Kush janë 9 spinoff-et e Soros që krijojnë Partinë G99

Bilderberg

Anëtar i ri
Soros krijon Partinë G99 me Milva Ekonomin dhe Erjon Velinë

Milva Ekonomi autorja e spekulacionit Besa, themeluese e partisë së re

Mashtrimi, manipulimi, falsifikimi i dokumentacionit ligjor dhe financiar, si dhe çdo lloj mjeti tjetër për shmangien dhe shkeljen e ligjit është metoda bazë e ekzistencës së spinoff-eve të Soros në Shqipëri. Mbi këtë bazë është ngritur dhe funksionon edhe vetë spinoffi i Soros Grupimi Politik G99, një spinoff i ngritur nga njerëzit kryesor të njohur të Soros në Shqipëri: Milva Ekonomi, Remzi Lani, Delina Fico, Valdete Sala, Piro dhe Maklen Misha, Floran Pustina, Igli Totozani, apo njerëzit nivelit të dytë të Soros të inkuadruar të MJAFT si Klotilda Ferhati, Erion Veliaj, Arbjan Mazniku, Endri Fuga, Marinela Lika, Olta Xhaçka, Alken Myftiu, dhe njerëzit e nivelit të tretë të inkuadruar te spinoff-I Agenda i spinoffit MJAFT si Genci Kojdheli, Etjen Xhafaj, Gjergj Filipi, etj.
G99 është një emër i ri në një plan të vjetër i Rrjetit Mafioz Soros në Shqipëri. ثshtë nje emër i ri që e polli kriza e kushteve kontraktuale financiare të MJAFT me donatorët e huaj, dhe është një histori krejtësisht e ngjashme me megaskandalin e tre Besave të Soros, sepse është një praktikë “normale” e spekulacioneve të Soros.
Dhe në thelb të këtyre mekanizmave të MJAFTG99 qëndron si gjithmonë Milva Ekonomi, njeriu që ideoi dhe themeloi skemën e tre Besave në Shqipëri që në 1998, një skemë financiare kriminale për të grabitur paratë e shqiptarëve dhe për të rikrijuar institucionin e fajdesë në Shqipëri.
Ashtu si skema e fajdesë së tre Besave që synonte grabitjen e parave të shqiptarëve dhe pastrimin e origjinës së tyre publike, po ashtu edhe skema 9 vjeçare e krijimit të 9 Mjaftëve për të krijuar Partinë e Soros në Tiranë G99, në funksion të puçit sorosian Rama në krye të PSsë, loja më e fundit e Milva Ekonomit dhe Erion Velisë bazohet në të njëjtën metodologji:
Soros krijon disa programe, i kthen në OJF-spinoff, i prezanton si të pavarura, ato krijojnë organizata të tjera bija me emra të njëjtë apo të ndryshëm me të njëjtët rrogëtarë të Soros, përvetësojnë asete publike, thithin fondet e ndërkombëtarëve për luftën kundër varfërisë dhe zhvillimin e demokracisë, godasin dhe shkretojnë shoqërinë civile dhe kundërshtarët apo konkurentët, duke përdorur median sorosiane, korruptojnë zyrtarë të huaj, dhe në fund në emër të idealeve të mëdha mbyllin ciklin e kapjes së shtetit duke e vënë në funksion të mbrojtjes së interesave financiare të Soros dhe spekulacioneve të tij financiare kriminale.
Sot, në 31 Janar 2009, 9 Mjaftët e krijuara nga Soros konkludojnë në “themelimin” e G99! Partia G99 ishte planifikuar të krijohej 50 ditë para zgjedhjeve në mënyrë që deri në atë kohë të thithte miliona euro nga ndërkombëtarët nëpërmjet Lëvizjes MJAFT dhe spinoffet e tjera të tyre, në shmangie dhe shkelje të plotë të ligjit për partitë politike. Ky plan u prish nga skandali që plasi Gazeta Sot 3 muaj më parë kur u vërtetua paligjshmëria e Grupimit Politik G99. Siç ka publikuar Gazeta Sot, formacioni politik i Soros i përfaqësuar ashtu si edhe MJAFTثT nga Milva Ekonomi dhe Erjon Velia, ishte regjistruar në Gjykatën e Tiranës në formën e një OJFje në mënyrë që t’i shmangej kërkesave të ligjit për partitë politike ku ndër nevojat kryesore të shmangies dhe shkeljes së ligjit ishte pikërisht detyrimi i mosfinancimit të partive politike nga jashtë Shqipërisë dhe shmangies së auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Motivi kryesor i Milva Ekonomit dhe Erion Velisë për të mosdeklaruar burimin e çerek milioni euro të shpenzimeve G99 ishte pikërisht skema e manipulimit të fondeve të donatorëve ndërkombëtarë për të ndihmuar shoqërinë civile në Shqipëri të cilat Veliaj dhe Ekonomi i kanalizuan nëpërmjet kontrollit të numrave bankar të 7 mjaftëve të krijuara nga Soros si dhe nga burimet mbështetëse të direkte dhe indirekte të Soros.


