KVV: Parregullsi në dhomat e fshehta dhe votime në grup

WxP

Staf në FV.AL
Kur vetëm 4 orë kanë kaluar nga fillimi i procesit, Koalicioni i Vëzhguesve vendorë ka publikuar shifrat e para të dala nga vëzhgimi dhe parregullsitë e evidentuara në qendra të ndryshme votimi në të gjithë vendin.


Sipas KVV-së, në orën 7 janë hapur 65 për qind e qendrave të votimit, ndërsa 94 për qind e vëzhguesve vërtetojnë se kanë qenë të pranishëm të 7 anëtarët e KZAZ në fillim të procesit. Gjithashtu, në 99 për qind të rasteve është vërejtur se janë kontrolluar kutitë e votimit në prezencë të 7 anëtarëve të komisionit


Ndër problemet e konstatuara nga KVV, kryesori është ai që i takon bojës matrikuluese, e cila është konstatuar se hiqet shpejt. Një tjetër problem i vënë re nga vëzhguesit është se anëtarët e komisionit nuk kanë informacion në lidhje me fletët e votimit që kanë nën administrim.


Në Lushnjë, një person ka votuar dhe është larguar nga qendra pa bojën timbruese.
Në Mallakastër, një qendër votimi është mbyllur për pak kohë për shkak të mosmarrëveshjeve të anëtarëve të komisionit.
Ka pasur parregullsi në disa nga dhomat e fshehta.
Një incident paksa i rëndë në Korçë ku është vërejtur votim në grup i disa personave më shumë se një herë.
Në Bushat, numri i serisë së fletës së votimit për kryetarin është i njëjtë me numrin e serisë së fletës së këshilltarit
Në Gradisht janë konstatuar shenja dalluese tek emri i kandidatit të Aleancës për Qytetarin, çka është konsideruar një orientim për votuesit
Në Libofshë, 3 të verbër janë shoqëruar disa herë nga persona të ndryshëm për të votuar
Gjithashtu, ka sinjale për materiale propagandistike në një qendër votimi në Elbasan.

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top