Kur u sh*erdh*e Kosova?!+18

Titulli: Kur u sh*erdh*e Kosova?!+18

PA PARDON!!!! (Kur u shkerdhye Kosova)
(Shkruar nga dora e vet ne naten e 16 vjetorit te hyrjes se forcave te KFOR-it ne Kosove)

Mesuesi me mesimet e keqija nxjerrin qytetare te keqij. Pra nga kjo me del se mesuesit jane ata qe nje populli i japing apo e mbushin mend. Nese deshiron te shkaterrosh nje popull atehere investo sa me shume ne shkaterrimin e arsimimit te tij. Por, kjo nuk ka te beje as me Serbine (sepse Serbia nuk eshte me ketu), sepse sonte po mbushim 16 vite qe gezojme lirine e as ka te beje me armiqt dhe urrejtjen qe kinse ata kane per neve sepse armiqt tane fare nuk na urrejne, jo pse na duan por per momentin ju mjafton urrejtja qe ne kemi per veten tone dhe ndaj njeri tjetrit, pra ju mjafton urrejtja qe ne kemi per vendin tone.
Pra e kam fjalen per: Une, Ti, Ai/Ajo dhe Ne, Ju, Ata/Ato. Pra per te gjithe NE: KUR DO TE MBLEDHIM MEND!!!!!!

Mbreme sapo ktheva ne shtepi vajza me pyeti: Babi a keni neser pune?
Po – i them!
Ne nuk kemi mesim – ma ktheu
Pse?? – e pyeta i habitur.
Eshte feste dhe kemi pushim – ma ktheu
I habitur u futa ne web-faqen e Ministrise se Arsimit dhe pash shume lajme, madje dhe lajmin se Ministri ishte ne vizite ne Gjermani por askund nuk pash lajmin se neser ne arsimin e Kosoves ka pushim. U habita. Jo pse ne qe do punonim do e benim fet (sepse te gjithe resoret ne Kosove jane njejte si Arsimi) por thjesht u habita. Habia ime u be edhe me e madhe kur sot ne mengjese, ne ora 6:40 te mengjesit, kohe kur nisem une per pune, ne stacionin e autobuseve ne Suhareke, pronaret e autobuseve ishin ne hall se sit e siguronin autobuse per ti percjellur gjithe ata mesuese qe po udhetonin per bregdet.
E njejta gje kishte ndodhur edhe ne fillim te muajit maj kur mesuesit tane po mbanin greva per kinse se nuk u eshte paguar shtesa per pervojen e punes. Flase me pergjegjesi te larte morale dhe penale (me burime shume te sigurta) se gabimet te pervoja e punes ne muajin maj ishin gabime qe kishin bere drejtorite e arsimit dhe jo MAP por Sindikata e Arsimit e vazhdoi greven ngase ato dite Qeveria kishte paguar pagat dy dite me heret dhe se te gjithe mesuesit (shumica nga ta ishin ne bregdet) dhe kjo ishte arsyeja se pse nuk u mbajt procesi arsimor.

Une nuk e kam hallin se mesuesit po shetitin apo po marrin rroga te mira. Sikur te ishte arsimimi i popullit tone ne nivelin e duhur as qe e kisha diskutuar kete gje por duke pare gjendjen mjeruese ne te cilen ndodhet arsimimi ne Kosove nuk munde te duroje pa shkru ca rreshta. Sikur keta 28 mije arsimtare (te te gjitha niveleve) mos te kishin femije te tyre ne arsim edhe nuk do isha befasuar, por ajo qe me befason eshte se po keta 28 mije arsimtar kane se paku nga nje femije ne shkolle dhe duke mos pare asnje reagim nga ana e tyre po cmendem. Pra nuk po mundem me besu se keta mesues, pra keta prinder: Une, Ti, Ai/Ajo dhe Ne, Ju, Ata/Ato e kuptojme se femijet e tane dhe arsimimi ne kete vend po shkaterrohet dhe nuk brengosemi fare. Pra linde pyetja: KUR DO TE MBLEDHIM MEND!!??!!??!!