Kush janë 9 spinoff-et e Soros që krijojnë Partinë G99:

1991. Spin-off i Parë: Fondacioni Soros Tiranë, i përfaqësuar nga Milva Ekonomi, Remzi Lani, Valdete Sala, Piro Misha, Delina Fico, اapajev Gjokutaj
2000. Spin-off i Dytë: Shoqata Kombëtare e Debatit, spinoff i Soros që në 1997, themelues i lëvizjes Mjaft, i përfaqësuar nga Arbjan Mazniku, Marinela Lika, Endri Fuga, Floran Pustina, Valdete Sala. Ky spinoff është burim i rëndësishëm financimit të G99 për shkollat e verës
2000. Spin-off i Tretë: Balkan Youth Link, themelues i Lëvizjes MJAFT, bashkëthemeluar nga Erjon Velia, me qendër në Beograd, numri i llogarisë së saj në SHBA kontrollohet nga Erjon Veliaj për kalimin e fondeve nga njëri spin-off tek tjetri.
2002. Spin-off i Katërt: Instituti i Lidershipit Rinor, themelues i Lëvizjes MJAFT, përfaqsuar nga Erjon Velia, Endri Fuga, Denis Behluli spinoff i Soros për të shëndoshur financat personale të familjes Veliaj dhe Mazniku.
2004. Spin-off i Pestë: Fondacioni i paligjshëm MJAFT i krijuar nga spinoff-et e mësipërme, ka zhdukur paratë e ndërkombëtarëve duke dhënë kredi pa liçensë sipas modelit të Fondacionit BESA, i themeluar nga Erion Velia dhe Endri Fuga, burim për 4 bizneset familjare të Velisë, Maznikut dhe Fugës.
2005. Spin-off i Gjashtë: Fshati Urban, themeluar nga Arbër Veliaj, vëllai i Erjon Velisë me qëllim për të kryer biznes të paligjshëm me kompani duhani, kompani bastesh, etj dhe për të falsifikuar faturat e MJAFT.
2006. Spin-off i Shtatë: Qëndra MJAFT, themeluar nga Milva Ekonomi, Alken Myftiu, Klotilda Ferhati, Erjon Veliaj, Arbjan Mazniku, Marinela Lika, Endri Fuga, Holta Xhaçka,
2006. Spin-off i Tetë: Instituti Agenda themeluar nga Milva Ekonomi, Arbjan Mazniku, Marinela Lika, Gjergj Filipi, Genci Kojdheli, Ajola Xoxe, Erjon Veliaj
2008. Spin-off i Nëntë: Shoqata G99 – themeluar nga 8 spinoff-et e mësipërme

Paligjshmëria e transformimit të Shoqatws G99 nw Partinë Politike G99:

Paligjshmëria e krijimit të Partisë Politike G99 është sa ligjore aq edhe parimore. Sipas ligjit shqiptar të OJFve, është e pamundur që një OJF të transformohet në një parti politike. Sipas nenit 42 dhe 43, një OJF nuk ka hapësirë ligjore për t’u transformuar në një parti politike. Ndërkohë që veprimi likuidues i pasurisë dhe aseteve të një OJFje në çastin që shpërndahet (në këtë rast shoqata G99 duhet të shpërndahet meqë krijohet Partia G99) e bën të pamundur kalimin pasuror në favor të partisë politike G99.
Kështu shoqata G99, është e detyruar që ç’kanë mbetur nga të gjitha paratë dhe asetet e dhuruara nga ndërkombëtarët për spinoff-et e mësipërme që janë transferuar në mënyë të paligjshme nga Lëvizja MJAFT, të kthehen në origjinë.
Sipas ligjit partia G99 duhet të fillojë çdo veprim financiar nga e para dhe nuk mund të trashëgojë asnjë pronë të Lëvizjes MJAFT të përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga shoaata G99 nëpërmjet kontrollit të vulës nga Erjon Veliaj. Por pavarësisht pamundësisë ligjore që Partia G99 të trashëgojë kapitalet e G99 (përfshirë edhe “kuotizacionet” e mbledhura deri më tani nga 99 “aksionerët” e Velisë), dihet se Partia G99 sot kontrollon shumë burime financiare. Sot Veliaj si krahu i djathtë i Ramës, është bërë “mik” me të gjithë biznesmenët e mëdhenj që bëjnë pallate apo kanë interesa pranë Kryetarit Rama dhe ushtari i mirë politik Veliaj i ka të gjitha premisat e një ”sekseri të mirë Veliaj”, kështu që edhe burimet financiare tashmë nuk mungojnë sipas parimit: “japim sot që të bëjmë tendera të paligjshëm sot dhe nesër”.
Ndërkohë mësohet se Milva Ekonomi si ekzekutuesja e skemës së fajdesë së Soros me tre Besat është në krizë reale këto ditë si pasojë e diskreditimit të vperimtarisë së financiare kriminale të Soros dhe po përpiqet që të përdorë ushtarin dhe sekserin e mirë Veliaj si mbrojtës të skemës Besa pasi edhe ai është implikuar familjarisht në skemat e dhënies së kredive pa liçensë.

Ja pjesë nga ligji për Partitë Politike që tregojnë paligjshmërinë Veliaj

LIGJ Nr. 8580, datë 17.2.2000 PثR PARTITث POLITIKE

Neni 7
Ndalohet regjistrimi i një partie në rastet kur:
c) partia është krijuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;

Neni 9
Deri në datën e regjistrimit, themeluesit e partisë mund të kryejnë veprime që janë të nevojshme për organizimin e saj, siç janë, sidomos,thirrja e zhvillimi i mbledhjes së themeluesve dhe zgjedhja e organeve drejtuese, por nuk mund të kryejnë veprimtari si parti politike.

Neni 10
Kërkesa për regjistrimin e një partie politike duhet të nënshkruhet nga jo më pak se 500 shtetas shqiptarë, anëtarë themelues të saj, me vendbanim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë.

Neni 11
Në dokumentet për regjistrimin e partisë politike, përcaktohen:
ç) burimet e financimit.

Neni 17
Burimet financiare dhe materiale të partive politike përbëhen nga:
b) çdo pasuri e fituar në mënyrë të ligjshme;

Neni 20
Ndalohet krijimi i personave juridikë tregtarë e jotregtarë, që ushtrojnë veprimtari me qëllim fitimi, nga partitë politike apo nëpërmjet të tretëve.
Partitë politike mund t’i përdorin pasuritë e mjediset e tyre për veprimtari ekonomiko-shoqërore të karakterit të botimeve, shtypshkrimeve, shërbimeve apo dhënies me qera, sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 23
Kontrolli i Lartë i Shtetit është organi kompetent i ngarkuar me funksionin e kontrollit financiar mbi partitë. Ky kontroll nuk do të kufizohet vetëm në pjesën e buxhetit të partive që sigurohen nga fondet publike, por do të mbulojë edhe dhuratat dhe ndihmat e përfituara në rrugë të tjera. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka të drejtë të ushtrojë kontroll financiar mbi partitë politike para dhe pas fushatave elektorale.

