LeVoyageur
RDM 33 NSOE
-
- Anëtarësuar më
- Jul 12, 2011
-
- Mesazhe
- 24,655
-
- Reagimet e mara
- 20,739
-
- Vendndodhja
- Me kembe te ngulura mire....mbi re😁

Dushmanët ishin familje sunduese feudale, zotërimet e së cilës shtriheshin në Pultin e Vogël (Krahina e Shllakut).
Si pinjollë të saj përmenden në fillim të shek.XV vëllezërit Damian, Goran dhe Nenad.
Nën presionin osman, ata u bënë në fund të shek.XIV e në fillim të shek.XV vasalë të osmanëve; më pas, me dobësimin e këtij presioni Dushmanët njohën mbrojtjen e Venedikut.
Një pinjoll i saj, Lekë Dushmani, mori pjesë në vitin 1444 në Kuvendin e Lezhës dhe qëndroi për disa kohë si anëtar i Lidhjes shqiptare që u themelua atje; ai u largua prej saj kur Lidhja hyri në luftë kundër Venedikut.
Emri i Dushmanëve mbeti si toponim në regjistrat osmanë deri në ditët tona në malësi.
d.a. / dita