pavarësisht rezultatit, nga çdo përballje të dalim dinjitozë, të dalim ashtu siç duan nënat, baballarët e këtij kombi dhe siç do të donin edhe etërit që dhanë edhe jetën e tyre për këtë komb. Një komb, rreth një kombëtareje, që mbetet dinjitoz në fitore, në barazim apo në humbje ”, tha ai.


politika net
 
Titulli: Le ta bëjmë diferencën

Sh mire ka folur Edi, le te bejme diferencen ... Nuk eshte e thene qe te respektosh armikun dhe ta pranosh ate , Por te tregosh profesionalizem dhe respekt ndaj vetes tende ne syrin e botes dhe te armikut, k'saj I thone te tregosh kulture dhe Jo injorance :)
 
Titulli: Le ta bëjmë diferencën

po cu be per pak 500 vjetesh turqi e nja 180 vjet serbi ... aman si buk e djath na eshte ber sidomos me keta turqit :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top