Skema e krijimit të spionffeve sorosian dhe aktivizimi i Edi Ramës si përfaqësuesi politik

George Soros është shpikësi i modelit të spinoffëve në bursën e ثallstreett, një instrument i lindjes dhe zhdukjes së subjekteve të tipit of-shore të cilat Soros i ka përdorur për të ngritur gracka spekulative në lojën e tij të “vjedhjes” legale të parave të të tjerëve. Pas një suksesi spektakolar, për të cilat janë shkruar edhe libra në përdorimin e spinoffëve, Soros në mes të viteve 90 filloi të aplikojë lojën e spinoffëve edhe në rrjetin e fondacioneve të veta të shtrira kryesisht në Europën Lindore. Spinoff-et e shoqërisë civile janë organizata jo-qeveritare apo jo-fitimprurëse që krijohen nga zyrat e Soros dhe shfaqen në publik sikur janë të pavarura pavarësisht dokumentacionit të drejtpërdrejtë apo të fshehur të pronësisë në aktin e themelimit. Sipas modelit të Soros, organizatat spinoff janë organizata që themelohen dukshëm apo fshehur nga Soros, por në publik shfaqen si organizata të pavarura. Këto organizata bija të fondacioneve lokale Soros, kanë të gjitha një karakteristikë të përbashkët: nuk mund ta tradhtojnë kurrë themeluesin dhe janë bij që nuk plangprishen dot, për arsye jo thjesht të dokumentacionit por se janë “të besueshme”. Që të jesh pjesë e spinoffit duhet të kesh të ngjashme “10 cilësitë e komunistit”, pasi edhe personazhet që janë rekrutuar nga SOROS vijnë nga majat e organizatave bazë të Partisë së Punës. Personazhet që bëhen të besueshëm për t’ju dhënë e drejta për të administruar një spinoff sorosian, duhet të arrijnë që të bëjnë një figurë të mirë përballë hierarkisë vertikale të Soros që nga ekzekutivi nacional, ai rajonal (Budapest), ai në Londër (që e drejton Princesha e Hollandës Von Miss) e deri në zyrat e Neë York ku ndodhen zyrat e OSI (Instituti i Shoqërisë së Hapur) që ndodhet disa kate nën një ndër korporatat më famëkeqe në botë, Soros Management Fund. Mund të ndodhë që vetë George Soros të dëgjojë për këtë personazh por ndonjë “fatlum” mund të ketë dhe fatin të takohet me vetë “Themeluesin”. Mund të ndodhë që edhe të bëhet mik por ky është rast unik. Në Shqipëri këtë fat e kanë pasur dy vetë: Edi Rama dhe Milva Ekonomi. i pari u bë mik në 1996, si pasojë e ironisë dhe më pas humorit që shkëmbyen kur dy personazhet po hanin supë në një drekë pune në një hotel luksoz të Budapestit (Soros po prezantohej me Bordin e Fondaconit të tij në Shqipëri) dhe tjetra në rrethana të paqarta por vetëm kur demonstroi një sukses të paparë për të inkasuar midis dy krizave të ‘97 dhe ‘99 në xhepat e George Soros mbi 100 milionë dollarë të destinuara për Shqipërinë nga komuniteti ndërkombëtar por edhe nga buxheti i shtetit shqiptar. Këta të dy kanë qenë dy personazhet më të afërt të Soros në Shqipëri i cili vjen vazhdimisht këtu (më shumë se në çdo vend tjetër Ballkanik) sepse edhe ka fituar më shumë këtu se kudo tjetër.
 
Titulli: Kush janë 9 spinoff-et e Soros që krijojnë Partinë G99

Pesha: Veliaj një krijese e shëmtuar mediatike

7 mars 2009

Deklarate nga Besjan Pesha Zv..Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së

Ndihem shumë i turpëruar sot nga aktiviteti i kohëve të fundit të ish kolegut tim, ish drejtorit të Mjaft Erion Veliaj. Erioni pasi ka shkelur e shitur të gjitha idealet dhe parimet që ne të tjerët ngritëm gjatë drejtimit të Lëvizjes Mjaft, është shndërruar në një krijesë të shëmtuar mediatike që sa herë del tremb të rinjtë shqiptare e i mban ata larg politikës duke u kallur datën me idenë se do u duhet të kthehen dhe ata në objekte njëpërdorimshme e veglave të politikanëve shqiptarë.
Ky leifenist i kohëve moderne sot na nxori mallin e të shtunave komuniste ku sigurisht nuk mund të mungonte fletërrufeja e radhës. Ndjej mëshirë për Erionin që është kthyer në një kone grindavece që vërtitet këmbëve të Edi Ramës, por jam shumë i zëmëruar me faktin se miliona euro të donatorëve të huaj dje po përdoren sot për të mbrojtur lakuriqësinë politike dhe morale të Edi Ramës dhe kones së tij.
Roli që ka marrë përsipër të luajë Erioni ja kalon dhe Ylli Pangos për imoralitet.
Dua t’ju kujtoj shqiptarëve se Erioni and Co” nuk përfaqësojnë aspak rininë shqiptare. Shqipëria ka sot të rinj të aftë, të mirë shkolluar e plot me ide të cilët punojnë çdo ditë për të dhënë zgjidhje problemeve të vendit. Ndieni mëshirë për Erionin. Nesër që është e diel do të ndez një qiri në kishë për shpirtin e shitur të Erionit.
 
