Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kur nuk e ke një portret, nuk mund t'i bësh karikaturë

Arben Duka

Portretin e Muhametit,
asnjeri s'e ka parë kurrë,
kur ty të mungon portreti,
s'ke si bën karikaturë!..

Në këtë pikë të ndjeshme,
të jemi krejt të përpiktë,
se dhe shkenca islamike,
s'i ka bërë identikit!

Unë ato karikatura,
i kam parë disa herë,
dhe përjashto diçiturën,
them se s'kanë asnjë vlerë!

Nëse ato diçitura,
atyre do t'u mungojnë,
se po tallet Muhameti,
njerzit s'kanë si ta kuptojnë!

Këmbnguljen kundër Profetit,
asnjëherë s'e kam kuptuar,
nuk po them art mediokër,
por pa sens dhe i sforcuar!

Të jemi me këmbë në tokë,
t'i vëmë kokë muhabetit,
s'ka lidhje liri e shtypit,
me talljet e Muhametit!

Terroristët as ku bie,
fjalë e lirë s'e dinë aspak,
të betuar për Profetin,
vranë për të marrë hak!

Kam folur dhe tjetër herë,
po njëlloj si sot po flas,
me ato karikatura,
ësht' tejkaluar çdo masë!

Kjo nuk kishte ndodhur kurrë,
ata që i bënë-u mburrën,
pak palaço kishte Franca,
që drejt Profetit u turrën?!

Në Botën e Perëndimit,
ky s'quhet as faj-as krim,
po në Botën e Islamit,
ka tjetër civilizim!

Sikur të qe tallur Krishti,
askush s'do të vritej kurrë,
po në Botën e Islamit,
ekziston tjetër kulturë!

Thjesht që revista të shitej,
ca qindra kopje më shumë,
do sillte ditën e zezë,
që do derdhej gjaku lumë!

Miliona si revista,
e shkruan emrin në listë,
por unë s'kam problem ta them,
s'kam emër n’atë revistë!

Në fakt ata e shpaguan,
sa askush në Botë më shtrënjtë!
S'mund të tallesh me Profetin,
që të shumtë e kanë të shënjtë!

Unë shkruaj krejt saktësisht,
sa askush s'më ngjit dot bishta,
po ekuilibrat e Botës,
janë dhe do të jenë të brishta!

Kolegët s'i pyes dot,
ata që ndërruan jetë,
arti edhe gjaku tyre,
sa vleu në të vërtetë?!

Mblodhi solidariteti,
gjithë Botën në Paris,
Botën që një vit e ca,
s'po mund një palo ISIS?!

Tok u mblodhën pa dallim,
të çdo feje dhe çdo ngjyre,
po egërsirat më lehtë,
vriten në shpellat e tyre!

ثshtë më mirë- me duart tona,
vetes tonë t'ja bëjmë gropën,
kur vetëm tridhjetë mijë vetë,
kërcënojnë Europën!

Nëse Bota seriozisht,
kundër ISIS-it bashkohet,
ISIS-i me terroristë,
për gjysëm dite rrafshohet!

Po u shkul pema e djallit,
me rrënjë-ku ka mbirë atje,
në çast do t'i thahen degët,
që çelin tek-tuk tek ne!

Nëse goditet për vdekje,
në Siri e në Irak,
kostoja në Kontinent,
do jetë pak-ose aspak!

Me fjalime dhe tubime,
nuk mbarojnë historitë,
pyes:" NATO-n pse e kemi,
a nuk është për këtë ditë?!"

S'e kam moshën për ushtar,
kam shëndet të dobësuar,
po jam i gatshëm të vete,
që nesër për të luftuar!

NATO-ja ka mjete moderne,
dhe stërvit super ushtarë,
ndërsa ISIS-i përballë,
veç ca mijëra vullnetarë!

Prapseprapë është një murtajë,
me vepra e ka treguar,
mos hapet mikrobi i saj,
murtaja do izoluar!

Duhet që para një viti,
këta ISIS-it t'i binin,
mos harxhonin energjitë,
me Rusinë dhe me Putinin!

Kur Putini po trajtohet,
nga BE-ja si një hasëm,
ISIS-i fare harrohet,
dhe ai çdo ditë bën dasëm!

Duhet që ne perndimorët,
mos harrojmë historinë,
një luftë globale s'fitohet,
nëse s'ke në luftë Rusinë!

I gjithë qytetërimi,
të jetë në të njëjtën lundër,
Erdogani është në NATO,
dhe NATOS s'i del dot kundër!

Beteja duhet të nisë,
një orë edhe sa më parë,
s'vlejnë paralajmërimet,
vlen vetëm komanda: "ZJARR!"

Fuqia jonë e bashkuar,
pa shumë sforcim edhe mund,
për gjysëm ditet ISIS-in,
e kthen në hi e në shkrumb!


shqiptarja.com
 
Pe: Kur nuk e ke një portret, nuk mund t'i bësh karikaturë

Le t'ia shet ky tjetër kujt këto pallavrusha!

Pasha Zotin, shih që mbushi mendën për luftë....
 
Titulli: Kur nuk e ke një portret, nuk mund t'i bësh karikaturë

Të jemi me këmbë në tokë,
t'i vëmë kokë muhabetit,
s'ka lidhje liri e shtypit,
me talljet e Muhametit!

Kolegët s'i pyes dot,
ata që ndërruan jetë,
arti edhe gjaku tyre,
sa vleu në të vërtetë?!


Kjo nuk kishte ndodhur kurrë,
ata që i bënë-u mburrën,
pak palaço kishte Franca,
që drejt Profetit u turrën?!

Në Botën e Perëndimit,
ky s'quhet as faj-as krim,
po në Botën e Islamit,
ka tjetër civilizim!

Sikur të qe tallur Krishti,
askush s'do të vritej kurrë,
po në Botën e Islamit,
ekziston tjetër kulturë!
Keto vargje jan nje realitet qe nuk do koment.
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back