Kush e ka radhën?

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Faik MUSTAFA

Sistemi i ri, hujet e vjetra. Kështu do ta kisha cilësuar Maqedoninë sot. As pas njëzet vitesh nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe shpalljes së pavarësisë të shtetit demokratik, për shqiptarët asgjë e jashtëzakonshme. Janë shumë larg shijimit të rrjedhave të reja politike, ekonomike, kulturore, arsimore në këto hapësira. Pse-hu është i qartë. Në krye të ndryshimeve që në nismë erdhën kuqaloshët më të përbetuar apo fëmijët e tyre. Shfrytëzuan tërë kapitalin djallëzor, duke qarë kur duhet qeshur, duke qeshur kur duhet qarë, derisa nuk e shpallën Deklaratën për Pavarësi, derisa nuk e përpiluan Kushtetutën bashkë me ligjet e nevojshme, duke e shndërruar Maqedoninë shtet të vetëm një populli, pra, maqedonasve. Po i shqiptarëve? Mos Zot më keq. E humbën edhe pozitën që e gëzonin në ish-sistemin e urryer sllavo-komunist. Nuk e humbën vetëm një gjë. Do të vazhdojnë të jenë fajtorë kujdestarë për të gjitha problemet e paraqitura të brendshme dhe të jashtme. Etiketa "Armik i popullit dhe i shtetit" do t’i përcjellë si hije, sa herë që do të duhet tu hidhet hi syve të popullit, për t’i fshehur ligësitë e shumta. Prandaj, për 20 vite, do të radhiten një varg ngjarjesh tragjike ku do të përgjaken shqiptarët. Më e fundit është rasti i Radushës, me ç’rast u vranë katër shqiptarë.

Të mbrosh krimin, është njësoj si të jesh dhe vet pjesëmarrës. Por, fjala është për krim të mirëfilltë kur individë, grupe e klane njerëzish të organizuar për përfitime të lehta dhe të majme, nuk zgjedhin mjete për të ardhur deri te qëllimi (shitja e drogës, armatimit, qenieve të gjalla etj.) Lufta ndaj tyre duhet të jetë e vazhdueshme dhe e pa mëshirshme nga të gjithë. T’i fusësh me një thes me të këtillët edhe ata që kanë guxim të ngrenë zërin e protestës, duke shkuar deri në ekstrem, pra deri te rrokja e armëve, me qëllim të vetëm t’i mbrojnë liritë dhe të drejtat elementare që u nëpërkëmbën në vazhdimësi, është krim i dyfishtë. Lufta, të gjithë e dimë, nuk është lojë. Ajo është e fundit që mund të përdoret. Fatbardhësisht, me përcaktimin e Maqedonisë dhe tërë rajonit për integrim në familjet e shteteve të qytetëruara Evropiane, rrugë të mbyllura nuk ka. Mund të flitet për ngadalësim apo përshpejtim të proceseve, mund të flitet për keqpërdorim, siç ndodh në këto hapësira. Fatkeqësisht, Maqedonia edhe pas dy decenieve, në vend të shfrytëzimit të përparësive që i ofron sistemi i ri, për shkak të udhëheqësve të dobët, në vend të mësojnë nga e kaluara e hidhur, do të vazhdojnë që ndërtimin e shtetit ta bëjnë mbrapsht. Si ambalazh, gjithherë do të thirren në demokraci, si brendi do të luajnë në letrën e nacionalizmit dhe ortodoksizmit si mënyrë më e mirë që para popullit ta valosh flamurin e atdhetarizmit. Kjo, për momentin, VMRO-DPMNE-së do t’i krijojë qeverisje absolute, ku koalicionistët, në këtë rast BDI-ja do të jetë pjesëmarrëse formale, më shumë për të shërbyer si numër statistikor në sy të ndërkombëtarëve, ndërsa në realitet, askush për asgjë nuk pyet. Kjo më së miri mund të shihet nga përditshmëria politike. Nuk mjaftohet me atë që shqiptarët janë zhveshur nga e drejta të jenë hisedarë të barabartë në ekonomi, kulturë, arsim, sport, shëndetësi, punësim e lëmi të tjera, por gjithmonë do të akuzohen si element turbullues. اdo shqiptar që guxon të kërkojë më shumë se sa i lejon "padroni" (Qeveria Gruevski), e kuptueshme se shpallet armik. Në këtë, padyshim, ndihmesë të madhe ka nga ortaku politik shqiptar. Prandaj, me të drejtë në popull përfolet se ekzekutimi i fundit është përgatitur dhe është zhvilluar edhe me bekimin e BDI-së. Le të jetë edhe spekulim, por, siç thotë një urti jona "gjysa e rrenës është e vërtetë", ka vend edhe për dyshime. Fundja, komandant Kushtrimi është i njohur për veprimet e tija të pjekura kombëtare, i cili, sipas disa ish-luftëtarëve që e kanë shoqëruar, ka qenë ndër të paktit që ka pasur guximin kryekomandantit dhe gjeneralit, t’ua plasë në fytyrë të vërtetën rreth mënyrës së organizimit të luftës. Fërkimet gjatë dhe pas luftës me kreun ushtarak (më vonë politik) ka qenë pengesë serioze, ua ka prishur planet hotelistëve dhe mu për këtë, dyshohet se e ka pësuar. Fundja, nuk është ky as rasti i parë e as i fundit, kur komandantë apo ushtarë të thjeshtë, gjenden në listë me akuza nga më të ndryshmet. Kjo është e thjeshtë, hakmarrje në mënyrë të "kulturuar" ndaj ish-luftëtarëve të UاK-së. Këtë më së miri e dëshmon edhe takimi i fundit Jankullovska-Rexhepi, kur këtij të dytit, i është dorëzuar një listë me 70 emra "kriminelësh", (pjesa dërmuese ish-ushtarë të UاK-së), e përpiluar (me të drejtë pëshpëritet) nga vetë kreu i BDI-së. BDI-ja është duke e lozur rolin e palaços si ortak me VMRO-DPMNE-në. "Natën të shanë (të vret), ditën të qanë", pjesëmarrja në varrimin e komandant Kushtrimit të disa deputetëve të kësaj partie, i akuzuar për kontrabandë armësh. Cila është e vërteta? Një gjë dihet. Në shtetet ku ka probleme, lulëzon kontrabanda e armëve dhe e të gjitha llojeve të tjera. Por, të gjithë e kemi të qartë se armët nuk i prodhon individi, po shteti. Qeveritë e korruptuara, mjeshtërisht i shfrytëzojnë hapësirat e trazuara, shpesh duke i krijuar vet, me qëllim të përfitimeve politike e sidomos materiale. A thua të BDI-së nuk e dinë se Marrëveshja e Ohrit, që duhej të jetësohej gjatë qeverisjes së tyre të parë, u nëpërkëmbë në mënyrë më të vrazhdët? Përse edhe më tej i thyejnë dhëmbët se me përkrahjen e ndërkombëtarëve do të bëjnë çmos për ta implementuar një Marrëveshje me afat të skaduar? Përse nuk e marrin guximin këtë ta thonë në institucionet ku marrin pjesë? Përse nuk kërkuan obduksionin e të vrarëve të fundit për ta hequr dilemën se ishin apo s’ishin të ekzekutuar? Mund të shtrohen edhe një varg pyetjesh të tjera të kësaj natyre, por, do ta përmbyllim me pyetjen: a thua, kush e ka radhën pas katërshes së Radushës?
Gazeta Lajm
 