Me nje asrsimim te tille, cfare i kemi ofruar ne femijeve tane, nga fund lufta e kendej e kemi shenderruar Kosoven ne vendin e ‘’mundesive’’ me te medha. Pra ta kuptojme mire e mire, nuk eshte me SHBA vendi i te gjitha mundesive dhe SHBA nuk eshte asgje ne krahasim me Kosoven. Pra pikerisht Kosova eshte vendi i te gjitha mundesive?!
Ne Kosove munde te vjedhesh shtetin tere diten dhe kush s’te fut ne burg. Ne Kosove munde ta kercenosh qytetarin madje publikisht ne Televizion dhe je i lire per te jetuar. Ne Kosove munde te behesh deputet me vota te vjedhura. Ne Kosove munde te fitosh tenderin per ndertim rruge 12 kilometra (miliona euro) edhe pse nuk e ke asnje kaci, asnje kolice, asnje punetor e bile nuk ke as te regjistruar biznesin. Ne Kosove munde te behsh minister i Arsimit, vetem pse e ke emrin Arsim edhe pse nuk ke lidhje me arsim dhe arsimim. Ne Kosove cdo shtepi ka nje jurist dhe eshte vendi i padrejtesive me te medha. Ne Kosove munde te behesh mjek edhe pse nuk ke lidhje as nje ingjeksion me dhene. Ne Kosove munde te behesh doktor shkence pa patur as diplome te shkolles fillore. Ne Kosove munde ta vjedhesh krejt buxhetin e nje institucioni, munde ta shkerdhesh rendin juridik te ketij vendi, munde te jesh polic, prokuror, gjyqtar i korruptuar dhe te mos i japesh llogari askujt. Hejjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj!!!!! Jemi vendi i mundesive te arta!? Paramendo ti: Munde te behesh edhe President edhe pse as anderr kurr se ki pa!!!!!????!!!!

Pra jemi vendi me shume mundesi dhe te gjitha keto ne emer te patriotizmit. Po pra! Autostrada mban emrin: Ibrahim Rugova e ne menyren me makabre eshte vjedhur buxheti i shtetit!!??? Aeroporti mba emrin e Adem Jasharit dhe le qe eshte vjedhur deri ne plaqken e fundit por krejt ne fund i eshte falur Turqve???!!! Sheshi mbane emrin e Nene Terezes, te asaj qe ka ndare dhe kafshaten e bukes me te varferit, por gjate ndertimit te tij jane vjedhur afer 1 milion euro. Vajza eshte dhunuar dhe eshte mbytur nga alamet patrioti dhe ne fund policia, prokuroria, mjeku ligjor dhe gjyqesia e kane nxjerre si vdekje ne aksident. Pra perfundimisht jemi vendi ku munde te besh cfare te teket pa tu future therre ne kembe!!!!

Pra qe te kthehemi edhe nje here ne fillim: KUR DO TE MBLEDHIM MEND!!??!!??!! Pra, mesuesi dhe arsimimi i mire na jep qytetarin e mire, policin e mire, bujkun e mire, nepunesin e mire, prokurorin e mire, gjyqtarin e mire, ministrin e mire, kryeministrin e mire dhe presidenten e mire. Por duke pare gjendjen e arsimit tone nuk po befasohem aspak sepse ndoshta edhe munde te themi se kundrejt arsimimit qe kemi shume mire i kemi punet.

Ama, ne kete nate kur po mbushem 16 vite qe kur ka hyre KFOR-i ne Kosove dhe duke pasur parasysh se ne cfare situate ishim atehere, thuajse te shkaterruar dhe pa asnje shprese, ndergjegja nuk me le pa e bere edhe nje here pyetjen: KUR DO TE MBLEDHIM MEND!!!!!!


