Kush do të jetë Papa i ardhshëm, ja 10 kandidatët

Love

βeℓℓe â๓e
Kardinali Turkson, një prej kandidateve kryesore për të zëvendësuar Benediktin XVI

Me Benediktin e XVI që do të largohet në 28 shkurt, Vatikani përgatitet për procedurat që do të çojnë në përzgjedhjen e Atit të ri të Shenjtë. A do të jetë Papa i ardhshëm italian apo për herë të parë Vatikani do të drejtohet nga një Papë me ngjyrë? Këta janë kandidatët më të mundshëm për të zëvendësuar Benediktin XVI.

papaghanez-300x225.jpg


Kardinali Peter Kodwo Appiah Turkson (mosha: 64 vjeç, shtetësia: Ganë)
Një prej favoritëve për të zëvendësuar Benediktin XVI, Turkson favorizon përdorimin e prezervativëve në martesat ku njëri prej partnerëve është i prekur nga AIDS ose një sëmundje tjetër ****ualisht e transmetueshme.

Kardinali Marc Ouellet (68 vjeç, Kanada)
I emëruar kardinal nga Papa Gjon Pali i Dytë, Ouellet beson se aborti është i pajustifikueshëm, përfshirë edhe rastet e përdhunimeve.

Kardinali Francis Arinze (80 vjeç, Nigeri)
Një tjetër kandidat me ngjyrë, Arinze u zgjodh kardinal nga Papa Gjon Pali i Dytë dhe ndan pikëpamje ekstreme konservatore mbi planifikimin familjar dhe abortin.

Kardinali Angelo Scola (71 vjeç, Itali)
I emëruar kardinal nga Papa Benedikti XVI, 71-vjeçari ka profilin e një diplomati, dëshiron të punojë më afër me islamin dhe të mbështesë të krishterët e Lindjes së Mesme.

Kardinali Oscar Rodriguez Maradiaga (70 vjeç, Honduras)
I zgjedhur kardinal nga Papa Gjon Pali i Dytë, Maradiaga shquhet për pikëpamje më liberale rreth abortit, por është një kundërshtar i ashpër i martesave homo****uale dhe kritikoi këngëtarin Ricky Martin, për vendimin e pasjes së një fëmije duke përdorur një nënë të rastësishme.

Kardinali Tarçisio Bertone (78 vjeç, Itali)
I ngritur në kardinal nga Papa Gjon Pali i Dytë, Bertone u bë i njohur pasi akuzoi depërtimin e homo****ualëve në radhët e kishës, për skandalin e pedofilisë që preku disa priftërinj.

Kardinali Angelo Barnasko (70 vjeç, Itali)
I emëruar kardinal nga Papa Benedikti XVI, ai është një prej figurave më energjike mes kardinalëve, ndonëse është ndër prurjet e fundit mes tyre. Në të shkuarën, 70-vjeçari është shprehur me tone të ashpra kundër abortit, përdorimit të mjeteve të parandalimit të shtatzanisë dhe ka shprehu neveri për martesat e të njëjtës gjini.

Kardinali Jorge Mario Bergoglio (77 vjeç, Argjentinë)
I zgjedhur kardinal nga Papa Gjon Pali i Dytë, Bergoglio ndan pikëpamje të kundërta për abortin, eutanazisë dhe martesat e të njëjtës gjini, por ndryshe nga kardinalë të tjerë, ka bërë thirrje për të respektuar homo****ualët. Në vitin 2001, i lau këmbët 12 të sëmurëve me AIDS.

Kardinali Leandro Sandri (69 vjeç, Argjentinë)
I zgjedhur kardinal nga Benedikti XVI, Sandri është përfshirë disa herë në fushata për mbrojtjen e të krishterëve në e Lindjes së Mesme dhe vendet e tjera në botë ku katolikët përbëjnë pakicë.

Kardinali Christoph von Schonborn (68 vjeç Austri)
I zgjedhur kandidat nga Papa Gjon Pali i Dytë, një konservator, Schonborn është shprehur se përdorimi i prezervativëve mund të shihet si një e “keqe e domosdoshme”.
TO
 
Titulli: Kush do të jetë Papa i ardhshëm, ja 10 kandidatët

Jane hipoteza apo dicka zyrtare? Zakonisht, ne mos gaboj, kandidatet behen publik vetem pas zgjedhjes se Papes.
 
Titulli: Kush do të jetë Papa i ardhshëm, ja 10 kandidatët

Ai me pikepamje liberale rreth abortit?Po tallemi ne?Nuk eshte aspak e jutifikueshme, ndoshta vec ne rast te nje aborti ta pavullnetshem ose ose ne rast
se nena dhe femija jane ne rrezik e nena vendos ta heqe.
 
Titulli: Kush do të jetë Papa i ardhshëm, ja 10 kandidatët

Kam nje pyetje !

Nuk ka gjasa te zgjidhet dikush me i ri ? Bie fjala rreth moshes 50 psh ? Apo patjeter duhet t'jete kaq te moshuar?
 
Titulli: Kush do të jetë Papa i ardhshëm, ja 10 kandidatët

Kam nje pyetje !

Nuk ka gjasa te zgjidhet dikush me i ri ? Bie fjala rreth moshes 50 psh ? Apo patjeter duhet t'jete kaq te moshuar?

Mendoj se kjo varet se kur kanë filluar të jenë Kardinal .. dhe vitet në këtë post ndikojnë, ndaj gjithmonë Papa është zgjedhur në moshë të madhe..

Ps: Mendimi im ky
 
Titulli: Kush do të jetë Papa i ardhshëm, ja 10 kandidatët

Kam nje pyetje !

Nuk ka gjasa te zgjidhet dikush me i ri ? Bie fjala rreth moshes 50 psh ? Apo patjeter duhet t'jete kaq te moshuar?

Se di edhe une e kam pyt veten te jete pak i me i ri se kur plaket keshtu kushedi ku i ikin trute...
Por ka te beje me gradat qe ka, eksperienca etj etj, ndoshta..
 
Titulli: Kush do të jetë Papa i ardhshëm, ja 10 kandidatët

Une akoma se kame degjuar qe i kane bere zyrtare emrat e kandidateve te pakten deri me sot.
Keshtuqe mendoj qe jane paksa me hamendje keto..edhe pse zakonisht nuk para ndryshojne
me ato te vertetat. Gjithsesi shpresoj te vendosin dhe ndonje me te ri meqe rrezikon te ndodhi
e njejta gje si ndodhi me Benediktin..
 
Titulli: Kush do të jetë Papa i ardhshëm, ja 10 kandidatët

Me siguri një nga cardinalët me këpuc të kuqe .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top