Lamborghini hibrid qysh në vitin 2015

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Sipas pohimeve të drejtorit ekzekutiv të kompanisë Stephan Winkelmann, Lamborghini do të duhej që në të ardhmen e afërt, më saktësisht në vitin 2015, blerësve të tij potencialë t’u paraqes super-automjetin e parë hibrid të tij.

Siç pohon Winkelmann, disa projekte tanimë janë në punë e sipër në integrimin e elektromotorit të vogël në kombinim me motorin më të vogël me benzinë të cilët do të paraqiteshin në automjet.

Logjikisht, pritet zvogëlimi i shpenzimit të karburantit si dhe ndotje më e vogël e mjedisit, e siç e dini edhe vet super-automjetet janë ndër ndotësit më të mëdhenj. Megjithatë, për të mbajtur hapin me konkurrencën, edhe në Lamborghini po mendojnë seriozisht për zhvillimin e hibridit, të cilin mendojnë që në treg ta plasojnë në vitin 2015.

ثshtë interesante se gjatë vitit të njëjtë edhe Ferrari ka për qëllim të bëj të njëjtën gjë me modelin 599 i cili tanimë është në testime e sipër. Madje edhe prodhuesi Porsche është duke punuar në zhvillimin e hibridit në modelin 911, kështu që është e qartë se ka filluar të mendojnë “gjelbër” edhe në fushën e automjeteve luksoze dhe super-sportive.

Gjatë pesë viteve të ardhshme Lamborghini në zhvillimin e automjete hibride dhe zvogëlimin e gazrave të dëmshme planifikon të investojë 35 milionë euro, që është për t’u lavdëruar.
*telegrafi*
 
Back
Top