Lajthitjet e check up-it të Beqes/ Analizat e nxjerin me diabet,por pacienti s’ka gje

Malsi

Anëtar i Nderuar
big_foto-qsut.jpg

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar sërish sot kryeministrin Rama për konçensionin e check up-it. Përmes një deklarate për mediat Basha e quan megavjedhje këtë konçension.

“Edi Rama ka hapur një front mashtrimesh dhe propagande boshe për shëndetësinë, në përpjekje për të mbuluar vjedhjen 338 milionë Euro dhe degradimin e plotë të spitaleve dhe të këtij shërbimi jetik. Fytyra e vërtetë e shëndetësisë sonë është e kundërta e dokrrave të tij.338 milionë Euro tendera, por a ka shqiptar që merr sot shërbim më të mirë shëndetësor? A ka sot më shumë ilace apo ilace më të mira në spitale? A ka kushte më të mira për shtrimin dhe shërbimin ndaj pacientëve?”, thotë Basha.

Më pas ai sjell shembujt e disa pacientëve, të cilët përmes check up-it qeveritar kanë rezultuar me diagnoza të ndryshme, por që realisht nuk janë të sëmurë.

“Mjafton një analizë e megavjedhjes me check-up për të dëshmuar shëndetësinë e Edi Ramës. Ku lekët merren, por analizat nuk bëhen fare ose bëhen sa për të kaluar rradhën. Si kjo këtu, ku qytetarja ka dalë me vlerën e proteinës 25, çka do të thotë se gruaja është në gjendje të rëndë dhe në shtratin e dializës. Ndërkohë, për fat të mirë, zonja gëzon shëndet të shkëlqyer, dhe si Dëshmitare e Jehovait ecën gjithë ditën në këmbë. Apo ky rasti tjetër ku check-up e nxjerr me diabet por analizat e privatit thonë se pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore”, thotë Basha.

Sipas kreut të opozitës të vetmit përfitues nga “reforma në shëndetësi“, janë Edi Rama, Ilir Beqa, Vilma, emigranti i Peruxhias me një punëtor, dhe një dorë tjetër oligarkësh dhe klientësh që po fusin në xhep paratë e shqiptarëve.

foto4.jpg

Foto1_0.jpg

Foto2_0.jpg

foto3.jpg


lapsi.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top