Lashtësia arvanitase përmes miteve dhe historisë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
LASHTثSIA ARVANITASE PثRMES MITEVE DHE HISTORISث.

1.-Arvanitas.jpg


1.-Arvanitesi-__lokotroni-udh_heq_s-i-revolucionit-p_r-pavar_si.jpg


1.-Ballina-e-botimit-t_-historianit-Tito-Johallas-Arvanitet-n_-More.jpg


Shumëkush që do lexojë këtë shkrim, janë tërë gjasat që të thotë se kësaj pyetjeje i është dhënë me kohë përgjigjja: janë emigrues! Të përshkruash njerëzit, të skicosh portrete njerëzore, bëhet më thjesht sesa të orvatesh të hysh në përshkrime historike. Ndonëse di se “rregulli” e kërkon të ndeshësh në paragjykime, pasi kam shfletuar për një kohë të gjatë shumë faqe shpjeguese, më shndërrohet në detyrë të shkruaj kur arrij të zbuloj një univers shqiptar,
kur vërej se në historinë e kombit tonë, në mugëtirën që e mbulon, spikasin zhvillime historikisht të mbetura në një mister ende të pandriçuar. Sa më i papërshkueshëm bëhet ky mister, aq më shumë e madhe bëhet tërheqja për të mësuar më tepër, ku veçoj, për të paktën tri të panjohura historike, të cilat, jo vetëm se përçapjet shpjeguese të deritanishme nuk të bindin, por krijojnë një rrjet pleksjesh edhe më të ndërlikuar, që s’marrin dot përgjigje, si:
origjina e banorëve shqipfolës në Greqi, të quajtur Arvanitas, janë emigrantë apo vendas të lashtë prej mijë vjetësh?; shndërrimi i emërtimit nga Arbanas në Shqiptarë, si ndodhi që ndryshuam emrin kombëtar, ku vazhdojnë të sundojnë shpjegime fare të paqarta, jo bindëse, pa mbështetje në burime dokumentare dhe ku ngecesh lehtë në baltë?; shndërrimi nga të krishterë në myslimanë, një mister shqiptar, ndërkohë që pushtimi otoman nuk e diktoi këtë te fqinjët grekë e serbë? Autori i këtij vëzhgimi po i lejon vetes një këndvështrim për të “panjohurën” e parë, arvanitasit, që mbase i tejkalon “kompetencat”, por besoj se ndihmon. Them “kompetencat”, sepse mendimi historik,
hapësira e shtjellimit të tij, për mua është e mbetet një qerthull i mbyllur në gjirin e pikëpamjeve vetjake të historianëve, brenda një universi, deritanishëm i kufizuar. I sjell në vëmendje qëmtimet, pa asnjë pretendim ta shtroj në rrafshin e studimit historik, i cili, natyrisht, mbetet detyrë e specialistëve të fushës për t’u gjetur një shpjegim.


1-2.-Hart_-e-vendosjes-s_-vendbanimeve-arvanitase-n_-Atik_-Pelopones-Eube-dhe-disa-ishuj-t_-tjer_-t_-Egjeut.-640x460.jpg


