Lakuriqësia, kufiri mes sensuales dhe vulgares

PiNkY

Anëtar i Nderuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Pozimi nudo për revistën “Paper” i Kim Kardashian është absolutisht më i përfoluri. Sigurisht që edhe herë të tjera ne e kemi parë shoë girl-in amerikan në shfaqje nga më ekstravagantet dhe provokueset.

Edhe më herët ajo ka pozuar nudo, por dalja e fundit në këtë revistë e vuri Kimin në shënjestër të komenteve dhe postimeve tallëse. Foto të ndryshme të saja, të sjella në versione shumë qesharake, bënë një xhiro të rrufeshme në internet.

Artistë, personazhe të njohur dhe individë të ndryshëm, kanë marrë përsipër të parodizojnë foton lakuriq të Kimit dhe të të pasmeve të saj. Madje, edhe moderatorja e njohur amerikane, Ellen Degeneris, ka përgatitur një kartolinë urimi për festat e fundvitit, duke përdorur trupin lakuriq të Kim Kardashian.

اfarë i bëri njerëzit këtë herë kaq reagues? Mos vallë vulgariteti i teperuar, apo guximi për të qëndruar gjithmonë në qendër të vëmendjes? Jo me ndonjë talent specifik, por me format e të pasmeve të saj?

Nudizmi gjithmonë ka provokuar, pavarësisht formës së reagimeve. Të shumtë janë simpatizantët e këtyre pozimeve, por nuk janë pak as ata, që protestojnë kundër kësaj shfaqjeje të trupit femëror.

Shpesh, edhe ne i kemi sjellë në vëmendje për guximin dhe reagimet që kane ngjallur, nga Christina Aguileira, Rihanna, Scarlett Johansson, Miley Cirius, Paris Hilton, së fundmi Nicky Minaj dhe deri tek Iggy Azalea, me pozimet e tyre nudo dhe performancat ekstravagante.

Individë anekënd botës dhe në rrjete të ndryshme sociale kanë ndërmarrë edhe iniciativa për t’u thënë ndal sjelljeve të ashtuquajtura vulgare të artistëve. Me gjithë diskutimet dhe kritikat, ato arrijnë të kthehen në modele, ku edhe shumë artistë shqiptarë kanë guxuar t’i imitojnë.

Kërcimtarja e klubeve të natës, Donjeta Kosumi, e njohur si “Kallashi”, së fundmi ka publikuar foto shumë provokuese, afër në lakuriqësi. Motrat Istrefi, gjithashtu zgjedhin të shfaqen me të tilla ekzagjerimesh.

Këngëtarja Shkëndije Mujaj është e njohur për performancat e saj të ekzagjeruara dhe provokuese. Vildane Zeneli, Zajmina Vasjari e Bleona Qereti kanë pozuar dhe performuar nudo. Megjithatë, në Shqipëri, publiku duket se nuk është i ndarë në gjykime, pasi deri më sot asnjë lëvizje apo qëndrim nuk është mbajtur ndaj lakuriqësisë.


/ Top Channel /
 
Titulli: Lakuriqësia, kufiri mes sensuales dhe vulgares

Sinqerisht sinqerisht cfare mendoj ?
asigjo.

Mu sme prishin pun fare, le tbojn cfare te duan me trupin e tyre.
 
Titulli: Lakuriqësia, kufiri mes sensuales dhe vulgares

Sa jashte standartit jane me dimensionet, ekzagjerime qe te ndjellin vetem ndjenje keqtrajtimi ! Lol
 
Titulli: Lakuriqësia, kufiri mes sensuales dhe vulgares

Sdi ti ve kufirin por dallimin e ben me fotot vulgare te bleona qeretit
 
Titulli: Lakuriqësia, kufiri mes sensuales dhe vulgares

Kufiri o ke thana
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top