Pra, hej!!!!!: Une, Ti, Ai/Ajo dhe Ne, Ju, Ata/Ato. Pra per te gjithe NE: KUR DO TE MBLEDHIM MEND!!!!!!

Me falni se desh harrova: Urime dita e clirimit!! Upsss! E cilit clirim???
 
Titulli: Kur u sh*erdh*e Kosova?!+18

Ne po e shkokërdhojmë Kosovën çdo ditë, autori i shkrimit, unë dhe që të gjithë të tjerët. Po zhvirgjërojmë çdo gjë të virgjër që ky vend ka. Po e humbim çdo pjesë të mirë të dikurshme që e kishim si popull. NE po e bëjmë, që të gjithë jemi përgjegjës. Disa sillemi si viktima, disa të tjerë si heronj, disa i quajmë tradhtar, askush në këtë vend nuk sillet normalisht, për të bërë diçka normale, që vendin që e kishim të mirë dikur të e bëjmë edhe më të mirë.
 
Titulli: Kur u sh*erdh*e Kosova?!+18

Cka ka dashur te thote Jetesa, me gjith ato postime ne kete temë?

Me nje fjalë kam dashur te them dashurine time qe kam per atë vend dhe kushdo qe vepron keq per Kosovën, as te porta nuk i kisha lan.... Me mirekuptim, vendi yne duhet ndertuar....

Te pershendes
 
Titulli: Kur u sh*erdh*e Kosova?!+18

Kur u shkerdhye Kosova?!


Keto dite, meq jam pushime dhe duke kryer ca pune familjare, me ka rastise me u ballafaqu me njerez qe jane te veshur me autoritetin e shtetit dhe kur perballohesh me ta e veren fare qart se kush e ka shkerdhyer dhe vazhdon ta shkerdheje pa pike meshire kete vend :zinxh:



Tani shikuar ne kete prizem mua me del se kriminelet ne kete vend jane me qytetare te mire dhe me njerezor se sa shumica e zyrtareve te ketij vendi. Pse?!?! Po mos te ish kjo Pse-ja dhe magari do ish ba pasha!


Krimineli (nje njeri qe bene veprime te keqija) ne vendin tim eshte pozicionuar ne kendin e tij dhe i ka shpalle lufte ketij shteti. Pra i ka thene shtetit ja ku jam! Une kam vendosur te jetoje ne menyren time dhe nese ke dicka me mua ja ku me ke! Per mua kjo eshte burreri perkunder ligesive qe bene.


Zyrtari i shtetit (veshur me autoritetin e shtetit) ka per obligim dhe paguhet me takse qytetare per te perfaqesuar shtetin. Por shumica nga ta naten e bejne ne te njejtin krevat me kriminelin ose ose nen petkun e autoritetit te shtetit ka te veshur te brendshme krimineli ose ose shfrytezon autoritetin e shtetit per te kriminalizuar shtetin dhe qytetarin nga taksa e te cilit paguhet. Kesaj menyre te vepruarit te zyrtarit te shtetit nuk ke se si ti thuash ndryshe pos kurveri e skajshme.


Pra kjo menyre veprimi nuk ka se si te mos ma beje me burreror kriminelin se zyrtarin e shtetit.


Pra o zyrtar shteti mos u beje Rrugaçe! Zhvesh petkun e shtetit dhe pastaj jeto si burrat. Jeto si te duash ti ama jo maskuar nen petkun e autoritetit te shtetit!


Pafshim
 
Titulli: Kur u sh*erdh*e Kosova?!+18

Kur u shkerdhye Kosova?!