Hartë e vendosjes së vendbanimeve arvanitase në Atik, Pelopones, Eube dhe disa ishuj të tjerë të Egjeut
Në vitet ’90, kur Shqipëria u hap, një shoku im më solli fletëpalosjen e guidës në shërbim të turistëve që vizitonin qytetin e lashtë spartan të Olimpit, vendi ku zhvilloheshin lojërat e lashta olimpike. Fletëpalosjes shumëngjyrëshe, e prodhuar në letër-lustër, me lapustil të zi i ishte fshirë një rresht, e cila, në një pozicion të pjerrët me ndriçim, lexohej e shkruara në anglisht se “…rreth Olimpit banonte popullsi arvanite”.
Pse vallë, para eksodit të shqiptarëve në Greqi, grekët nuk i trembeshin këtij fakti, madje e publikonin, ndërsa më pas, kjo e dhënë sa sociale aq dhe historike, orvatej të fshihej? Lexuesi, “ky naiv i përhershëm i të gjitha kohërave”, siç ka shkruar Cvajg, beson në ato që lexon, i merr të mirëqena, madje, mbi bazën e studimit të përrallave në Serbi lindi një shkencë e tërë, për të vërtetuar burimin historik të legjendave të thurura në shekujt e fundit, e që ngulmonin drejtpërdrejt kundër autoktonisë së shqiptarëve në krahinën e Kosovës. Besoj se kështu ka ndodhur edhe me origjinën e pranisë së arvanitasve në tokat dhe ishujt e Egjeut. Një nuhatje jashtëzakonisht e hollë u zhvillua që nga gjysma e parë e shek.
19-të, e më pas, te historianët politikë grekë, të cilët, fillimisht me hamendje dhe më pas me prova dokumentare e hipoteza të ndërlikuara, përcaktuan në librat e tyre të historisë se këta banorë që flisnin shqip, qytetarë të shtetit grek, që thirreshin “arvanitas”, ishin emigrantë të ardhur, vendosur në Greqi gjatë fundit të Mesjetës nga shek. XIV e më pas. Më tej, disa prej tyre pranuan si mundësi edhe shek. XIII. Me këtë qëndrim ranë dakord shumë nga historianët europianë dhe, vite më pas, kjo pikëpamje u pranua gjerësisht, me pak përjashtime, edhe nga historianët shqiptarë.

Një mori e pafund argumentesh nga historianë e studiues, që ndeshin në kundërshti mes tyre
Pasi kisha shfletuar e mbajtur shënime për dhjetëra botime të historisë së arvanitasve, qëllimi im u bë vrojtimi i atyre pjesëve që sillnin kundërshti dhe që i gjykoja se do ishin të dobishme për t’i riparë, ndonëse më mbizotëronte mendimi se ishin konsumuar si tema dhe se origjina e mbështetur në emigracion tashmë ishte e familjarizuar. Nga sa kam vënë re, në këtë çështje, historiografia jonë ka luajtur dhe shënon një rol të dorës së dytë.

Botimet që flasin, për shkaqet jo vetëm të pranisë së shqipfolësve në territoret e sotme, por dhe të qenies si strukturë race mbizotëruese në popullatën e përfshirë brenda shtetit grek, janë të shumta. Pothuaj në të gjitha ato gjen edhe shpjegimet përkatëse, që përdoren si arsye ose argumente. Kam mundur të veçoj disa nga më kryesoret, të cilat hasen më shpesh:

• Ngritja e vendbanimeve me karakter ushtarak dhe lëvizja paqësore me krisobule dhe pëlqimin e perandorit, si rrjedhojë e rrallimit të ndjeshëm të popullsisë (Tito Johalla për vendosjen në Thesali).

• Zakonet që kanë shqiptarët për t’i shitur shërbimin e tyre të parit që shfaqet, nga rrjedh fatkeqësia që të mos bashkohen nën përkatësinë kombëtare (Pukëvil për praninë e arvanitasve në Greqi).

• Themelet e Perandorisë Bizantine në pragun e shek. XII-XIII, kishin filluar të tronditeshin nga sulmet e normanëve, serbëve, bullgarëve (I.Koçollari për faktorin e jashtëm që nxiti lëvizjen)

• Erdhën të ftuar nga Venediku (Tito Johalla për vendosjen në ishullin Eube, Hidra, Specia, Psara, Salaminë)

• …erdhën si bujq dhe për të mbrojtur ishullin (D.Paskalidis për vendosjen në ishujt Ciklade).

• Masa shqiptarësh u ftuan nga princa për të populluar vendin (D.Paskalidis për vendosjen në Peloponez)

• Tokat greke ishin shpopulluar krejtësisht (Falmerajeri për vendosjen e arvanitasve).

