Lazarat, ndalohen 8 autobote, do vadisnin hashashin

CoNNecT

Administrator
[FONT=&quot]GJIROKASTER- Një Aksion i policisë së Gjiroakstrës i koduar “Siguria e Jetës”, i mbështetur edhe nga forca të shumta të FNSH-së ka bërë të mundur bllokimin e 6 autobotëve me ujë që ishin nisur drejt Lazaratit, ujë cili përdoret për bimët narkotike. Ndërkohë informacionet më të fundit flasin se operacioni i bluve të Gjirokastrës vazhdon në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë në vendin e quajtur Kordhocë, dhe aktualisht janë ndaluar edhe 3 kamionçina të tjera të cilat ishin sajuar si bote me ujë dhe niseshin drejt Lazaratit. Në fakt operacioni ka nisur si një aksion i policisë për bllokimin e mjeteve pa targa dhe atyre që nuk kanë elementë të sigurisë.

Ndërkohe mësohet se janë të shumtë personat e ndaluar dhe arrestuar nga aksioni i sotëm fortunë i policisë së Gjirokastrës, një asksion i cili duket se do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Njëri prej të arrestuarve Oldian Proko, 21 vjeç nga Lazarati është ndaluar për armëmbajtje pa leje, ndërsa dyshohet se kryente shoqërimin e boteve me ujë deri në Lazarat. Ndërsa dy persona të tjerë nga Lazarati, Xhemal dhe Urim Mahmuti, babë e bir kanë kundërshtuar policinë gjatë ndalimit të kamionçinës së tyre, e cila ishte e sajuar si autobot për të transportuar ujë drejt parcelave me hashash të Lazaratit. Po ashtu policia e Gjirokastrës njofton se janë shoqëruar shumë persona të tjerë në komisiariat të cilët po merren në pytje për autobotet me ujë, ndërsa operacioni “Siguria e Jetës” pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.


(a.s-a.r/news24/Balkanweb)
[/FONT]
 
ja se me tetorin fillojn shirat
 
Shyqyr degjova diçka te bukur nga policia ishalla se lejn per gjys se keshtu e kan po ishalla vazhdojn ;)
 
Ca mostrash kto te policise! si smund te hyn dot ne lazarat! Me gjithse ku tle baba modh :p

P.s Conne zmalloi germat se na qerrove ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top