Kush është polici i bashkisë së Tiranës që i vuri gjobën opozitës

Malsi

Anëtar i Nderuar
besmir.jpg

Gjoba që bashkia e Tiranës i vuri Partisë Demokratike për ndotje të qytetit në protestën e 8 Dhjetorit, ka shkaktuar jo pak reagime në mediat online apo rrjetet sociale. Kjo, jo vetëm për shkak të shifrave të dyshimta, si psh numërimi i personave që kanë urinuar (87 sipas bashkisë), por edhe për faktin skandaloz që shifra e shumatorës së gjobave është e gabuar . Këto të dhëna e bënë gjobën qesharake, aq sa në rrjetet sociale ka shpërthyer një valë e madhe ironie.

Hartuesi i saj është një polic bashkiak. Quhet Besmir Karaj, personi në foton e mësipërme. Ai e ka përpiluar atë mbi një fletë-gjobe për makina, në të cilën thuhet se kundërvajtësi apo drejtuesi i makinës, është Partia Demokratike. Veç kësaj, Karaj e shkruan me gabim edhe adresën e PD –së. Ai e adreson gjobën në “SH.Q.U.P, që është emërtimi i godinës në kohën e komunizmit. Si nëpunës i bashkisë ai duhet të ketë dijeni për adresat, ose në të kundërt mjafton të kërkojë në internet, për të parë që adresa është “bulevardi Zhan D’Ark”. Sipas disa komentuesve në rrjetet sociale, nëse ky polic do të gjobisë ndonjëherë PS –në, adresën mund ta vërë pa frikë, ish –Komiteti i Partisë së Tiranës, sipas funksionit që ka patur godina e PS –së në kohën e diktaturës.

12342639_10153798397071926_5134584012981046164_n.jpg

lapsi.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top