Keto dite, meq jam pushime dhe duke kryer ca pune familjare, me ka rastise me u ballafaqu me njerez qe jane te veshur me autoritetin e shtetit dhe kur perballohesh me ta e veren fare qart se kush e ka shkerdhyer dhe vazhdon ta shkerdheje pa pike meshire kete vend :zinxh:



Tani shikuar ne kete prizem mua me del se kriminelet ne kete vend jane me qytetare te mire dhe me njerezor se sa shumica e zyrtareve te ketij vendi. Pse?!?! Po mos te ish kjo Pse-ja dhe magari do ish ba pasha!


Krimineli (nje njeri qe bene veprime te keqija) ne vendin tim eshte pozicionuar ne kendin e tij dhe i ka shpalle lufte ketij shteti. Pra i ka thene shtetit ja ku jam! Une kam vendosur te jetoje ne menyren time dhe nese ke dicka me mua ja ku me ke! Per mua kjo eshte burreri perkunder ligesive qe bene.


Zyrtari i shtetit (veshur me autoritetin e shtetit) ka per obligim dhe paguhet me takse qytetare per te perfaqesuar shtetin. Por shumica nga ta naten e bejne ne te njejtin krevat me kriminelin ose ose nen petkun e autoritetit te shtetit ka te veshur te brendshme krimineli ose ose shfrytezon autoritetin e shtetit per te kriminalizuar shtetin dhe qytetarin nga taksa e te cilit paguhet. Kesaj menyre te vepruarit te zyrtarit te shtetit nuk ke se si ti thuash ndryshe pos kurveri e skajshme.


Pra kjo menyre veprimi nuk ka se si te mos ma beje me burreror kriminelin se zyrtarin e shtetit.


Pra o zyrtar shteti mos u beje Rrugaçe! Zhvesh petkun e shtetit dhe pastaj jeto si burrat. Jeto si te duash ti ama jo maskuar nen petkun e autoritetit te shtetit!


Pafshim

Kjo gjykata speciale qe po krijohet, vertet eshte nje lloj padrejtesie qe po i behet Kosoves si dhe e demton imazhin (nese e kemi), por ne anen tjeter edhe do te na sherbej per mire. Disa profitera te luftes qe vet nuk do te kishim mundur ti fusim kurre ne biruce, ka shprese qe mund ti fus kjo gjykate.

Vetem atehere do te clirohej Kosova ne kuptimin e plote te fjales.
 
Titulli: Kur u sh*erdh*e Kosova?!+18

E tash cka???


Qa te mbjellesh do te korresh!!!


Gjithmone e sidomos koheve te fundit, ne biseda mes miqsh, kam potencuar friken se padrejtesia tek ne eshte shendrruar ne fenomen dhe nje dite kete fenomen do ta perdore edhe qytetaria e thjeshte dhe shteti do te jete i pafuqishem per te vepruar dhe ate per arsyen e thjeshte sepse me tolerimet qe ka bere ndaj: te medhenjeve, djemve te te medhenjeve, nipave te tyre, hallave, tezeve e akraballakut te tyre e ka legjitimuar padrejtesine si nje gje te cilen munde ta beje kushdo, pra dhe qytetari i thjeshte!


Pra, jo vetem padrejtesine por dhe cdo veper qe bien ndesh me ligjin (perfshi veprat penale), ky shtet, duke mos i ndeshkuar i ka shenderruar ne nje fenomen normal dhe eshte fare normale qe tash te mos i bindet as qytetari me i thjeshte.


Pra burra e gra te ketij vendi nese ky shtet deri me sot eshte dhunuar nga te medhenjet, dhe ky dhunim eshte legjitimuar nga shteti si dicka e zakonshme, cila eshte arsyeja qe ne te vegjelit nuk duhet ta dhunojme?!? Pra, ky shtet, tash e gjashtembedhjete vite eshte dhunuar ne menyre sistematike dhe kush eshte ngrite me heret ja ka ngrite fustanin duke e dhunuar deri ne mekje e poashtu i ka thithe gjirin deri ne shtjerrje. Kush me shume e kush me pak!


