Tragjedi në liqenin e Ohrit. Fundoset anija, mbyten 22 turistë bullgarë

*deliza*

VIP
V.I.P
Tragjedi në liqenin e Ohrit. Fundoset anija, mbyten 22 turistë bullgarë​

22 turistë kanë humbur jetën pas fundosjes së anijes turistike “Ilinden” në ujërat e Liqenit të Ohrit në pjesën e Maqedonsë. Informatat e para flasin se bëhet fjalë për turistë bullgarë, kurse në mesin e turistëve të pësuar nuk ka asnjë shtetas nga Shqipëria.
Anija është fundosur në afësri të kampit Eleshac, 200-300 metra larg bregut të liqenit. Policia ka njoftuar se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e pajetë të 15 turistëve. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski ka njoftuar se katër nga turistët e shpëtuar në gjendje kritike janë transferuar në spitalin e Ohrit.
Informatat e para flasin se në anije ka pasë trefish më tepër turistë nga maksimumi i lejuar, mirëpo policia nuk mundet të konfirmojë nëse ky ka qenë shkaku për fundosjen e anijes, apo ndonjë defect teknik. Policia është duke kontrolluar incizimet satelitore të marra nga misioni EULEX, për të mësuar numrin e saktë të turistëve që kanë qenë në anije.
Pas aksidentit të ndodhur, kryeministri bullgar Bojko Borisov ka vendosur lidhje të drejpërdrejtë me kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski, për tu informuar për gjendjen e turistëve. Pritet që turistët e shpëtuar në afat sa më të shkurtër me linjë ajrore të transferohen në Sofje.

klan.tv
 
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dha dorëheqje nga funksioni si akt moral pas tragjedisë së anijes “Ilinden” në ujërat e Liqenit të Ohrit, konfirmuan për TV ALSAT-M burime qeveritare. Qeveria për në orën 20 ka caktuar mbledhje të jashtëyakonshme kushtuar tragjedisë së Ohrit, ndërsa 6 shtatorin e ka shpallur ditë zie.
 
po keta c dreqin deshen ne maqedoni ajdeni ore ne pogradec ka lezet shpirti

po dhe ne shqiperi te kish ndodhure KOL OLLDASHI do kish dhene doreheqje direkt se kemi moral me te larte ne shqipetaret
 
Sa jane tamam se une po lexoj se kan humbur 17 turiste ?

Bilanci i personave te vdekur po rritet. Jane me shume se 17. Se paku keshtu lajmerojne mediat maqedonase.

po keta c dreqin deshen ne maqedoni ajdeni ore ne pogradec ka lezet shpirti

po dhe ne shqiperi te kish ndodhure KOL OLLDASHI do kish dhene doreheqje direkt se kemi moral me te larte ne shqipetaret

Keta kane qene turiste ( me duket se te gjithe bullgare ) qe jane nisur me anije te vizitojne Shen Naumin, mirepo anija ka qene e vjeter me shume se 70 vite ( edhe pse thuhet se vazhdimisht i eshte nenstruar kontrollave ) dhe ka pasur ne te mbingarkese turistesh, thene me ndryshe kapaciteti i anijes ka zene vetem 45 turiste, ndersa ne te kane qene te futur diku 70 persona.
Keto mendohet se te kene qene dy shkaqet qe kane sjelle deri ne tragjedine.

E pse nuk kan ardh ne Shqiperi-Pogradec, nuk di te ta them :).
 
Presidenti bullgar vjenë në Ohër​

Gjysma e Qeverisë bullgare ka arritur në Ohër pas tragjedisë që ndodhi sot para dite në ujërat e Liqenit të ohrit. Në Ohër është edhe presidenti bullgar Gjerogji Përvanov, i cili do të takohet me kolegun e tij amqedoans Gjorgji Ivanov.

Mininistri I Shqëndertësisë Bujar Osmani, ka ofruar ndihmë për kolegun bullgar.
Gjashtë persona janë hosptiluzuar në Qendrën medicinale në Ohër, prej të cilëve vetëm një është në gjendje të rëndë. Pasi të stabilizohet do ta transporotjmë në Bullgari, mirëpo megjithatë ky është vendim i organeve bullgare.

