Kur Shqipëria fillon së ekzistuari

Lauri

Anunnak
Kur Shqipëria fillon së ekzistuari. Një shtatzanie hekakeqe sjell në jetë shtetin e shqiptarëve. Shpallja e Pavarësisë së Vilajetit Shqiptar nga Perandoria Osmane ndodhi në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali, tash 103 vjet më parë. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.
Më 28 nëntor 1912, në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, pjesa shqip hartuar nga Luigj Gurakuqi, dhe pjesa turqisht nga Ismail Qemali dhe e shkruar nga Shefqet Dajiu. Deklarata është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, me këtë përmbajtje:
"Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912
Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme".
foto di Albert Vataj.

shpallaja_zps8u03rash.jpg

Pamja origjinale e procesverbalit të mbajtur n'atë ditë nga Luigj Gurakuqi në bllokun e tij të shenimeve, i fotografuar nga Kel Marubi me 1937 me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë me cilësinë e fotografit zyrtar i Oborrit Mbretnor. Shënimi i mëposhtëm, i paidentifikuar autori, është bërë për emrat që ishin nga ana e pasme
/Albert Vataj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top