Degjenerimi i shtetit ka perceptuar deri ne ate mase sa shteti eshte i pafuqishem ti thot dikujt: ‘’Mos dhuno!!!’’ ngase ne fakt vet shteti (me ata te paprekshmit) paraqitet ne formen e Kryedhunuesit.


Pra, qe ta marrim vesh mire e mire situaten duhet analizuar situaten e mbremshme. Mbreme u arrestua Albin Kurti! Doli nje grup qytetaresh dhe beri kerdine, duke djegur gjithcka para vetes, deri sa shteti u detyrua te liroje te arrestuarin.


Te vetmen gje me te cilen pajtohem eshte veprimi i qytetareve ne naten e mbremshme. Thot dikush paska lojtur mendsh!? Ndoshta dhe po, por deri sa ky shtet nuk ka kapacitet dhe guxim per te arrestuar djalin e deputetit qe eshte ne pozite, tezen e tij, hallen e tije, dajallaret, akraballakun e tij atehere si paska guzim te arrestoje Albinin apo qytetarin e thjeshte. Vetem pse eshte opozite, vetem pse eshte qytetar???!!!!! Jo kjo nuk shkon keshtu! Shteti qe vepron me dy standard nuk eshte shtet i imi.


Dhe ta dini se nga sot, une munde te beje cfare te dua, dhe nuk guxon (realisht as te drejte morale nuk ka) te me arrestoje shteti. Pse??? Sepse ky shtet duhet ta arrestoje veten per ta cliruar nga kthetrat dhe e keqja qe e ka kapur.


Une ne asnje moment nuk perkrahe politiken e Albinit por e shof Albinin si nje qytetar te zakonshem dhe nese ky shtet nuk eshte ne gjendje ta arrestoje nje deputet, nje te njohur te deputetit, nje minister, nje zevendesminister, nje batakqi te ketij vendi, dhe te tille ka sa te duash ne liri, atehere pse duhet ta arrestoje Albinin?! Nese e kemi mbjellur krimin duhet ta lejojme te zhvillohet dhe te marrim te korrurat e tij. Qa te mbjellesh do te korresh!!! Kemi mbjell krim andaj nuk duhet te presim me korre liri.


Procesi i korrje shirjeve filloi mbreme! Uroje te marrim sa me shume bereqet vetem se fort dyshoje!?


Pafshim!
 
Titulli: Kur u sh*erdh*e Kosova?!+18

E them qe ne fillim qe per politike e futboll mos me pyesni. Politika me duket si prostituat qe shkojne me kedo e sipas interesit, futbolli eshte loje dhe ashtu nglet sepse nuk e luaj. Por nje mendim po e them

Ne shqiptaret nuk ja kemi idene se cfare do thote as shtet, as kushtetut dhe as komb. Si popull gjithmone kemi qene te komanduar nga te tjeter dhe nuk dime se cdo thote te komandosh popullin tend. E kote qe ti sillemi rreth e qark. Shiko Shqiperine qe 100 vjet pavarsi dhe akoma politikanet tane bejne si kalamj ne Parlament. Te bejne pershtypje shkrimet e Konices, te Fishtes, e mjaft te tjere qe duket sikur jane shkruar sot ata thenje dhe jo 100 vjet me pare. Nuk kemi ndryshuar as pak qe nga vitet e para te krijimit te shtetit e sot.

Mire Shqiperine desh fati jone e bene Austo-hungarezet, se shqiptaret ishin te zene duke u vrare mes vetevetit me teper se me te tjeret. Po Kosova qe ka deshmoret e vet prej nje lufte te vertete me nje armik te huaj balle perballe (ndonse edhe me ndihme te Natos), nuk ja dine akoma rendesine pavarsise dhe shtetit te porsa krijuar??
A ka Perendi qe arrine te bej dy shqiptar ne nje mendje, kur behet fjale per nje te mire te perbashket kombetare? une them qe jo. Sepse egoizmi e interesat vetjake i mbrojme edhe me force, ndoshta edhe me pushke, edhe tani qe eshte koha e mendjes.
 