• …për të ulur revoltat e fiseve shqiptare në jug, i shpërngulën në More (E.اabej për vendosjen në Peloponez)

• Emigrimi drejt jugut, në zona ku shfryrja demografike e kohës (sidomos pas murtajës së vitit 1348) e bënte më të lehtë penetrimin e shqiptarëve (Paolo Petta te “Despotë të Epirit”)

• …duke ndjekur fillimisht itineraret e verimit të bagëtive…u vendosën fiset shqiptare në Thesali, në Epir e më pas në gjithë Greqinë, sidomos në Peloponez (Paolo Petta te “Despotë të Epirit”)

• Shqiptarët e nisur nga Epidamni…pushtuan Thesalinë (Leonik Halko Kondili)

• …u sollën për të nënshtruar vendin (I.J.Pulli për vendosjen në Peloponez)

q shqiptarë, të ikur nga vajenitija e Zenebishëve (G.Valentini, Acta Albania)

Siç shihet, arsyet e vendosjes së shqiptarëve në Greqi i përfshijnë të tri shkaqet emigratore, ato për shkaqe natyrore, epidemi e katastrofa; për shkaqe shoqërore, luftëra dhe destabilizim dhe për shkaqe ekonomike. I gjen kudo nëpër tekste. Gjithsesi, nuk janë ato arsyetimet që mbizotërojnë pikëpamjet. Mbi të gjitha sundon shpjegimi këmbëngulës i një shumice studiuesish dhe historianësh për “Shpërthimin demografik të shqiptarëve”, dhe “ekspansionin” e tyre, që mbizotëron në tekstet e historisë.

A janë emigrimet e arvanitasve “ekspansion” dhe “shpërthime demografike të arbërve”?

Si popull që na kanë ndjekur nga pas një mori fatkeqësish, ku mëton të spikasë veçanërisht pushtimi i gjatë turk; që vërshimi pushtues pesëshekullor turko-aziatik zhduku kronikat e pasuritë dokumentare historike; mungesa e shkrimit shqip, alfabetit dhe shkollës e që pasohet më tej me përpëlitjen deri në shek. 20-të të mungesës së arshivave e bibliotekave, lehtësisht preket njohja me mungesën e kronikave të historisë tonë, sa në Mesjetën e Hershme, aq dhe atë të Mesme. Mbetën vetëm legjendat, ku mbështeten jo pak interpretime. Për ne dhe trojet, ku jemi ngulur prej mijëra vjetësh, kanë shkruar të tjerët, sidomos fqinjët dhe i kanë shkruar ato me njëanshmëri, në përputhje me interesat nacionaliste të kombit që i përkasin. Te botimi “Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë”, deri në shek. VI të erës tonë, pragu i Mesjetës së Hershme, kronikat bizantine, e të tjera syresh, na sjellin të gjalla e me plot ilustrime dyndjet “barbare”, sllave, gote, avare.
Teksti mbyllet me kronikat e Zonaras për fundin e shek. VI, por që ai i ka shkruar në fund të shek. XI. Më tej, kronikat e fillimit mesjetar përshkruajë dyndjet dhe sulmet visigote e vikinge. Afërmendsh kuptohet se pse lëvizjet e mëdha të popujve ishin brendi e kronikave të kohës, sepse ato përfaqësonin ngjarje të mëdha, që shoqëroheshin jo rrallë me luftëra e mjerim, nuk ishin me natyrë paqësore dhe shndërroheshin në kriza politike e sociale.
Nëse do kishin ndodhur lëvizje të mëdha të popullsive arbërore, “ekspansion” apo “Shpërthime demografike”, siç i quajnë disa historianë, grekë dhe europianë, si A.Zakythinos, G.Stadmüller, A.Ducellier, kronikanët bizantinë do t’i shënonin ato në “Historitë” e tyre, por është e habitshme se, të paktën deri në botimet e deritanishme, nuk hasen kund në kronika lëvizje shpërthyese iliro-arbre, sikundër ndodh me lëvizjet e sllavëve serbë e bullgarë, gotëve e avarëve, të cilat i ndesh të shumta. Përpos kësaj, kjo gjetje historike ka një përputhje të çuditshme e ngjet si dy pika uji me qëndrimin mitoman serb mbi “shpërthimin demografik” të shqiptarëve “…ardhur nga bjeshkët”(?!), “…për të mbushur vakumin në Kosovën e paslargimit të serbëve” në fundin e shek XVII. Fqinjët tanë, agresivë dhe me oreks të pashterur pushtime trojesh, sa herë historiografët nacionalistë, të njëanshëm e politikë, nuk u kanë dhënë dot një përgjigje më besuese, në përputhje me interesat e tyre, pyetjes, “Pse shqiptarët ndodhen aty”, kanë përdorur “shpërthimet demografike” si gjetje dobiprurëse për tekstet e historisë së tyre. Nuk gjen sot fëmijë shkolle serb, që të të mos ta pohojë këtë “ekspansion shqiptar”.

