Largohen nga puna, punonjëset femra ankesë ministrit: Vendimi u mor nga kolegu, jo ng

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rast i paprecedentë, shkresa pa vulë dhe pa miratimin e titullarit

Lorina Mixha

koco-glozheni-320x240.jpg


koco glozheni Java e kaluar ka qenë shumë e vështirë për rreth 15 punonjëse femra në spitalin universitar obstetrik gjinekologjik që mban emrin e mjekut të madh “Koço Gliozheni”.

Në këtë spital janë shkarkuar nga detyra si shefe, përgjegjëse apo drejtuese punonjëse të cilat kanë një përvojë të gjatë që shërbejnë në repartet kryesore të spitalit në një mënyrë jo institucionale.

Punonjëset e shkarkuara nga detyra dhe të lëna në detyra më të ulëta, të shqetësuara për çfarë ka ndodhur, i kanë drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, një ankesë të depozituar në Ministrinë e Shëndetësisë ku njoftojnë se kolegu i tyre, në cilësinë e shefit të njërit prej shërbimeve që ofron spitali universitar u ka komunikuar largimin nga detyra nëpërmjet një shkrese që firmosej vetëm nga ai, ku nuk kishte as vulë dhe as miratimin e titullarit të institucionit.

“Ky është një rast i paprecedentë, nuk mund të largohen punonjësit nga puna pa një shkresë, një dokument me firmë dhe vulë me autorizim të titullarit dhe pa pasur një shkak apo një motivacion të saktë. Nga ana tjetër, Kodi i Punës parashikon disa hallka para njoftimit të largimit nga detyra”, shkruajnë në ankesë punonjëset e larguara.

Ato i referojnë ministrit të Shëndetësisë se kjo situatë ka sjellë një atmosferë të vështirë në qendrën spitalore dhe një presion psikologjik për dhjetëra punonjës që iu shërbejnë çdo ditë qindra pacientëve.

Një tjetër shqetësim që ngrenë të larguarat është edhe fakti se nëse do të tolerohet një rast i tillë, ai do të jetë precedent për veprime të mëtejshme si në këtë institucion ashtu edhe në institucione të tjera, ku rregullin, vendimet dhe gjithçka tjetër e ka paracaktuar ligji, rregullorja e institucionit dhe Kodi i Punës. Një situatë e tillë, kur mjekë në cilësinë e shefit të njërit prej sektorëve të spitalit marrin vendime apriori dhe vendosin veton pa pasur tagrin dhe kompetencat që njeh rregullorja dhe ligji ka ndodhur edhe një vit më parë, por është zgjidhur po me ndërhyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe vërejtjet nga “lart”.

Sakaq, me nisjen e javës se re, punonjëset e larguara presin një reagim nga Ministria e Shëndetësisë por edhe shoqëria civile që mbron të drejtat e punonjësve, por edhe të drejtat e grave, pasi të larguarat janë të gjitha femra.

Qeveria “Rama” me nisjen e punës ka emëruar dhe vendosur në poste drejtuese të rëndësishme dhe më pak të rëndësishme femra të cilave u ka besuar përgjegjësi dhe angazhim.

Numri i femrave drejtuese nuk është i vogël në numër edhe në sektorin e Shëndetësisë, në sistemin parësor, dytësor apo edhe në spitale të nivelit terciar.

Sakaq, spitali universitar “Koço Gliozheni”, çdo vit është qendër referimi për qindra pacientë, jo vetëm nga Tirana por nga i gjithë vendi.

Pritet që këtë vit, në këtë qendër të finalizohet projekti i madh për kryerjen e fekondimit artificial edhe në shtet, për personat e siguruar. Sipas një interviste dhënë pak kohë më parë për gazetën “Shqip”, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, deklaroi se përllogaritjet e kostove dhe paketa për këtë shërbim do të jenë gati pas muajit maj të këtij viti.


g.shqip
 
Titulli: Largohen nga puna, punonjëset femra ankesë ministrit: Vendimi u mor nga kole

po ca ankohen te shkretat, jan ne privat te kap shah mat kur te doje shefi. Sa per levizjen e ka provuar nje vit me pare per te futur miqte e tij duke qene se "shteti" financion fekondimin artificial....imagjinoni sa lek do xhirojne aty brenda dhe sa "premtime" duhet te mbahen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top