Të gjithë të vdekurit, do të transporohen në mjekësinë ligjore në Shkup dhe të kryhen të gjitha formlitete që më pas të kthenen në shtetin e tyre.
Telegrame ngushëllime për targjedinë e sotme ministrave të jashtëm të të dyja vendeve, ka dërguar edhe ministja greke e Jashtme Dora Bajojani, e cila ka ofruar ndihmën e shtetit të saj për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
 
Por ky liqen me bukuritë e tij të pafund, prej shumë vitesh numëron shumë tragjedi, që nga kohët më të lashta, kur një princeshë Ilire është mbytur në këtë liqen në afërsi të Shën Naumit (vendi quhet Zaum, që do të thotë "Përmend"). Por, tragjeditë më të mëdha, ndonëse kanë kaluar shumë vite, janë të veshura me një mister dhe shumë prej tyre kanë ngelur enigmë.
 
Bilanci i personave te vdekur po rritet. Jane me shume se 17. Se paku keshtu lajmerojne mediat maqedonase.

Keta kane qene turiste ( me duket se te gjithe bullgare ) qe jane nisur me anije te vizitojne Shen Naumin, mirepo anija ka qene e vjeter me shume se 70 vite ( edhe pse thuhet se vazhdimisht i eshte nenstruar kontrollave ) dhe ka pasur ne te mbingarkese turistesh, thene me ndryshe kapaciteti i anijes ka zene vetem 45 turiste, ndersa ne te kane qene te futur diku 70 persona.
Keto mendohet se te kene qene dy shkaqet qe kane sjelle deri ne tragjedine.

E pse nuk kan ardh ne Shqiperi-Pogradec, nuk di te ta them :).

disa po thojn qe 45 i ka zene po 53 kan qen nto , disa po thojn larg bregut anija ka qen 150 metra disa 200 e disa 300 disa po thojn kan vdek 20 disa 30 e disa 15 ? cilla eshte e verteta ?

por nese eshte e vertet qe nga 150 deri 300 metra ka qen anija aty mendoj qe nga nje shperthim qe thuhet qe ka ndodh mendoj qe nga shperthimi kan vdek te gjith ata sepse nese vetem nga mbytja at'her ktu ka te bej diqka me mbytje te qellimt ? mendoj un sepse ne 150 deri 300 metra not ja fut njeri e arrin ne breg ose nese smundesh not mundesh me ndejt ne vend qe te vin rojet ose dikush per shpetim qe nuk eshte koh e madhe sepse 150 deri ne 300 metra per 2-3 min me nje anije shpetuese mund te shkosh po prap mendoj qe ose nga shperthimi kan vdek ose mbytje te qellimt ;)
 
Sot u zbardhen te gjitha te vertetat, dje shumecka nga informatat kishin qene shpekulime. Te dhenat sot ndryshojne.
- Anija ka qene e vjeter plot 85 vite. ( i prodhuar ne vitin 1924)
- Ne te ka pasur vetem dy jelek shpetimi.
- Kapaciteti i anijes ka qene per 43 persona, ne te kane qene gjithsej 59 persona - 42 te shpetuar nga turistet, 2 nga ekuipazhi dhe 15 viktima.
- Mosha e viktimave ka qene nga 22 vjec deri ne 76 vjec.
- Tragjedia ka ndodh ne oren 10:30 kur anija ka filluar te fundos, fillimisht pjesa nga mbrapa dhe pastaj ne oren 10:37 ka fundos i teri.
- Sot jane burgosur dy kapitenet e anijes.
- Sot ne Maqedoni eshte shpallur dite zie.
 
Gruevski NUK PRANON dorëheqjen e Janakievskit

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk e ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski. Numri një i Transportit dorëheqjen e ofroi si akt moral pas tragjedisë së Ohrit, ku si pasojë e fundosjes së një anijeje humbën jetën 15 turistë bullgarë. Kryeministri Gruevski për këtë vendim të tij njoftoi në Kinë ku po qëndron për një vizitë zyrtare. Gruevski tha se vendimin e ka marrë në bazë të analizave të bëra të tragjedisë, rekomandimeve të ekspertëve dhe sugjerimeve të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, por edhe duke u bazuar në bindjen e tij personale.

alsat-m
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top