Një nga studiuesit më të mirë të pranisë së shqipfolësve arvanitë në Greqi, pa mëdyshje, është Irakli Koçollari. Te botimi i tij, “Arvanitët”, studiuesi sjell plot të dhëna dokumentare që u përkasin periudhave të ndryshme për lëvizjen e arbërve drejt territoreve greke, madje arrin të provojë me dokumente të kancelarive të Bizantit, Venedikut dhe Aragonës, se një pjesë prej tyre janë të pranishëm aty që nga shek XI, pra, afërsisht në ekstrem të fillesës së përmendjes të paraardhësve tanë. Burimet historike nuk thonë asgjë, nuk e njohin ekzistencën e shqiptarëve (arbërve) para vitit 1000, ndonëse të ndodhur në vijën ndarëse gjuhësore dhe kulturore, midis greqishtes dhe latinishtes.

Këto të ashtuquajtura “Shpërthime demografike” të arbërorëve, shumica e historianëve i vendosim në shek. XIII dhe XIV. Merret me mend se, që të kishte shpërthim demografik, fenomeni shoqëror duhet të plotësonte kushtin paraprak të shtimit natyror, i cili, nga ana tjetër duhej të përmbushte kushtet sociale të mirëqenies dhe ekonomisë së begatë që krijonte teprica. Pa qenë e nevojshme të jesh një vëzhgues i hollë, mjafton të shqyrtosh shkarazi çka ngjarë në këta shekuj në trojet ku banonin arbrit? Të gjitha historitë e Ballkanit, në këtë periudhë, flasin për kolonizimin e gadishullit Ilirik nga bullgarët dhe serbët.
Nuk mungojnë në këta dy shekuj edhe pushtimet e bastisjet normane, venedikase, anzhuine. “Katrahurën njerëzore të quajtur histori e Ballkanit”, e quan këtë periudhë historiani Ferdinand Schevill, te botimi “Ballkani, historia dhe qytetërimi”. Janë të dokumentuara përmes kronikave fatkeqësitë e papërshkrueshme që sllavët i sollën popullatës arbërore në shek. XI-XIV. Ata shkatërruan çdo gjë, çdo qytet që u doli përpara, nga Shkupi, Prizreni, Leshtaku i Pollogut, Durrësi, Bylisi, Vlora e Apolonia, që i rrënoi në themel. H.I Pulli shkruan se “…në shek. XIV, bullgarët në tërheqje nga Durrësi, shkatërruan Arbërinë”.
Në Arbërinë bizantine, kronikat shënojnë në vitin 1261 se pushteti qendror bizantin nuk kishte flotë në Adriatik, pirateria lulëzonte dhe bregdeti i saj ishte i braktisur nga banorët për shkak të piraterisë katalane, që e kishin bërë bregdetin të pasigurt. Paolo Petta pikas gjithashtu se bregdeti ishte kthyer në moçalor, dhe me shkatërrimin e rrugës “Egnatia”, popullata në brendi të territorit, në mungesë totale të rrugëve ishte organizuar mbi baza fisnore dhe kryesisht në jetë barinjsh. Historiani teist, Zh.K.Faveirial, shkruan për këtë periudhë se, “…
pas tërmetit të vitit 1274, që rrënoi tërësisht Durrësin…ishte një goditje e perëndive. Bashkë me këtë metropol u përmbys përgjithmonë në Shqipëri sundimi bizantin. Kaq i dëmshëm, kaq i kobshëm për vendin. Megjithatë, do shohim se Durrësit dhe rrethinave të tij do t’i vërë flakën sundimi serb (1389). Si njëri dhe tjetri sundim do t’ia dorëzojnë sundimit otoman të shkreta. Bizanti ua la Shqipërinë turqve veçse rrënoja”. Sa më sipër, shërbejnë si prova të vendtakimit të kontradiktës, pasi nga njëra anë flitet për ekspansion dhe shpërthim demografik dhe nga ana tjetër kjo periudhë na sjell vetëm mjerimin e pranisë baritore dhe fshatarët raja.
b.g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top