• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kuriozitete mbi autore te ndryshem!

Marla

VIP
GEORGE BYRON (1788-1824). Ishte libertini më i madh në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Kjo i atribuohet një numri të madh të të dashurave: plot 250, vetëm në një vit, kur ai banonte në Venecia. Për të kujtuar “pushtimet” e tij mbahen disa prej qimeve pubike të secilës në një zarf, me emrin e saj. Lord Byron i donte shumë kafshët. Në festat në shtëpinë e tij zakonisht vinin rrotull kuaj, pata, pallonj, zogj, një papagall, një fajkua, një dhelpër, një shqiponjë dhe një korb.

OSCAR WILDE (1854-1900). Dandy si askush para tij, autori i “Portreti i Dorian Grayt” e shprehu “diversitetin” e tij që fëmijë, kur donte të vishej si grua. Në kolegj ai nuk i praktikonte fare sportet mashkullore, por e stoliste dhomën e tij me pupla me ngjyra, porcelanë blu dhe buqeta zambakësh.

Agatha Christie (1890-1976). Librat e saj kanë shitur miliona kopje, por nuk i ka shkruar (materialisht) ajo. Në fakt ajo vuante nga disgrafia, një shqetësim i të mësuarit që e bënte shkrimin e saj të dorës, të palexueshëm, dhe kjo e detyronte të diktonte romanet e saj. Ajo gjithashtu u martua dy herë, dhe të dy e tradhëtonin.

Franz Kafka (1883-1924). Autorit të Metamorfozës i pëlqente nudizmi, edhe pse jo gjithmonë e praktikonte. Ai i kalonte pushimet në një hotel natyralist, “Burimi i rinisë”, por nuk ishte shumë i gatshëm të zhvishej, duke fituar pseudonimin “njeriu me kostum banje.”

 

Marla

VIP
ALBERTO MORAVIA (1907-1990). Thuhet se shkrimtari i “Indiferentët”, gjatë qëndrimit në Capri, dilte rreth e rrotull me një buf mbi shpatullat e tij. Gruaja e tij Elsa Morante, e shëtiste macen e saj siameze me një zinxhir. Moravia jetoi me Moranten për një kohë të gjatë në Capri, ku ai shkroi romanin “Augustine”. Të dy mbetën të martuar nga viti 1941, deri në vitin 1962.

JAMES JOYCE (1882-1941). Ai kishte një pasion të vërtetë për të pasmet e grave. Por jo vetëm kaq, ai pëlqente të rrihej, dhe të nënshtrohej. E dëshmojnë disa nga letrat drejtuar të dashurës, një kujdestare me të cilën u largua nga familja e tij e pasur, dhe e cila u bë partnerja e tij për gjithë jetën. Autori i “Uliksit” gjithashtu kishte një frikë të madhe nga bubullimat, për shkak të dados së tij, një katolike e devotshme, e cila i kishte ngulitur idenë se bubullimat ishin shprehje e zemërimit të Perëndisë. Kur ai dëgjonte bubullima, që fëmijë ishte i detyruar të bënte shenjën e kryqit dhe të thoshte një lutje; edhe i rritur, ai dridhej ende.

JACK LONDON (1876-1916). Djalë i paligjshëm, autori i Dhëmbi i Bardhë kishte një njerk të alkoolizuar, i cili që fëmijë e dërgoi në pijetore për të blerë birrë me një kovë. Kështu Jacku i vogël filloi të pijë që në moshën pesë vjeç. Dhe nuk u ndal më. Në moshën 14 vjeç pinte deri sa i binte të fiktë, dhe në moshë të madhe pinte deri një litër uiski në ditë, mes grindjeve dhe incidenteve: humbi dhëmbët e parë në një përpleshje. Ai ishte i njohur për racizmin e tij të thellë, sidomos në drejtim të aziatikëve.

Lev Tolstoy (1828-1910). Si një fëmijë dhe adoleshent, ishte një student indiferent. Si një i rritur e kalonte kohën mes të grave, bixhozit, alkoolit dhe dueleve. Natën e martesës e detyroi gruan të lexonte ditarin e tij, ku përshkruheshin të gjitha aventurat e tij erotike. Të gjorës iu shpif. E gjithë kjo ndodhi para konvertimit të Tolstoit, i cili nga ai moment hoqi dorë nga alkooli, pirja e duhanit, seksi dhe ushqehej vetëm me supë, qull dhe bukë.
 
Top