Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kur moda "flet" gjuhën e sportit

1208768127-moda-sport.jpgStilistët po frymëzohen gjithmonë e më shumë nga uniformat sportive. Moda sportive ka lindur duke kopjuar stilin e veshjes së të rinjve.Femra që gjithmonë e më shpesh veshin kanotiere, bluza, pantallona, kapele dhe streçe sportive të frymëzuara nga ndonjë sport i veçantë, po shihen gjithmonë e më shpesh nëpër qytet, larg nga palestrat dhe kompeticionet sportive. Por jo vetëm femrat, diçka të tillë kanë filluar ta bëjnë edhe meshkujt, por sidomos moshat e reja. اiklizmi, tenisi, golfi, futbolli, skitë, por edhe basketbolli dhe regbi, janë fushat ku stilistët kanë "shprehur" idetë e tyre të fuqishme.

ثshtë e vërtetë që sporti u pëlqen të gjithëve, ka një audiencë të madhe dhe mund të mbështetet te shumë idhuj. Kështu, duke kaluar në "rreze X", veshjet e futbollistëve, golfistëve, tenistëve, motoçiklistëve dhe boksierëve, shtëpitë e modës kanë menduar për një verë me doza të larta sportive, duke e shndërruar në një fenomen që po infekton gjithmonë e më shumë një masë të madhe njerëzish. Por çfarë qëndron pas pasionit që lidh modën me sportin? "Moda në përgjithësi përfaqëson një fenomen, që fillimisht ka lindur në rrugë. Por ajo sportive ka lindur duke kopjuar stilin e veshjes së të rinjve. Stilistët janë munduar të shfrytëzojnë çdo detaj të tyre, përfshi këtu edhe faktin që tani futbollistët dhe sportistët në përgjithësi vishen shumë mirë dhe kanë një ndikim të madh mbi të rinjtë", thotë Ana Adams një eksperte komunikimi. Mes stilistëve, fansat e vërtetë të sportit dhe veshjeve shik të tij janë Dirk Bikkembergs, Giorgio Armani, që jo më kot ka zgjedhur Kakanë si imazh të xhinseve të tij, apo "Dolce & Gabbana", që kanë bërë fushata publicitare me futbollistët.

"E vërteta është se të rinjtë duan të identifikohen me yjet e sportit, duan të vishen dhe të rregullohen si ata. Kjo është arsyeja që veshjet sportive janë kaq shumë në modë. Ata duan të kenë këpucë, xhinse, bluza apo edhe aksesorë që përmbajnë elemente të këtij lloji", thonë "Dolce & Gabbana". I pari që dizajnoi tutat e skive për veshje të përditshme ishte Emilio Pucci, rreth 60 vjet më parë, ndërsa vetëm para pak ditësh në Francë, ai që e "çoi" sportin në një sfilatë spektakolare ishte Jean Paul Gaultier. Koleksioni i tij për femra ka qenë një triumf i detajeve të vjedhura nga të gjitha kompeticionet sportive, të krijuara në mënyrë seksi dhe të përshtatur bukur me transparencën, ngushtësinë, copat e lehta dhe shkëlqimin.

Por, tendencat e modës, të lidhura ngushtë me sportin, nuk shihen vetëm në veshje. Janë të shumtë edhe aksesorët që i ekspozojnë ato. Për shembull, rruazat e famshme të stilistit Dirk Bikkembergs të "ndërtuara" me topa të vegjël futbolli apo vathët të po këtij lloji. Me pak fjalë, verën që vjen do të vishemi tërësisht sportivë, madje edhe rrobat e banjës duhet të përmbajnë elemente të tilla. Në të vërtetë, shumë shpejt është menduar që të gjithë stilistët, që në sfilatat e tyre kanë pasur elemente apo veshje të lidhura me kompeticionet sportive do të organizojnë një mega-sfilatë, duke prezantuar në këtë mënyrë edhe tendencat e tyre për verën e këtij viti, që padyshim do të dominohet nga sporti, pavarësisht se i çfarë lloji është. Që mes modës dhe sportit ka një dashuri të madhe këtë e dinim prej kohësh. Kështu, një studim britanik theksonte se çdo tifoz mendon për skuadrën e tij të zemrës çdo 12 minuta, ose 80 herë në ditë, madje kishte edhe nga ata që mendojnë çdo shtatë minuta. Mund të flitet në zyrë, në lokal në çdo moment pushimi. Me pak fjalë, një fiksim i vërtetë.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back