Lazarat, vëllai vret vëllain dhe fsheh krimin

vitk

Anëtar i Respektuar
Entela Bani | 05/03/2009 ]




GJIROKASTثR-Vëllai vret vëllain dhe fsheh krimin. Dhjetë ditë pas vdekjes së 35-vjeçarit, Adriatik Skënderi nga Lazarati policia ka mundur të vërtetojë se bëhej fjalë për një krim brenda familjes, dhe jo për një vetëvrasje. Sot kanë përfunduar në pranga të dyshuarit kryesorë për këtë vrasje, vëllai i viktimës dhe bashkëshortja e tij.
Ngjarja
Më datën 22 shkurt të këtij viti, 35-vjeçari Adriatik Skënderi nga fshati Lazarat humbi jetën, si pasojë e plagëve të rënda të shkaktuara me armë zjarri. Nga deklarimet e të pranishmëve në vendngjarje, të vëllezërve të tij, është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes në banesë në fshatin Lazarat dhe ka rezultuar se shtetasi Adriatik Skënderi, si pasojë e pijes alkoolike dhe gjendjes depresive, ka vrarë veten me armë zjarri.
Arrestimi
10 ditë më pas është vërtetuar se gjithçka ka rrjedhur ndryshe në familjen Skënderi. Dyshimet e uniformave blu janë konfirmuar vetëm dje, kur të gjitha faktet dhe provat e mbledhura si nga këqyrja e imtesishme e vendit të ngjarjes, kufomës dhe nga informacionet e marra në rrugë operative ka rezultuar se pikërisht vëllai i viktimës së bashku me bashkëshorten janë autorët e vrasjes. Drejtoria e Policisë e Qarkut Gjirokastër kanë bërë ndalimin e shtetasve Dritan Skënderi, 33 vjeç dhe bashkëshorten e tij Refike Gjini, 27 vjeç, të dy lindur dhe banues në fshatin Lazarat. Sipas policisë ka rezultuar se më datën 22 shkurt rreth orës 00.15, shtetasi Dritan Skënderi në bashkëpunim me bashkëshorten e tij shtetasen Refike Gjini, ka vrarë me armë zjarri, pas një konflikti për motive të dobëta në oborrin e shtëpisë së tyre në fshatin Lazarat, vëllain e tij shtetasin Adriatik Skënderi", ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Gentian Mullai.
Ndërkaq, është bërë e mundur edhe gjetja dhe sekuestrimi i armës me të cilin është kryer krimi, ndërsa dy bashkëshortët do të përballen me drejtësinë për veprën penale të "Vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim".

Redaktoi: R.Dedaj

K
 
Titulli: Lazarat, vëllai vret vëllain dhe fsheh krimin

sa pashe lazarat mendova per hashash po qenka krim ske ci ben njerezit jane te gjith mrapsh kohet e fundit menjen me vra e me pre e kane
 
Titulli: Lazarat, vëllai vret vëllain dhe fsheh krimin

vetem ne krahinat e thella ndodhin keto gjera.E dini pse?-sepse njerzit jane injorante te trash saqe humbin arsyen.TURP........LAZARATI
 
Titulli: Lazarat, vëllai vret vëllain dhe fsheh krimin

sa pashe lazarat mendova per hashash po qenka krim ske ci ben njerezit jane te gjith mrapsh kohet e fundit menjen me vra e me pre e kane

po per hashashin e ka vrare po per cfare tjeter ,por gazetaret tane gjysem lajme japin
 
Titulli: Lazarat, vëllai vret vëllain dhe fsheh krimin

Nuk jan mire njerzit nga ment e kokes.
 
Titulli: Lazarat, vëllai vret vëllain dhe fsheh krimin

Pse edhe keshtu paska :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top