Pe: Kush eshte njeriu me i vecante?
Nuk lene mbresa vetem njerezit e njohur, por edhe gjerat qe shohim dhe degjojme, madje jo rralle keto lene mbresat me te medha. Dje po udhetoja me autobus dhe thujse isha ulur krejtesisht ne fund, si zakonisht. pas meje hipi nje njeri, qe ne dukje te pare dukej me halle, por qe nuk ja vura shume syrin ne shenje respekti dhe qe iku u ul pas meje. Po lexoja dhe ndegjoje nje te prekur ne supin e djathte. Ishte ai.
Me nje buzeqeshje mu drejtua: ''Me falni mos ju kan rene juve keto para?''. Kishte ne dore nje kartmonedhe 50 € (Euro)
Jo i them. Nuk ishin te miat.
U ngrit ngadal dhe shkoi te shoferi dhe konduktori (ku paguhen biletat) dhe i njftoi se kishte gjetur 50 € (Euro) duke ua dhene.
Kur kthehej e shikoj dhe ne veshje dhe dukje dukej nje njeri shume i varfer dhe i renduar nga hallet. Pas pak erdhi radha per te paguar biletat. Pasi pagova une i erdhi radha zoteriut qe kishte gjetur parat:
Nuk kam asnje para. kerkoje falje por nese mundem te rrugetoj me ju deri ne X -vendi - e luti me miresjellje konduktorin..........................................................................................
Tere rruges nuk kam mundur me te lexoj asnje flet te librit duke analizuar ngjarjen qe ndodhi para syve te mi dhe kjo do jete nje mbrese e paharruar per nje kohe te gjate. Krenaria e ti me beri shume pershtypje. :djelli: