Kush ishte Akili?!

Monique

With or Without u
img_3634-660x330-640x320.jpg

Nga Aleksandër Hasanas (Mili Butka)
Kush ishte AKILI dhe pse quhej ashtu? Vetëm gjuha jonë Shqipe, di të zgidhë enigma të tilla! Krenohu Shqiptar që flet gjuhën e Shqipes, Zogut* simbol i të madhit “ZOT” Je ti populli i zgjedhuri i AT-tit A-më në kopshtin “Edhen” Gjuha shqipe është gjuha e pellazgut të “bardhë” lindur ashtu së bashku si Njeriu e Gjuha e parë pjellë mbi këtë Dhe e mbi këtë Tokë.
Në veprën e të madhit Giuzeppe Catapano ” THOT PARLAVA ALBANESE” thuhet, se kultura e parë e qytetërimit ai Pellazgo – Iliro -Shqiptar, shtrihej në lindje nga Irani, deri në Atlantik në perëndim, nga Alpet në veri dhe deri në jug të Afrikës veriore. – AKILI Biri i Peleut mbreti i Pellazgëve të Fthias dhe e i perëndeshës se Tetit Akili vjen si “Mirmidon” racë e bardhë kjo sigurisht edhe për arsyen e veshjes me të bardha si bora vetë, që në shqipen e sotme “Mirmidon” do të thotë: Dimër – Dimërim, Dimëror (Mirditor), por për këtë emër do të shkruaj njëherë tjetër.

AKILI ndryshe thirej dhe “Aspet” kjo sipas shumë studiuesve të mirënjohur si Elena Kocaqi apo miku im Orhan Rexhepi nga Presheva, etj. shkruajnë se “Aspet” do të thotë, “Ashtë i Shpejtë” Shumë e saktë. Po vetë emri Akil çdo të thotë, e une them se ky emër është një sinonim i vetë fjalës A’shpejtë – Akili, vërtet qe i tillë , i shpejtë, i shkathët, luftarak gati fluturonte “Shqiponjë”- Qiellor A’kile =

A’qel – qiellor dhe kjo për një arsye të thjeshtë sa bukur ardhur deri në ditët tona gojëdhënat apo shkrimet e vjetra të shkruara nga shkrimtarë të mëdhenj thurur për mitin tonë AKIL. Mëma e vetë në momentin e pagëzimit për ta kthyer atë në të pavdekshëm e mban prej “fundit* të këmbës Akilin e kështu pa dashje krijon pikën e tij të dobët pjesën e tij të vdekshme fundin e këmbës pjesa e pa lagur “Themra e Akilit”
Për të vazhduar në shpjegimin e emrit të pellazgut tonë Akil së pari më duhet të shpjegoj fjalën “Themër” e cila është pjesa fundore e këmbës së njeriut pjesa e poshtme e saj e kthyer paksa rrumbullake e cila prek e para “mbi dhe” = “Themër” aty kemi dhe origjinën e kësaj fjale e cila shpjegon dhe disa fjalë të tjera në gjuhën shqipe por edhe më.
Mjafton të kujtojmë fjalën e pastër shqip “Thundër”= Fundër – ndër fund, pra ndodhet në fund të këmbës, kjo për shkak të evolimit si fjalë por dhe të vetë gërmës “F” e cila në shumë shkrime të vjetra e sidomos në ato etruske merr vleren e tingullin zanor të gërmës “TH” ajo lehtësisht transmetohet e dëgjohet si “TH” ashtu si shumë thjesht gërma “TH” dëgjohet “F”, prsh. më fa, i fash më the i thash, i maf i math(dh) etj. Pas kësaj kujtoj këtu fjalën tjetër shqipe “Putër” pra putra e këmbës (p-udh’ ë) tek kjo fjalë mjafton të ndryshojmë apo të lexojmë gërmen “P”= F e cila është lehtësisht e zvendësueshme dhe e pranuar në gjuhësi. Atëhere kemi, Puter = futter (ang “fut” = këmbë), (put/er, ku t=s,(c) e atehere kemi puc-kepuc, papuce etj) Por ajo më e bukura e që vlen ta themi, këtu kemi edhe origjinën e fjalës “greke” “Pat-a, patao, patas” që do të thotë “shkel” rëndoj mbi dhe, mbi tokë, mbi “tab-an” kjo është pjesa që prek këmba mbi tokë, po është pikërisht pjesa fundore e saj e gjithë gjallesave me këmbë quajtur ndryshe “putra”-fundra – thundra – thembra.
Rikthehemi dhe shikojmë përsëri emrin Akil, që do të thotë, A shkel, njeri që nuk shkel përtokë Këmbë-Shpejti, i shpejtë fluturues, qiellor, kujtoj fjalën ia “shkeli” me vrap iku fluturoi, pra Akili nuk shkelte përtokë ai nuk duhej ta prekte tokën ishte pika e tij e dobët mos prekja e themrës.
golden-eagle-500.jpg
Jo rastësisht në gjuhën “greke” ose më mirë te themi në dialektin “Geg” kali quhet A’logo (a’lek) Ashtë “lek”, ashtë i shpejtë (kal’), ashtu si dhe qeni (qel)* quhet kështu sepse ashtë i shpejte, i shkathët vrapon ia shkel “skili”, o (skilos) pa haruar ketu emrin “Elik’opter”quhet kështu sepse vetë fjala “elika” do të thotë Akile {elikopter = a’kile+ pi+ terr}–> fluturues mbi tokë “QIELLOR”. Kujtoj këtu fjalët skel, skelat në ndërtim, pra quhen ashtu sepse shkelim mbi ato e ndërsa Akile nuk shkelte Askel, pa shkelur përtokë Në ang. “këmbës” i thonë “leg” (i dridheshin “legjet” e këmbvë) nuk është gjë tjetër për veçse fjalë shqipe “kel <-> leg”, A’kel – A’kil, por jo vetem kaq nëse përqëndrohemi pak mbi këtë fjalë shohim qartë se aty kemi dhe fjalën tjetër (eagle)- I’gel <-> leg/i – lek/a që do të thotë shqiponjë ashtu si vet emri i Akilit A’cel = A’qiell/or = Shqiponjë.
Sjell këtu se në gjitha gjuhët e tjera të vjetra emri shqiponjë është produkt i gjuhës shqipe dhe merr kuptim të plotë vetëm nëpërmjet saj, madje dhe ajo në gjuhen greke ku shqiponja quhet “aetos” është vetë fjala Shqipe e pikërisht ajo në dialektin e ‘artë’ Geg të cilët Shqiponjën e quajnë “Huta” ndërsa ajo në Latine sapo e kemi kuptuar e shkruar shumë herë Acuila = Shqiponjë.
Me këtë emër u thirrën heronjtë tanë, LEKA i Madh, Piro i Shqipërise se Jugut, Gjergj Kastriot Skënderbeu, etj. Të gjithë Prijsat e të gjithave fiseve mbanin një emër “Shqiponjë” sepse vijmë nga e njëjta racë e i njëjti fis Pellazgo -Ilir e ne jemi bijtë e saj ndaj krenohemi me Dykrenaren tonë në një Trup të vetëm njëra Geg e tjetra Tosk!
 