Titulli: Kush e ka radhën?

Urroj mos te kete rradhen me askush. por politikanet shqiptare te Maqedonise ti therasin ndergjegjes se fjetur...Ne Maqedoni duhet urgjentisht nje unifikim poltik!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kush e ka radhën?

e ka radhen SALA me VDEK
Nuk eshte ne pytje sala ju lutem mos dilni nga tema se nuk eshte dicka per tu tallur.

Urroj mos te kete rradhen me askush. por politikanet shqiptare te Maqedonise ti therasin ndergjegjes se fjetur...Ne Maqedoni duhet urgjentisht nje unifikim poltik!

Jam dakord me postimin tuaj motra
 
Titulli: Kush e ka radhën?

un thjesht jam i mendimit qe unifikimi politik sjell diktature...persa kohe qe do te kete pluralizem politik do te kete dhe gjera te tilla.
 
Titulli: Kush e ka radhën?

Unifikimi politik ne nje shtet me nje popull te njejte dhe unifikimi politik i partive politike te 30% te popullates e cila nuk gezon te drejtat e duhura ne nje shtete jane diametralisht te kunderta. Kshu qe unifikimi i faktorit politik shqiptare ne Maqedoni nuk ka te beje fare me diktature por ka te beje me unifikimin e qendrimeve per mbarzgjidhjen e ceshtjes shqiptare atje qe ka kohe qe eshte futur ne qorrsokak. Madje ketij unifikimi do duhej ti jepnin cytje edhe shteti ame Shqiperia dhe Kosova. Me nje ndarje te tille te faktorit politik shqiptare atje zeri i shqiptareve ne kerkim te drejtave te tyre shkone ne shterrje e siper. :gjujpeshk:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top