Titulli: Kur u sh*erdh*e Kosova?!+18

He, he qa dreqin kini??


Qa jeni perqyrrave more? A u dek kush a qa dreqin ka nodhe? Vere me goje spo bajke kush! E di, e di! UNESCO i ka fajet! A sa shpejt neve na leshon pasuli e i ungjim vesht.
Meq jemi te UNESCO nuk durohna pa i thane nja dy - tri (kater, pese, gjashte fjale). Nuk mundem me u duru se po me vlon barku diqysh.
Besoni se per logjiken teme ne jemi duke i sha kot vendet arabe (jo pse i du une ato) dhe vendet tjera qe nuk votun sot per neve. Na ma se miri asht me sha vetin. Pse? E qe du me u mundu me ju kallzu!
A na kan njofte 110 shtete?! Po, po thote Qeverdhia! E pse na i kemi 92 vota ne UNESCO? Problem i madhe qe besa. Dmth. edhe shtetet qe na njohin si te pavarur nuk na japin voten ma? Pse?! Sepse e kena dhi punen o burra. E kena DHI!
Qysh bre kemi mendu me hy ne UNESCO kur te gjithe na e dijme se UNESCO me përkthy i bie ( Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara)?! Hajt me tregoni ju mue cfare Edukimi kemi ne? Cfare shkence? Cfare kulture? O burra, a bahemi bre burra e e pranojme se nuk jemi kerkah?! Ama bash hiq kerkah?! Edhe ka fillu mos me pelqy kur po naj falin gjanat e po na pranojne neper disa vende edhe pse se meritojme!
Ne duhet me kuptu se nuk kemi mbet per kerkun. Pra duhet mu ul n'bythe e me ja qit gishtin kokes e me mendu me ndryshu cdo gja qe e kemi ba gabim deri sot. Pra, para se me mendu qe me na pranu bota na duhet me ndreq vetin o burra, se nuk shkon gjithmon bota me na i fal gjonat.
Pra, hiq mos ta shajme kerkan qe nuk u pranuam ne UNESCO. Te zgjohemi ne mengjes, ta shikojme veten ne pasyre, ta pshtyjme veten dhe te fillojme punen e mbare. Vet vjen UNESCO! Vet na thirrin! Ju garantoj!

Pafshim 2017:kapele:
 
Titulli: Kur u sh*erdh*e Kosova?!+18

[h=2]Shkrim nga Dastid Pallaska.