Titulli: Kush janë 9 spinoff-et e Soros që krijojnë Partinë G99

Lobi serb në Amerikë: Zoti na e ruajtë Erion Velinë
3 shkurt 2009

Si u përdor shkrimi i Veliaj kundër ardhjes së Bush në Shqipëri nga opinionistët proserb

Skandali i shkrimit të Veliaj në HUFFINGTON POST (USA), i shërbeu çuditërisht për një kohë jo të shkurtër lobeve serbe kundër pavarësisë së Kosovës për të argumentuar se bombardimet amerikane në ish-Jugosllavi erdhën si pasojë e trafikut ilegal të armëve nga Shqipëria në Kosovë dhe jo si pasojë e gjenocidit serb atje. ثshtë një rast flagrant por edhe unik që i vetmi emër shqiptari që përmendet nga lobet serbe dhe greke si referencë është “intelektuali i ri” Erion Veliaj.

Veliaj duke u bërë një zë unik shqiptar që u shpreh haptas kundër mikpritjes dhe përzemërsisë shqiptare ndaj ardhjes së Presidentit Xhorxh ث. Bush në Shqipëri, bëri jehonë të madhe në të gjitha qarqet antishqiptare në median ndërkombëtare. Jehona e shkrimit të Velisë bashkë me historinë e shpikur të orës që detyroi edhe Shtëpinë e Bardhë të bënte përgënjeshtrimin, përfshiu të gjithë ata që u acaruan nga mikpritja e shqiptarëve.

Shkrimi i Velisë antishqiptar dhe AntiBush në median antishqiptare HUFFINGTON POST (USA) të drejtuar nga grekja Arianna Stassinopoulos Huffington, e njohur në Amerikë për armiqësinë e saj nga Klintonëve për hir të bombardimeve në ish-Jugosllavi për çlirimin e Kosovës, mbetet si i vetmi kontribut i vyer i përdorur nga media proserbe dhe nga institucioni më i famshëm serb antishqiptar në Amerikë, Këshilli për Mbrojtjen e Kosovës (The American Council for Kosovo). Sipas faqes zyrtare:
“Këshilli për Mbrojtjen e Kosovës është një organizatë jofitimprurëse e përkushtar shpjegimit të amerikanëve që të kuptojnë të ardhmen e Provincës Serbe të Kosovës dhe Metohisë.
Misioni i Këshillit është të promovojë informacione dhe analiza rreth Kosovës drejtuar:
- zyrtarëve të Ekzekutivit dhe Legjislativit të Qeverisë së Bhteteve të Bashkuara
- subjekteve të thinj tank-ut, medias, OJQve, organizatave religjioze dhe të advokacisë
- si dhe publikut në përgjithësi.
Në mënyrë të veçantë, Këshilli do të gjenerojë aktivitete edukative nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese amerikane për të shpjeguar se pavarësia e Kosovës është një shkëputje me forcë dhe e paligjshme e komunitetit ndërkombëtar e cila është në dëm të interesave amerikane dhe sigurisë evropiane dhe globale.”
Në faqen zyrtare të këtij Këshilli American Council for Kosovo, Erion Veliaj është i vetmi shqiptar që promovohet dhe për të drejtohet një lutje nga editorja më e rëndësishme Julia Gorin “që Zoti t’a mbrojë Velinë dhe grupin e tij”, referenca ndaj të cilit është pikërisht shkrimi i tij në HUFFINGTON POST (USA) me titullin proverbial tashmë: “ثashingtoni nuk duhet të gënjehet nga pritja euforike e shqiptarëve që i bën Presidentit Bush”. Në fakt titulli i Velisë në një shqipërim të pastër do të ishte: ثashingtoni nuk duhet të marrë kot (budallallepset) nga pritja euforike e shqiptarëve”

