Kurti refuzoi takimin, Rama: Nuk shkova për t’u martuar në Prishtinë. Kurti i ftuar në Shqipëri, mund synojë të bëhet dhe zot shtëpie

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/Mqwoh-QUqQc

“Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albinin, nuk ndjehem i fyer si një dhëndër që nusja nuk i doli në takim. Unë shkova si kryeministër i Shqipërisë. Nuk kam asnjë problem personal me Albinin, por vetëm qëndrime të kundërta lidhur me një situatë të caktuar. Këtë situatë e përjetojmë dhe e trajtojmë në mënyrë të ndryshme. Kjo është në të drejtën e tij”.

Kështu u shpreh kryeministri Rama nga Podgorica, këtë të premte, teksa komentoi refuzimin e takimit nga Albin Kurti, një ditë më parë, teksa kryeministri i Shqipërisë vizitoi Kosovën.

Më tej, Rama u shpreh se Kurti do të jetë i ftuar në Tiranë, pavarësisht të gjithave, ndërsa tha se ai mund edhe të futet në zgjedhje për t’u bërë i zoti i Shtëpisë.

“Në takimin e Tiranës, pavarësisht qëndrimit të BE-së, pavarësisht se cilat janë qëndrimet e vendeve të tjera, në takimin e Tiranës për procesin e Berlinit, kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar dhe dëshiroj që ne të jemi të gjashtë bashkë aty, përtej faktit që mund të mos jetë i ftuar dhe mund të mos duan ta ftojnë në vendet e tjera. Në Tiranë, Albin Kurti është në shtëpinë e tij. Madje, mund të futet edhe në zgjedhje për t’u bërë i zoti i shtëpisë”, tha Rama.

A2news.com
 
Ky Albini po i afrohet fundit ....
Fundit ne syte e nderkombetareve por ka dashurine e popullit te tij dhe sido te shkoje situata me pushtetin ai do ngelet lider i rralle ne kohet qe po jetojme i cili mbron popullin e tij dhe te drejtat e tyre.

Nuk eshte si keta tanet qe lepihen mbas ndekombetareve per tu mbyllur syte per hir te pushtetit dhe karriges se tyre nderkohe qe njerezit e thjeshte masakrohen nga nipa, vellezer e kusherinj te deputeteve te nenes parti.
 
Ne fillim kshu duken te gjithe populistet, sikur mbrojne popullin e tyre.
 
Ai Albini qe thua ti ka vetem dy vjet, beri nje pale zgjedhje qe kta tanet kane 33 vjet qe si bejne dot.
Demokracia e vertete aty shikohet, por edhe ka shume tregues te tjere qe tregojne se Kosova eshte shume para nesh.

Mos shiko situaten me Serbine ti se eshte loje politike qe i kalon kufinjte e Kosoves dhe Serbise.
 
Une nuk po bej noi krahasim midis Shqiperise dhe Kosoves, dhe standarti i zgjedhjeve ne Kosove ka qene i njejte edhe kur nuk ishte Albini fare.

Sa per situaten ne veri Albini po sillet si Enver Hoxha ne vakt me fanarin e tij ndricues buze adriatikut, dhe buka me tollona.
 
Rama osht palaço. Për me shpetu prej krimit transkontinental, ka vendos nfillim me u shit si negociator midis Kosoves e Serbisë, kjo si dhezi. Masanej hoqi dorë prej Ballkanit të tij të hapur. E turpëroi Gjakoven e krejt Kosovën kur e anuloi mbledhjen e dy qeverive, e normal që nKosovë nuk janë as populli e as udheheqesia sikur andej. Atje me një muzikë tallava ia puthen doren e tan Shqipnia.

Ka njoft historia si Rama plotë.
 
Un jam kurioz me dit kush fiton ne kosov Turqia apo Amerika.
 
Rama osht palaço. Për me shpetu prej krimit transkontinental, ka vendos nfillim me u shit si negociator midis Kosoves e Serbisë, kjo si dhezi. Masanej hoqi dorë prej Ballkanit të tij të hapur. E turpëroi Gjakoven e krejt Kosovën kur e anuloi mbledhjen e dy qeverive, e normal që nKosovë nuk janë as populli e as udheheqesia sikur andej. Atje me një muzikë tallava ia puthen doren e tan Shqipnia.

Ka njoft historia si Rama plotë.
Si ka ardh ndonje e keqe Kosoves nga Edi Rama.
Ruhuni nga kto qe e flasin serbishten rrjedhshem ;)
 
Si ka ardh ndonje e keqe Kosoves nga Edi Rama.
Ruhuni nga kto qe e flasin serbishten rrjedhshem ;)
Kosovës nuk i vjen ndonjë e keqe nga Rama jo pse nuk do Rama, po pse nuk e lejojnë në Kosovë.
 
Kosovës nuk i vjen ndonjë e keqe nga Rama jo pse nuk do Rama, po pse nuk e lejojnë në Kosovë.
Po po, keni Mozen ju qe ste fal te merr gjak ne vetull .... doli seria 3 para dy oresh ;)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top