Këto 16 vite jemi dëshmitarë të hartimit në praktikë të doracakut “Si të zhbësh shtetin në 15 hapa!” [/h]1. Fitoje lirinë dhe shtetin si dhuratë e botës së qytetëruar perëndimore në shenjë shpagimi për vuajtjet e popullatës civile.
2. Prezantoje dhuratën si arritje personale dhe kapitalizo këtë arritje me pasurim të kundërligjshëm dhe të vrazhdë personal.
3. Besoja bashkësisë ndërkombëtare kryerjen e funksioneve kryesore dhe më të vështira shtetërore, si mbrojtja, siguria dhe drejtësia.
4. Përqendrohu ekskluzivisht në kontrollimin dhe “menaxhimin” e pjesëve fitimprurëse të pushtetit, si prokurimi publik si dhe punësimi i militantëve dhe familjarëve në degët e pushtetit.
5. Dobësoj institucionet e drejtësisë në mënyrë që të mos kenë kapacitet për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe kompensoj këto institucione shtetërore me komandantë, militantë politik dhe familjar.
6. Shkatërroje ekonominë me krijim të oligarkëve dhe mbuloj pasojat me hapje të shfrenuar të “universiteteve”, përkatësisht zyrave të vendit për shtypje të letrave pa vlerë.
7. Në pamundësi për zgjidhjen e problemeve të vogla, krijo probleme të mëdha si ekstremizmi politik dhe fetar dhe balancoj këto zhvillime me stimulim të amoralitetit të skajshëm në emër të modernizimit.
8. Ushqe dhe sponsorizo ekstremizmin politik dhe fetar për të mbajtur vetën si partner i bashkësisë ndërkombëtare dhe për të arsyetuar përdorimin e dhunës si zgjidhje përfundimtare dhe e thjesht e të gjitha problemeve në vend.
9. Krijo opozitë të diversifikuar që përbëhet nga: ish bashkëpunëtor në krim, kriminelë të penduar, ish funksionarë të dështuar, ekstremistë politikë, ekstremistë fetar, dhe të gjithë ata që mund të arsyetojnë veprimet e tyre kriminale me një slogan popullist dhe revolucionar.
10. Qëndro në pushtet me çdo kusht për të parandaluar ballafaqimin me drejtësinë ndërkombëtare dhe persekutimin nga kundërshtarët politikë.
11. Në mungesë të legjitimitetit politik dhe moral, nënshtroju dhunës së opozitës, ekstremistëve politik dhe fetar të cilët kanë dal jashtë kontrollit.
12. Reago vonë dhe në mënyrë të pavendosur kundër dhunës.
13. Abdiko nga pushteti dhe arratisu në ndonjë vend lindor që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Bashkimin Evropian dhe/apo Shtetet e Bashkuara.
14. Lë si trashëgimtarë në pushtet opozitën apo ekstremistët politik dhe fetar që i ke prodhuar vetë.
15. Shikoje vetë-shkatërrimin e shtetit në CNN dhe shpenzo plaçkën e pushtetit sa më shpejt që është e mundur -- mundësisht para se të përfundosh në burg.
Ashtu siç mund të shihet nga ky “doracak,” sot pozita dhe opozita janë bashkuar në një qëllim të përbashkët, për të zhbërë shtetin që na u dhurua më 17 shkurt 2008.
Duke e ditur që ju ka ardhur fundi, ata mundohen t’i japin fund edhe Republikës tonë.
Refuzimi i qytetarëve për tu instrumentalizuar nga kjo klasë politike tregon se Republika jo vetëm që do të mbijetojë këta dështakë por edhe do t’i harrojë ata!
 
Titulli: Kur u sh*erdh*e Kosova?!+18

Ja vlene te lexohet...

Një shtet - peng i komandantëve


Adriatik Kelmendi

Nëse sot nuk ua tregojmë vendin sojit të këtyre, nesër do të fitojnë guximin të na hyjnë edhe nëpër shtëpitë tona, të na shtypin, të na terrorizojnë, të na poshtërojnë e lëndojnë për nevoja e ego të tyre

KOSOVA SOT është kthyer në një shtet peng të komandantëve të luftës, pavarësisht që kanë kaluar 16 vjet pas luftës. Një pjesë e tyre të pasuruar e në pushtet, një pjesë e tyre të pasuruar e në opozitë.

Komandantë, të cilët ndoshta kanë ditur ta udhëheqin ose ta ndihmojnë luftën, por tash me deficitin e tyre moral, po e dështojnë Kosovën.
E populli - ka mbetur si një dele e zezë në mes.

METAFORثN Mث Tث saktë të popullit, qytetarëve të Kosovës në këto kohë, e shoh të mishëruar te djemtë e vajzat që mbajnë uniformën e policisë së Republikës së Kosovës.
Këta policë janë të kësaj Republike. E duan këtë Republikë. Janë për mbrojtjen e saj, pavarësisht se me paga drastikisht më të vogla sesa qytetarët që ulen në Kuvend.
Këta policë janë edhe votues. Kanë votuar për AAK-në, LDK-në, Nismën, PDK-në, Vetëvendosjen!, ose s’kanë votuar fare.
Këta policë janë vëllezër e motra, baballarë e nëna, shokë e shoqe të anëtarëve të Vetëvendosjes!, PDK-së, Nismës, LDK-së, AAK-së, ose asnjërit prej tyre.
Këta policë janë sinonim i gjithë popullatës së kësaj Republike.
Dhe siç po i shohim këta policë të shtypen, të terrorizohen, të poshtërohen e të lëndojnë për nevoja e ego të këtyre komandantëve, kështu po i shohim edhe qytetarët e Kosovës.

