Lapsi

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
pencil_paper.jpg


Djali shikonte gjyshen e tij i cila ishte duke shkruar një letër. Në një moment, ai e pyeti: "Je duke shkruar një histori që na ka ndodhur neve ose ndoshta konkretisht mua?".
Gjyshja e tij ndali shkrimin, buzëqeshi dhe i tha nipit: "ثshtë e vërtetë, unë jam duke shkruar diçka rreth teje Megjithatë, më e rëndësishme se fjalët, është lapsi me të cilën unë shkruaj , do doja ta perdorje ti kur te rritesh."
I intriguar, djali shikoi lapsin, pa gjetur asgjë të veçantë ne të. "Por ky është si çdo laps tjetër që unë kam parë në jetën time."
"E gjitha varet se si të duken gjërat. Ky laps ka pesë cilësi, nëse do i zoterosh keto, ti gjithmonë do të jesh një person qe jeton në paqe me botën."
-Cilësia e parë: Ti mund të bësh gjëra të mëdha, por ti nuk duhet të harrosh se ka një dorë udhëzuese në hapat e tua- Zoti. Keshtu e quajmë atë dorë. Ai gjithmonë na drejton sipas vullnetit të Tij
-Cilësia e dytë: Here pas here,duhet të ndalesh në shkrim dhe të përdorësh një mprehëse. Ky është një veprim që i shkakton pak vuajtje lapsit , por në fund të fundit, ajo qe është më e rendesishmja, është arsyeja sepse ti duhet te mesosh të durosh disa dhimbje qe te te ndihmojne te behesh një njeri i mirë.
-Cilësia e tretë: Lapsi na lejon të përdorim një gomë të fshijme gabimet apo sjelljet e keqija....Te korrigjosh nje gabim nuk eshte gje e keqe, te lejon te jesh në gjendje për të ruajtur rrugën e drejtësisë.
-Cilësia e katërt: Ajo që ka rëndësi me të vërtetë në një laps nuk është druri apo forma e jashtme, por brendesia e lapsit, e grafitit, gjithmonë kushtoji vëmendje asaj që ndodh brenda teje.
-Cilësia e pestë e nje lapsi: Ajo gjithmonë lë një shenjë, ne te njejten forme, çdo gjë që ti bën në jetë do të lërë një shenjë, kështu që të përpiqu të jesh i vetëdijshëm në çdo veprim tëndin.

Nga libri Sono come il fiume che scorre, Paulo Coelho
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top