Kuvendi degjeneron ne "qen e buçe" Poloka tenton te qelloj me grusht..

Guest2

Antarë i Respektuar
Debatet verbale mes opozitës dhe mazhorancës kanë përfunduar edhe ne një konflikt fizik mes tyre.

Deputeti demokrat, Edi Paloka ka tentuar të qëllojë me drushte deputetin socialist Erion Braçe në kohën që ky i fundit ishte duke folur nga foltorja e Kuvendit.

Braçe në kundërpërgjigje të deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha e ka akuzuar atë se lëshon fjalë në ajër duke i baltosur të gjithë, pa pasur asnjë provë e fakt.

Por gjatë kohës që Braçe fliste, nga grupi i opozitës dëgjoheshin ndërhyrjet e deputetit Arben Ristani, që i thotë Braçes, ‘kone’. Deputeti socialist i është përgjigjur me të njëjtën monedhë duke e quajtur ‘buçe’, por në valën e debatit nuk ka kursyer as Berishën, të cilin e ka quajtur ‘qeni i madh’.

Ky ka qenë momenti kur deputeti Edi Paloka i afrohet foltores dhe tenton të qëllojë me grushte deputetin socialist. ثshtë dashur ndërhyrja e Gardës për të normalizuar situatën. Ndërkohë, kryeparlamentari Meta ka ndërprerë seancën.

Dialogu fyes mes Braçes e Berishës

Braçe: Kush je ti mo që paske fituar të drejtën që me gjëra të pavërtetuara të vish këtu e të fyesh e të sulmosh e të pshtërosh. Ke 25 vite që bën këtë gjë. E ke bërë me këta të tutë, se po shoh njërin që qesh. Po buçe, po (Ristanit). Nuk ke lënë njeri pa përfolur nga këta të tutë këtu.

Berisha: Numëro, ke marr 1 milionë dollarë nga Kokoneshi.

Braçe: Do vish ta provosh në Gjykatë këtë.

Berisha: Prandaj kërcen ti tani! Prandaj leh aty!

Braçe: O Sali mos bëj si qen. Boll tani!

Meta: Do detyrohem të bëj pushim

Braçe: Ulu mo ulu, e di unë ca halli ke. Ulu mor, ulu po të them.

Berisha: Ti ke marrë para aty, ti je këlysh i vogël.

Braçe: Dëgjo more qen i madh dëgjo!

Gazeta shqip.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top