Attachments

  • img_3634-660x330-640x320.jpg
    img_3634-660x330-640x320.jpg
    31.6 KB · Shikime: 0
  • golden-eagle-500.jpg
    golden-eagle-500.jpg
    41.4 KB · Shikime: 0
  • img_3634-660x330-640x320.jpg
    img_3634-660x330-640x320.jpg
    31.6 KB · Shikime: 0
  • golden-eagle-500.jpg
    golden-eagle-500.jpg
    41.4 KB · Shikime: 0
E kam thene edhe ketu ne fv me heret qe Akil Kembeshpejti ishte pellazg, madje edhe ne Iliade origjina e tij sipas Homerit (tjeter perfaqesues i pellazgeve) vendoset diku ne malin e sotem Tomorr
 
Ehe ckemi mire. Si e njef bota ashtu e njof dhe une historine e Akilit!
Si njihet boterisht historia e Akilit nuk perjashton mendimin qe artikulli me lart paraqet.
Pse?
Sepse dihet boterisht (burimi eshte Iliada vete) qe Akili nuk ishte grek dhe nuk varej nga Agamemnoni si Mbret dhe gjeneral i fiseve greke.
Perndryshe perse duhej ti dergonte lajmes e ta ftonte ti bashkohej aleances helene?
Nese varej prej tij atehere detyrimisht do paraqitej ne fushebeteje si gjithe fiset e tjera greke.

Akili ishte mercenar ne luften e Trojes, madje as si mercenar nuk deshironte te merrte pjese por shkoi per hakmarrje sepse i vrane Patroklin(çunakun "e vet", te dashurin dmth?)
Madje kur ai vajti te luftonte beteja kishte filluar dhe Agamemnoni i pari u gezua kur e pa.
Madje kur i dergojne korrierin nderkohe qe ishte ne tenden e tij ai i thote-Kjo nuk eshte lufta ime.
Nejse, keto thene me lart i pasqyron edhe filmi me B.P.
Ja keshtu njihet boterisht Akili.
Normale qe greket e bejne grek por per detajet e mesiperme nuk kane asnje shpjegim llogjik.
 
Si perfundim greket e mitologjise se lashte a ishin pellazge? Dhe pellazget a ishin gay? :p
 
Redaktimi i fundit:
Si perfundim greket e mitologjise se lashte a ishin pellazge? Dhe pellazget ishin gay? :p
Ne kohen e Greqise se lashte te gjithe burrat pa asnje perjashtim mbanin nje çunak nen vete, pra ishin jo vetem homoseksuale por edhe pedofile.
Ishte me se normale nje gje e tille ne Greqine antike.

Femra fatkeqesisht "perdorej" vetem per te siguruar pasardhes.

Tani qe me bere te reflektoj ndryshova mendim per Akilin, nuk ka mundesi te jete nga Tomorri e as mirditor.
Eshte ose nga Kavaja, ose nga Elbasani por ka mundesi te jete edhe nga Gjakova?

PS-Uroj qe te mos keqinterpretohet pohimi im, eshte thjeshte batute folklorike?
 
Une them me mire po ja lejme grekerve ket Akilin. Mbajme me mire trojanet ata me siguri ishin pellazge.

Lol
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top