MIRثPO, SHPRESA më e madhe e kësaj Kosove mbetet te qytetarët e saj, në cilindo funksion që i ka qëlluar të jenë sot, ashtu siç ka qenë edhe gjithmonë në ditët më të rënda që ka përjetuar ky vend.
Një komandant lufte që dëshiron të sillet si komandant edhe 16 vjet pas luftës, na del të jetë sot ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, i cili nga foltorja e improvizuar e Kuvendit thërret për luftë të pakompromis ndaj kolegëve të tij në opozitë, duke i quajtur kriminelë. Ky “komandant” i pasluftës e urdhëron policinë që t’i maltretojë deputetët opozitarë, siç ndodhi edhe pas daljes nga Kuvendi.
Një “wannabe” komandant lufte që dëshiron të sillet si komandant edhe 16 vjet pas luftës, kryeministri Isa Mustafa, kërcënon e ofendon pa kandar ish-kolegët e tij të deridjeshëm të bllokut opozitar. Ky “wannabe komandant” i pasluftës ndërsyn policinë që t’i qërojë hesapet një herë e mirë me opozitën.
Një komandant lufte që dëshiron të sillet si komandant edhe 16 vjet pas luftës, na del të jetë sot deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, i cili e shfrytëzon mandatin që i ka dhënë populli për ta përfaqësuar në Kuvend, në mënyrë që ta bëjë të pamundur përfaqësimin e kujtdo në atë Kuvend. Ky “komandant” i pasluftës përpiqet t’ia heqë maskën nga fytyra policit të Republikës, në shenjë kërcënimi, që i bie kërcënim ndaj uniformës që përfaqëson sigurinë e shtetit.
Një “wannabe” komandant lufte që dëshiron të sillet si komandant edhe 16 vjet pas luftës, individi që nuk ka mandat për ta përfaqësuar asnjë qytetar të këtij vendi, meqë asnjëherë nuk është votuar prej tyre, Dardan Molliqaj, vendos ta marrë drejtësinë në duar të veta. Ky “wannabe komandant” i pasluftës e nxjerr me zor nga vetura një nëpunës të thjeshtë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe pastaj lejon pasuesit e tij që ta demolojnë veturën e po kësaj Republike.

NJERثZIT E KOSOVثS nuk kanë pse t’ua kenë frikën e këtyre “komandantëve”.
Qytetarët e kësaj Republike duhet t’ua bëjnë të qartë, ashtu siç ua kanë bërë të qartë shumë të tjerëve para tyre, se ata nuk janë mbi ligjin, nuk janë padronë të fateve të tyre, nuk do të mund ta mbajnë peng shtetin.
Në fund të fundit, Hashimi, Isa, Lahiu e Dardani, janë vetëm katër qytetarë të kësaj Republike. Si ata mund të jenë edhe 44, edhe 444, edhe 4.444 qytetarë të tjerë, por nuk janë këta që mund të lejohen t’i dështojnë jetët e 2 milionë qytetarëve, ta dështojnë shtetin e Kosovës.
Nëse sot nuk ua tregojmë vendin sojit të këtyre, nesër do të fitojnë guximin të na hyjnë edhe nëpër shtëpitë tona, të na shtypin, të na terrorizojnë, të na poshtërojnë e lëndojnë për nevoja e ego të tyre.
Dhe Kosova nuk do të ishte e para në historinë e shteteve që do ta kishte këtë fat.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top