Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kuvendi pranon kthimin e borxhit Greqisë .

Kuvendi pranon kthimin e borxhit Greqisë
Ligjërohet njohja e detyrimit të vjetër prej 41 milionë dollarësh të marrë në ‘87-‘91
ARD KOLA
Ligjërisht, qeveria shqiptare duhet t‘i kthejë Greqisë një borxh prej rreth 41 milionë dollarësh. Komisionet parlamentare miratuan dje vendimin e qeverisë për riskedulimin e borxhit të vjetër, i cili është marrë në vitet 1987-1991. Edhe për këtë projektligj, deputetë të opozitës nuk kanë pranuar të marrin pjesë në votim, duke ia lënë në dorë mazhorancës. Miratimi i projektligjit vjen në një kohë kur Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, ka konfirmuar vizitën në Shqipërisë në datat 26-27 prill. Gjatë shqyrtimit të vendimit të qeverisë nuk ka pasur debate, si pasojë e mungesës së opozitës, duke krijuar terren të lirë për miratimin e kthimit të detyrimit të vjetër prej rreth 41 milionë dollarësh. "Shqip" publikoi fundjavën e kaluar me faksimile marrëveshjen e kthimit të borxhit, firmosur më 23 mars 2009, nga dy ministrat e Financave, për llogari të Organizatës së Sigurimit të Kredisë së Eksportit, të përfaqësuar nga Janis Pantelidis. Duke bashkangjitur dhe detyrimin tjetër, prej 7.2 milionë dollarësh, i miratuar në fundin e 2009-s, në total qeveria shqiptare ka njohur një borxh që shkon në rreth 50 milionë dollarë. Në relacionin që shoqëron projektligjin nuk jepen sqarime rreth shkakut të krijimit të borxhit, por mësohet vetëm se, pjesa dërrmuese e detyrimit është krijuar nga interesat e papaguara gjatë 17 viteve të tranzicionit. Detyrimi u njoh dhe u rishikua pas shumë negociatave të vështira që Komiteti i Bisedimit të Borxhit Qeveritar kreu me palën greke.

Marrëveshja


Vlera reale e huas është rreth 16.2 milionë dollarë, por duke shtuar edhe interesat, që me kalimin e viteve kanë rritur detyrimin, i gjithë borxhi shkon në 40 694 907 dollarë. Palët kanë rënë dakord që borxhin ta shlyejnë me 20 këste të barabarta 6-mujore, me një afat 10 vjet. I gjithë detyrimi do të shlyhet brenda vitit 2018, kurse në rast vonesash do të aplikohen penalitete që arrijnë deri në 13 për qind mbi shumën (2 për qind mbi normën e interesit). Tani që Kuvendit i Shqipërisë i kanë mbetur edhe dy ditë kohë nga miratimi i plotë i projektligjit, hyrja në fuqi mund të ndodhë në fund të muajit prill. Megjithatë, efektet financiare shtrihen që nga marsi 2009, kurse e gjithë shuma duhet të shlyhet brenda vitit 2018. Kostas Karamanlis do të ulet në Tiranë mesditën e datës 26 prill, direkt nga Sofja, në përfundim të vizitës dyditore në Bullgari me rastin e samitit "Gazi natyror për Evropën, siguria dhe bashkëpunimi".
link: Gazeta Shqip
 
Titulli: Kuvendi pranon kthimin e borxhit Greqisë .

Se kuptoj pse shteti shqiptar aktual nuk kap prej veshi prehren Ramiz Alia dhe ti kerkoj llogari per keto borxhe, por e lene te lirshem te bredhi rrugeve te Suedise me paret qe ka vjedhur nga arka e shtetit pa ju futur nje gjemb ne kembe???
:sharre:
 
Titulli: Kuvendi pranon kthimin e borxhit Greqisë .

Une nuk kuptoj pse eshte vonuar kaq shume pagesa e ketij borxhi?
Mos valle ekonomia shqiptare eshte sot me e fuqishme se dje? Nga 16 milione, te paguash 50 milione, kete nuk e ben as nje analfabet. Apo edhe ketu eshte luajtur politikisht si macja me miun?
 
Titulli: Kuvendi pranon kthimin e borxhit Greqisë .

Sikur te kishim zgjedhje dhe fushata cdo vit ???

Po opozita, pse hesht valle ?

Eshte shume politike e njohur zbrazja e buxhetit perpara se te lesh qeverine, per t'ua lene pasardhesve sa me te veshtire punen. Po kush humbet ne kete mes ?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back