Të bën përshtypje që personi kryesor që ka amplifikuar dhe ka marrë referenca të plota nga shkrimi i Velisë është një nga drejtueset kryesore të Këshillit për Mbrojtjen e Kosovës, antishqiptarja më e njohur në Amerikë: Julia Gorin. Julia Gorin është e njohur në median amerikane si kritikja e njohur e Klintonëve me librin e saj kundër çiftit Klinton “KLINTONIZMI”. Ky person me origjinë ebreo ruse është një person subversiv kundër politikës së jashtme amerikane në Evropën Lindore dhe në mënyrë të veçantë në ish-Jugosllavi, dhe i përket krahut ekstrem antimysliman dhe antikatolik. Shkrimet e saj në median amerikane janë bërë të njohura në rastin e Ballkanit për amplifikimin e historisë surreale me trafik organesh, xhihad islamik kundër ortodoksëve serb dhe sidomos për gjenocidin e shqiptarëve kundër serbëve me kriminelët Thaçi e Haradinaj. Pikërisht kjo grua me një botëkuptim të thellë racist antishqiptar i lutet Zotit të mbrojë Velinë dhe grupin e tij sepse po bëjnë një punë shumë të rëndësishme në Shqipëri.

Në shkrimin e saj të famshëm në median amerikane (American Thinker: Ending the Balkan Quagmire at American Thinker dhe e publikuar në faqen e Këshillit për Mbrojtjen e Kosovës American Council for Kosovo - Islamic Terror in Kosovo per “Kënetën Ballkanike” siç e quan ajo situatën në Ballkanin e dominuar nga mafia dhe kriminelët shqiptarë të mbështetur nga ثashingtoni për faj të Klintonëve dhe Bush, Julia Gorin citon gati të plotë të gjithë shkrimin e Erion Velisë duke u ndalur në mënyrë të veçantë sidomos në pjesën kur Veliaj na kujton se ne shqiptarët nuk duhet të eksportojmë regjimin tonë autokratik të Berishës. Sipas Julia Gorin: “Veliaj mbështetës i pavarësisë së Kosovës si çdo shqiptar tjetër në planet, pyet në komentin e tij që tashmë është një sllogan: “A duhet ne në Shqipëri të rregullojmë gjërat brenda, para se të përpiqemi të eksportojmë regjimin tonë gjithandej?”

Julia Gorin përdor pikërisht këtë argument të Velisë në përgjigjen që ai i dha krikës shqiptare online në 2007, për të nxjerrë pikërisht nektarin proverb nga shkrimi i Velisë: pavarësia e Kosovës është e gabuar pasi aty do të eksportohet regjimi autokratik alla Chavez i Berishës!

Në fakt shkrimi i Velisë shtë publikuar në shumë faqe proserbe si një model i opinionit të pavarur të një intelektuali shqiptar i cili ka guximin të dalë mbi të vërtetën zyrtare dhe paraqet një opinion të pavarur të shqiptarëve ndaj politikës amerikane në rajon.

Faqja më e rëndësishme e lobit serb në Amerikë serbiana.com (Ioannis Michaletos » Blog Archive » Washington Shouldnأ¢â‚¬â„¢t be Fooled by Albaniaأ¢â‚¬â„¢s Euphoric Welcome of President Bush) me redaksi në Michigam është nj faqe e hapur në Amerikë në mënyrë të posaçme nga serbët pas ndërhyrjes amerikane në Kosovë në 1999. Sipas kësaj faqeje, “serbiana.com është një ëebsite i medias dhe lajmeve të pavarura që i dedikohet studimeve dhe analizave të shtypit për Ballkanin.” Serbiana.com është faqja kryesore e lobit serb në SHBA

Në këtë faqe shkrimi i Velisë është publikuar i plotë dhe është i vetmi shkrim me autor shqiptar.
Por vetë Julia Gorin e ka publikuar shkrimin e Velisë si dhe reagimin e tij ndaj kritikës që shpërtheu online në Amerikë kundër shkrimit të tij nga studentët shqiptarë atje pasi ishin të vetmit që u njohën me këtë fakt që në 2007.

