Arfenilla
Themelues i Forumit
Në shtetet me parregullsi të shumta gëlojnë ligjet. Aty ku ujku kërkon më shumë mjegull, aty ku juristët shquhen si të mirë vetëm si rrjedhojë e pranisë së dendur të kriminelëve të ndryshëm dhe aty ku vendi i njerëzve të drejtë gjendet në vertikalen më të ulët, aty edhe tringëllon anarkia e përthekuar me ligje të shumta. Përskaj këtij botëkuptimi të vërtetë, duhet edhe të pranohet se ligji është një sistem rregullash, parimesh e normash që njeriu përmes mosthyerjes së tyre, dëshmon respektimin e ligjit.
Ligji duhet respektuar, në mos të duhet me afsh, të paktën të mos shkilet. Ligji mund ta merrë edhe hijen e hijenave, atëherë kur të dehurit propozojnë ndonjë plotësim apo ndryshim të ligjit në vendet ku drejtësi presin të padrejtit dhe ata që janë të zhveshur prej çdo frike të Ligjvënësit absolut. Pikërisht edhe në këtë rast fillon t’i shfaqë bulëzat e para rravgimi i ligjit, ngase bie ndesh me natyrën e pastër të krijesës njerëzore.
Thuhet se kushtetuta e një shteti është mbi të gjithë dhe të gjithë janë të barabartë para saj. Po mirë, kush e shkroi vallë këtë kushtetutë, që kjo ta merituaka këtë mbiçmim? Padyshim se njeriu! Vallë, si u bëka që përpiluesi i një gjëje të jetë nën atë që përpilohet? Kjo është aftësia dhe dituria e kufizuar e njeriut. Edhe më keq bëhet kur kryeneçësia e tij të mos e pranojë se është me aftësi të kufizuar. Kështu kësaj krijese të nderuar i ndodhë, vetëm atëherë kur katërcipërisht mohon ligjin e Ligjvënësit të pagabuar, mbi të Cilin askush nuk qëndron dhe Atij që askush nuk i është i barabartë në asgjë.
Si rrjedhojë e kësaj mendësie të mbrapshtë dhe shumë të dëmshme, sot mund që vajza të jetë gjysmë lakuriqe në shkollë dhe sërish kjo mund të jetë e drejtë e saj, qoftë edhe nëse profesorët e drejtorët vrullshëm mund t’i zgurdullojnë dhe t’i “kënaqin” sytë e tyre të pangopur ndonjëherë me ligësira. Mund të jetë me sjellje të hijenave, sërish ajo është e drejtë e veçant e saj. Mund të jetë alkooliste e duhanthithëse, sërish është përzgjedhje e saj dhe se çdo ndërhyrje është ndërhyrje me pa të drejtë në jetën e saj vetjake. Mund të jetë prej atyre që djemtë e njomë e të thatë t’i ketë futur në sherr për shkak të anakronizmit të orarit të takimeve, sërish kjo mbetet e pa prekur, ngase është e drejtë e saj të bëjë ç’t’i kujtohet. Mund ta ketë vetëm një meritë për sa i përket mësimeve, ajo është nota e dobët dhe sërish ajo kalon vitin lehtas dhe ndihet e zgjuar, madje edhe e mirëpërgatitur edhe për fillimin e fakultetit.
Disa vajza sot vetëm një të drejtë nuk mund ta pandehin si të drejtë të veçant të tyre. Ajo është mbulesa, pikërisht ajo që duhej të ishte e paprekur, madje edhe prej prindërve për sa i përket ndonjë imponimit të dhunshëm. Mbulesa është e drejtë e saj e garantuar me ligjin e Zotit të Plotfuqishëm. Vallë është dikush kundër këtij ligji? Nëse po, atëherë ai ligj dhe ata ligjvënës mund të jenë çka t’i sillet vërdallë kokës, por njerëz të rregullave, të normave dhe të parimeve të shëndosha assesi, ndaj qoftë larg neve djalli me gjithë këtë perandori të ligjit, ngase thumbi i tyre qenka përkeqësimi dhe anarkia në truallin tonë dhe aspak mirëqenia e përgjithshme.
Përbindëshat e ligjit dhe ata të udhëheqjes me oaza dijesh, duan që vajzat tona të vijnë me kërthizë të zbuluar në shkollë, me këmbë të lëmuar, me gjuhë të llastuar, me buzë të skuqura, me flokë të shprishura, me sjellje të zhubravitura, me celular të mbushur me numra meshkujsh të martuar e të pamartuar, me pispillosje e me një mal prishjesh morale, ndërsa vetëm të mbuluara nuk i duan në vendin ku merret dija. Ata nuk i duan kështu, ngase janë të etur të shohin gjëra që nuk bën assesi të shihen!
Kjo është Kosova, ajo për të cilën u derdh shumë gjak e shumë djersë dhe me padëshirën dhe vullnetin e atyre aktorëve të kësaj paqeje, sado qoftë e brishtë, erdhi gurra e atyre që ngrohtësisht përqafuan frymëzimin dhe shijimin e epshit në gjëra të huaja alb.