Kush Fitoj dhe kush Humbi me 28 qershor?

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
KUSH FITOI ME 28 QERSHOR


Fitoi Shqipëria. Fitoi demokracia. Fituan standardet. Fitoi populli shqiptar, demokratët e socialistët, të djathtët e të majtët. Fitoi qytetaria, kultura demokratike dhe etika e sjelljes qytetare, pasi demokracia nuk është vetëm një sistem idesh rreth lirisë, por dhe një sistem praktikash, mënyrash veprimi, shpesh të ndërlikuara; shkurt demokracia është institucionalizimi i lirisë. Kështu fituan institucionet e shtetit, fitoi klasa politike, fitoi ardhmëria e demokracisë. Fituan "duart punëtore", projekti europian i së ardhmes. Fitoi trendi për ndryshim, fitoi promovimi dhe implementimi i reformave demokratike. Fitoi rruga e përvijuar qartazi nga PD, që në formimin e saj për integrimin euro-atlantik të Shqipërisë. Në një proçes zgjedhor të monitoruar nga ndërkombëtarët, u evidentua qartë se vota u lexua drejt, demokracia funksionoi. Ndonëse deri ditën e fundit të fushatës kemi dëgjuar një gjuhë të ashpër me tone negative, mohuese e deri kërcënuese nga opozita, që u ka lënë një shije të hidhur gjithë shqiptarëve, janë vetë shqiptarët dhe qeveria demokratike që i vendosën standardet.

Po kush fitoi tjetër? Fitoi "politika e vjetër" e Berishës ndaj "politikës së re" të Ramës. Fituan politikanët "e vjetër" Basha, Olldashi, Bregu, Bumçi, Doda, Bulku, Vokshi etj. Fitoi lista e kandidatëve të Partisë Demokratike, një kombinim perfekt i moshave, i përvojave (pllenimi i vërtetë kryhet vetëm nëpërmjet kryqëzimit të një ideje të re me një përvojë), i krahinave dhe profesioneve; një ekip i kompletuar personalitetesh në fushat e veta, qëndrestarë dhe të paprovuar, por të gjithë të përkushtuar me mend e me zemër.


KUSH HUMBI


Askush. Nuk humbi asnjë shqiptar. Humbi bota e vjetër, politika e vjetër dhe mendësitë e vjetra. Natyrisht humbi moralisht dhe politikisht një pakicë. Humbi lidershipi opozitar. Humbën politikanët "e rinj" frinkato: Gjinushi, Dokle, Ruçi, Dade etj. Humbi fushata e keqe e PS-së dhe e Ramës, e cila nuk ishte e keqe vetëm se ishte banale, personale, mohuese dhe mashtruese, por mbi të gjitha ajo ishte pa përmbajtje, abstrakte, jo realiste, duke i mëshuar formës, imazhit të kryetarit. Ne nuk dimë, cili është modeli qeverisës në shkallë vendi i PS-së. Kjo parti s'ka mundur të krijoi një model në 20 vjet, sepse ai, që aplikoi gjatë dy mandateve të shkuara, ishte modeli i kryqëzuar i diktaturës me atë liberal-anarkist dhe që me të drejtë PS nuk e pranoi si model. Humbi modeli i qeverisjes bashkiake, të cilën PS-ja e mori si modelin qeverisës së tërë vendit. Por humbja sot është më tepër e Ramës, i cili, ashtu sikurse ishte fytyra e fushatës së Partisë Socialiste (bota i quan komunistët e reformuar), është dhe ajo e humbjes. Tani që shqiptarët e mençur kanë vendosur t'i japin lamtumirën zotit Rama, Berisha duhet të jetë krenar, jo vetëm pse ka zhvilluar një fushtë model e të ndershme, jo vetëm pse ka fituar moralisht e numerikisht, për vete dhe për koalicionin e tij, por sepse pati mençurinë dhe guximin të ndeshej me botën realisht të vjetër, e cila ka fshehur nën petkun e një velloje të re dhe një makiazhi të rënduar, kufomën e atrofizuar të Partisë së Punës dhe ta spostonte atë me votë të ndershme dhe të lirë, ashtu siç i ka hije botës së re, një demokracie të vërtetë. Zoti Rama duhet të kontribuojë dhe të bëhet gati të përballojë një kundërshtar të ri nga kampi rozë. Atëherë, demokracia e vërtetë do të hyjë në rrugën e saj të konsolidimit dhe do të kemi gojë të themi: kemi lënë pas tranzicionin dhe botën e vjetër.


POLITIKE.
 
Te lutem ven informacionin nga cili web ke mar kete informacion. Faleminderit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top