Lutjet e Julia Gorin drejtuar Zotit për të mbrojtur Velinë dhe grupin e tij që po bën një punë të rëndësishme në Shqipëri ngrejnë pyetjen se çfarë pune të rëndësishme që iu pëlqeka serbëve dhe proserbëve kundër pavarësisë së Kosovës bën Veliaj me grupin e vet? Ka lidhje kjo me historinë e Erion Velisë me organizatën e tij të parë Balkan Youth Link zyra kryesore e të cilës ishte në Beograd në 2001? Në fakt “puna e rëndësishme” e Velisë në sytë e lobit serb në SHBA lexohet qartas në shkrimin e Velisë në HUFFINGTON POST (USA) të drejtuar nga grekja Arianna Stassinopoulos Huffington.

Në çdo rresht të këtij shkrimi ka paragrafë të plotë që çdo analist serb apo antishqiptar tjetër mund t’i marrë dhe t’i përdorë për qëllimet e veta si referencë nga Shqipëria pasi tashmë Veliaj është “njeriu i tyre në Shqipëri”. Shkrimi i famshëm i Velisë godet ardhjen e Bush dhe pritjen “euforike” të shqiptarëve servilë që po gënjejnë Amerikën, godet politikën e bombardimeve të Klinton në ish-Jugosllavi i cili duket se është fajtori nr. 1 sipas Velisë që mbështeti Berishën në pushtet në vitet 90 dhe detyroi taksapaguesit e vendeve të NATOs që të harxhonin 45 miliardë dollarë për intervenimin në ish-Jugosllavi si pasojë e trafikut të armëve nga Shqipëria në Kosovë. Në fakt ky argument është kopjuar nga mbrojtja e Milosheviçit në Hagë.

Veliaj gjatë gjithë shkrimit të tij godet politikën e jashtme të Amerikës në rajon që nga Klinton e deri te Bush, hedh baltë mbi mundësitë në Shqipëri për investime duke iu referuar presionit të madh që bën Qeveria e Berishës kundër kompanive të huaja telefonike (!), dhe përfundimisht ky shkrim hedh baltë mbi afeksionin shqiptar ndaj Amerikës duke e keqpërdorur si të jetë thjesht një servilizëm karakteristik i shqiptarëve, argument i ngjashëm me të gjithë atë media të huaj që nuk u ndje mirë me mikpritjen dhe afeksionin shqiptar në vizitën e Presidentit Amerikan.

Juria Gorin në komentuarin e saj të gjatë për shkrimin e “intelektualit të ri” Erion Veliaj (Republican Riot » From the Horse’s Mouth) shpërthen me këto fjalë:
“I lutem Zotit që të mbrojë Erion Velinë dhe grupin e tij që bën një punë të rëndësishme. Por gjithashtu dua të theksoj që megjithëse ky përparimtar i rëndësishëm shqiptar ka kufijtë e tij siç shihet edhe nga kundërpërgjigja ndaj komenteve të tij negative në blogun e tij.”
Por në fakt jemi ne shqiptarët qe duhet ti “T’i lutemi Zotit t’a falë Erion Veline sepse vetem ai mund ta fale”!


 
Titulli: Kush janë 9 spinoff-et e Soros që krijojnë Partinë G99

O shoku te ka porosit partia qe te besh fushat ne forum?
 
Titulli: Kush janë 9 spinoff-et e Soros që krijojnë Partinë G99

erion velia eshte njeri pa pik eksperience njeri per tu meshiruar, ish djali i nje komunisti ben propogande per te ndertuar gjoja nje levizje me te rinjte per ti dhene fund politikes se vjeter.

shqiperia e shqiptareve jasht te huajt

rroft Mbreti

lol
 
Titulli: Kush janë 9 spinoff-et e Soros që krijojnë Partinë G99

O shoku te ka porosit partia qe te besh fushat ne forum?


Me vjen keq te te zgenjej por jam njeri pa parti!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top