Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ky është neni ku Kosova paraqitet krahinë autonome në Kushtetutën e Serbisë, VV iu referua asaj

Screenshot_4.png



Vetëvendosje dërgoi në Gjykatën Kushtetuese dje ankesën e saj për dekretimin e presidentit Thaçi që ia bëri Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër.


Pjesa skandaloze e kësaj kërkese të VV-së, është se aty citohet, madje përdoret si referencë Kushtetuta e Serbisë, shkruan lajmi.net.
Foto
95329922_156758062534430_8877703237692555264_n.jpg E Kushtetuta, të cilës i është referuar partia e Kurtit, Kosovën e paraqet si pjesë të Serbisë, në nenin 182.
“Provincat autonome janë bashkësi territoriale autonome të përcaktuara me Kushtetutë, në të cilat qytetarët ushtrojnë të drejtën e autonomisë krahinore. Në Republikën e Serbisë, ekzistojnë Krahina Autonome e Vojvodinës dhe Provinca Autonome e Kosovës dhe Metohija. Autonomia thelbësore e krahinës autonome të Kosovës dhe Metohisë rregullohet me ligj të veçantë i cili do të miratohet në përputhje me procedurat e parashikuara për ndryshimin e Kushtetutës. Provinca të reja autonome mund të krijohen, dhe ato të krijuara tashmë mund të revokohen ose bashkohen pas procedurave të parashikuara për ndryshimin e Kushtetutës. Propozimi për krijimin e ri, ose revokimin ose bashkimin e provincave autonome ekzistuese vendoset nga qytetarët në një referendum, në përputhje me Ligjin. Territori i provincave autonome dhe kushtet nën të cilat mund të ndryshohen kufijtë midis provincave autonome rregullohen me ligj. Territori i provincave autonome nuk mund të ndryshohet pa pëlqimin e qytetarëve të tij të dhënë në një referendum, në përputhje me Ligjin”, thuhet saktësisht në nenin 182 të Kushtetutës së Serbisë.
Screenshot_3.png
Të plotë, versionin në gjuhën angleze, Kushtetutën e Serbisë dhe nenin e lartëpërmendur mund të lexoni duke klikuar këtu.
Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe juristi i njohur, Dastit Pallaska. Ky i fundit tha se një referencë e tillë, është skandaloze dhe e turpshme për Vetëvendosjen.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ndërkaq pritet të marrë sot vendim lidhur me kërkesën e VV-së për masë ndaj dekretit të presidentit Thaçi. Nëse një gjë e tillë vendoset në këtë formë, atëherë seanca e paraparë për nesër nuk do të mbahet. /Lajmi.net/
 

Attachments

  • Screenshot_4.png
    Screenshot_4.png
    718.1 KB · Shikime: 0
  • 95329922_156758062534430_8877703237692555264_n.jpg
    95329922_156758062534430_8877703237692555264_n.jpg
    42.5 KB · Shikime: 0
  • Screenshot_3.png
    Screenshot_3.png
    74.5 KB · Shikime: 0
  • Screenshot_4.png
    Screenshot_4.png
    718.1 KB · Shikime: 0
  • 95329922_156758062534430_8877703237692555264_n.jpg
    95329922_156758062534430_8877703237692555264_n.jpg
    42.5 KB · Shikime: 0
  • Screenshot_3.png
    Screenshot_3.png
    74.5 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back